Wednesday, October 17, 2007

GJIROKASTER/ Konfiskohen antenat e televizioneve greke.


Note: Lajmi vjen nga gazeta "Shqip" qe si gjithnje, ne injorim te cdo te drejte qe duhet te gezoje minoriteti grek, e publikon kete lajm me titullin "KKRT u mbyll gojën TV-ve greke, Omonia ngre zërin", qe shpreh shume qarte nota te ndjeshme kenaqese per faktin e ndodhur. Cuditerisht, kjo medja dhe shume te tjera si keto, protestojne kohet e fundit per mohimin e lirive te shtypit dhe te drejtes se shqiptareve te informohen lirshem, po harron ose nuk e di fare se kete te drejte e ka edhe minoriteti grek dhe se nuk mund ti imponosh dikujt informimin qe do ti, ne gjuhen qe do ti. E njejta gje ndodhte edhe ne diktaturen komuniste te viteve te kaluara, kur njerezit detyroheshin te shikonin vetem TVSH dhe dilnin komisione per te kontrolluar se sa elemente kishin antenat neper pallate.


Prefekti kundërshton: Veprim i ligjshëm, por i padrejtë
Këshilli Kombëtar i Radios dhe i Televizionit (KKRT) dhe një grup i policisë tatimore kanë konfiskuar të hënën në mbrëmje antenat e stacioneve televizive greke të vendosura në pikën më të lartë të qytetit të Gjirokastrës, në Kërcullë. Sipas KKRT-së, këto stacione nuk ishin të licencuara për të transmetuar programet e tyre në rajonin e Gjirokastrës. Në momentin që aparaturat janë hequr, të pranishëm kanë qenë kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime, si dhe prefekti Spiro Ksera, të cilët nga ana e tyre kanë kundërshtuar sekuestrimin e aparaturave dhe qenë kundër ndërprerjes së transmetimeve të tyre. Kundërshtimi vjen pasi stacionet greke janë stacionet më të ndjekura televizive në Gjirokastër e sidomos në Dropull, ku përfshihet zona e minoritetit. Por KKRT ka vendosur që antenat e këtyre stacioneve të rikthehen sërish vetëm pasi ato të jenë licencuar për transmetimet e tyre. Ndërkaq, ka reaguar ashpër edhe organizata e minoritetit grek, Omonia, e cila me një deklaratë të shpërndarë dje nga kreu i saj, Jani Jani, akuzon drejtpërdrejt qeverinë shqiptare si nismëtare të heqjes së sinjalit të stacioneve greke që mbulojnë qytetin e Gjirokastrës dhe zonën e banuar nga pakica etnike greke në jug të vendit. "Prej më shumë se një viti, KKRT në rolin e forcave obskurantiste dhe regresive në mënyrë të përsëritur, ka ndërprerë sinjalin e kanaleve në gjuhën greke, megjithëse është depozituar pranë këtij institucioni dokumentacioni për leje transmetimi", thuhet në deklaratën e Omonias. Sipas Jani Janit, nuk ka dyshim që veprime të tilla të përsëritura janë thellësisht tendencioze dhe të kalkuluara nga instancat më të larta qeveritare, që edhe pse janë të informuara, nuk e kanë parë të udhës të ndërmarrin asnjë masë për respektimin e një të drejte elementare të minoriteteve. Ky veprim për krerët më të lartë të Omonias, provokon haptazi minoritetin etnik grek duke radikalizuar situatat dhe vënë në dyshim zhvillimet pozitive në rajonin e Ballkanit. "Periudha e represionit ndaj këtij komuniteti gjatë vitit 1994 nuk duhet të përsëritet më", tha Jani Jani. Me këtë të fundit është bashkuar edhe prefekti i Qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera, i cili tha se veprimi i KKRT-së mbështetet në ligj, por është i padrejtë, pasi cenon minoritetin.

1 comment:

Anonymous said...

Kete pune mund ta zgjidhe nje perforcues grek ne majen e malit perballe Deropoullit, dhe atehere, ashtu si dhe Himares, nuk i gjendet dot dermani per te zhurmuar stacionet greke