Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Thursday, October 18, 2007

PBDNJ: Koalicioni është formal


Vangjel Dule thekson se marrëdhëniet e PBDNJ-së me PD-në në koalicionin qeveritar pothuajse nuk ekzistojnë fare. Sipas Dules, koalicioni funksionon vetëm në anën e shpërndarjes së posteve. “Ka vetëm disa aspekte të përgjithshme me të cilat marrëveshja funksionon dhe jemi shumë larg të pasurit një koalicion organik bashkëpunimi, sintezë alternativash. Funksionojnë më tepër në aspektin e burimeve njerëzore, në shpërndarjen e posteve, sesa me kompozimin e ideve dhe programeve politike”, deklaron Dule. Me këtë deklaratë Dule lë të kuptohet se ndoshta nuk do të jetë e largët dita, kur partia që ai drejton, të ndahet nga koalicioni qeveritar. Por në lidhje me këtë çështje, Dule thekson se do ta lajmëroje median në momentin e duhur.

(Koha Jonë)

1 comment:

Anonymous said...

Ne vend te komentit nje artikull nga gazeta "shqip", 18-10-2007

Aleati i PD-së paralajmëron ndryshime në kabinetin "Berisha": Por pas miratimit të buxhetit 2008

Dule: Do dalim nga qeveria

"Sollaku 2" ndërlikon reformën. Imunitetet? Të ndryshojë ligji"

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë të qëndrojë pjesë e koalicionit të djathtë, por nuk do të jetë më prezente në qeveri. Në ndryshimet e pritshme që janë paralajmëruar se do të bëhen brenda këtij viti, menjëherë pas përfundimit të ciklit buxhetor, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, pohoi se në kabinetin e ri qeveritar "PBDNJ-ja mund të mos ketë ministri fare. Do ta këmbenim përfaqësimin tonë në qeveri me disa aspekte programatike të PBDNJ-së". Në këtë mënyrë, Dule ka ndezur sinjalin e parë të ndryshimeve në qeveri dhe mospërfshirjes së partisë së tij në këmbim të ndonjë përfitimi tjetër nga Kryeministri Berisha. Kohët e fundit, kabineti qeveritar ka marrë mjaft sulme edhe nga vetë e djathta për punën e kryer deri tani. Pak kohë më parë, Dule u shpreh se në qeveri ka ministra të lodhur dhe nuk ka ndryshuar qëndrim as tani, edhe pas takimeve me Kryeministrin Berisha. Për marrëdhëniet dypalëshe PD-PBDNJ, Dule shprehet se ato ekzistojnë vetëm për shpërndarjen e posteve dhe jo te kompozimi i ideve dhe programeve politike.

Zoti Dule, cilat janë marrëdhëniet tuaja me Partinë Demokratike? A janë respektuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara mes PD-së dhe PBDNJ-së?

Pyetja juaj përmban një nonsens në vetvete. Aspak. Ka vetëm disa aspekte të përgjithshme, me të cilat marrëveshja funksionon dhe jemi shumë, shumë larg të pasurit një koalicion organik bashkëpunimi në sintezë alternativash. Marrëdhëniet mes PD-së dhe PBDNJ-së funksionojnë më tepër në aspektin e burimeve njerëzore, në shpërndarjen e posteve sesa me kompozimin e ideve dhe programeve politike.

Me ngjarjet e fundit të ndodhura në arenën politike, duket se ndryshimet në kabinetin qeveritar po kalojnë në plan të dytë. Do ketë ndryshime brenda këtij viti në qeveri?

Besoj se po. Me mbarimin e /////////////cilit buxhetor do të kemi ndryshime në qeveri. Insistojmë në kërkesat tona për ndryshime në kabinet. Por mos jeni kaq të sigurt që Kryeministri Berisha nuk do bëjë ndryshime në kabinet. Çfarë kuptimi do kishte që Kryeministri të anonçonte sot një ndryshim që do ta bëjë nesër. Kur të vijë momenti, natyrisht që do të anonçojë ndryshimin.

Cilat dikastere, sipas jush, kanë nevojë për ndryshim?

Është e qartë, e thënë dhe e stërthënë, problematik mbetet sektori ekonomiko-financiar. Duhet një ndryshim mentaliteti, ndryshim praktike, ndryshim konceptimi. E konsiderojmë të tepërt të ripërsërisim qëndrimet tona, ia kemi vënë në dijeni dhe zotit Kryeministër. Vazhdojnë të merren sado pak parasysh mendimet tona.

PBDNJ-ja do të vazhdojë të mbajë po të njëjtën ministri që ka, apo do të kërkojë ministri tjetër më të rëndësishme?

Mund të mos ketë ministri fare. Do ta këmbenim këtë përfaqësimin tonë me disa aspekte programatike të PBDNJ-së.
Që do të thotë?

Për integrimin euroatlantik. Kjo është strategjia e këtij vendi.

Jeni shprehur për një ngushtim të kabinetit qeveritar dhe jo zgjerim të tij. Ndërkohë që kohët e fundit përflitet përfshirja në koalicion edhe e zotit Ceka. Do të ketë largime të aleatëve aktualë dhe hyrje të reja në qeveri?

Ne shkojmë edhe më tej. Ka shumë personalitete të spikatura që jo domosdoshmërisht i përkasin klasës politike, të cilët mund të ishin shumë të vlefshëm në këtë moment tepër të rëndësishëm të reformave në vendin tonë. Nuk ka rëndësi numri i dikastereve. Ajo që është e rëndësishme është të punohet në katër akse kryesore të një aktiviteti qeverisës. Kjo është politika e jashtme, politika e mbrojtjes dhe e politikave integruese e atlantike, që është boshti i parë dhe që mund të punohet në një, dy ose tre ministri. Është boshti ekonomik ose i zhvillimit që ka Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës, Ministrinë e Financave e kështu me radhë. Boshti tjetër që përmban aspektin social, është Ministria e Punës, e Arsimit dhe e Shëndetësisë, që kanë të bëjnë me përditshmërinë e jetës qytetare. Dhe së fundi janë edhe ato ministri që kanë të bëjnë me shtetin, siç është Ministria e Brendshme, e Pushtetit Vendor dhe e Drejtësisë. Mund të ketë një rikonceptim, por prapë duke mos iu shkëputur katër akseve kryesore të një shtetit modern.

Partia Demokratike kërkon ngritjen e komisionit hetimor për t‘i bërë një hetim të dytë Prokurorit të Përgjithshëm. Ju si aleat i PD-së, si e konsideroni këtë nismë?

Mendimi im është që nuk duhet që situata politike të ngarkohet së tepërmi siç është ngarkuar. Duke pasur parasysh se ballafaqimi i ardhshëm elektoral është pas rreth 22 muajsh, ishte një kohë tepër e përshtatshme për qeverinë me konsensusin edhe të opozitës të ndërmarrë reforma të thella të gjithanshme dhe një ndër më prioritaret ishte dhe ajo në sektorin e drejtësisë, tepër problematik dhe tepër të përfolur. Por, në një moment që ndërfutet në këtë situatë politike një komision i dytë hetimor për kryeprokurorin, kjo e ndërlikon punën me komisionin për reformën e drejtësisë. Dhe në vend që të kemi në parim një reformë, në shumë aspekte të saj ndërlikohet nga emra të përveçëm. Rrjedhimisht i shkakton një dëm në këndvështrimin afatmesëm dhe afatgjatë asaj që ne e konsiderojmë strategji reformimin e sektorit të drejtësisë. Me përfundimin e kësaj reforme sigurisht që edhe individët do t‘i nënshtrohen frymës së re dhe kritereve të reja, por dy iniciativa të tilla njëkohësisht dëmtojnë njëra-tjetrën.

Lënia e imunitetit është një tjetër çështje që mbizotëron në politikën shqiptare. Mendoni se nisma për kufizimin total të imunitetit është e duhura?

Duhet që në shumë aspekte të përshtatet imuniteti i parashikuar nga legjislacioni ynë me atë që parashikon legjislacioni i vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian apo imuniteti i vetë eurodeputetit. Deputeti duhet të ketë një imunitet për të thënë lirshëm atë që gjykon, mendon dhe përfaqëson, por kjo s‘do të thotë që t‘i krijojë atij një diskriminim pozitiv në marrëdhëniet me shtetin dhe strukturat e tij. Rrjedhimisht, një ndryshim legjislacioni me imunitetin është e domosdoshme në vendin tonë, por të gjitha këto nisma i ndërlikojmë, atëherë kur fusin tendenciozitetin partiak.

Praktikisht bini dakord me qëndrimin e mazhorancës për dorëzimin e imunitetit?

Nuk jemi në të gjitha aspektet e draftit me kolegët deputetë të PD-së që kanë propozuar. Zoti Spiro Peçi, i cili është ngarkuar nga PBDNJ-ja me aspektin e drejtësisë dhe legjislacionit, ka shprehur pretendimet konkrete që realizojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të huaj.

Si e shikoni debatin për dosjet e spiunëve të regjimit komunist dhe pastrimin e figurës së politikanëve? Pse nuk po votohet ky projektligj?

Sa herë i jemi kthyer dhe rikthyer kësaj historie. Në vitin 1996, kur u zgjodha për herë të parë deputet, mora një certifikatë nga komisioni i atëhershëm dhe kjo ka ndodhur me shumë kolegë deputetë. Dhe ka pasur atëherë deputetë të cilët ishin përjashtuar me argumentin sepse kanë pasur dosje dhe janë rikthyer në jetën politike. Kjo tregon se, kur nuk ka një konsensus të përgjithshëm dhe kur nuk ekziston një klimë mirëkuptimi dhe një predispozicion i qartë dhe i pastër politik të presim rrugën e përfaqësimit në institucione të atyre që kanë qenë të implikuar në këto çështje, ashtu siç e kanë bërë edhe shumë vende të tjera dhe kjo duhet bërë me një buonsens dhe një bashkëpunim të të gjitha forcave politike.

Mendoni se ky projektligj po pengohet nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit, që ende vazhdojnë të jenë në skenën politike?

Nuk mund ta di. Nuk kam nga ta di dhe nuk më intereson t‘i dijë për mentalitetin dhe filozofinë time dhe nuk do të preferoja që t‘i kishim sot midis nesh në hartimin e politikave të Shqipërisë moderne. Ndërsa për të përmendur emra konkretë mund të them se nuk u hyj debateve dhe thashethemeve policeske, sepse nuk kanë të bëjnë me partinë tonë.