Sunday, November 18, 2007

Delvinë,shpresa për universitet.

DELVINE - Më në fund jepen shanset për t'u bërë me filial universitar edhe qyteti i Delvinës. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari i bashkisë së Delvinës, Dhurim Alinani. Sipas tij, mësohet se ka hapa konkretë për t'u bërë edhe Delvina me filial universitar, por në këtë rast universitet bujqësor. Që pas braktisjes shumëvjeçare të shkollës së mesme bujqësore të këtij qyteti, shkollë kjo me emër në të gjithë vendin dekada më parë, nga ku kanë dalë kuadro që sot kanë grada shkencore, është kërkuar që ajo të shndërrohet në një filial të Universitetit Bujqësor të Kamzës në Tiranë. Pas zyrtarizimit të kërkesës së bërë një muaj më parë për një filial të tillë nga kryebashkiaku, Dhurim Alinani, në adresë të Bashkisë së Delvinës kanë mbërritur ditën
e djeshme reagimet pozitive të rektorit të këtij universiteti, Prof.Dr. Velesin Peçuli. Rektori
është shprehur se e mirëpret këtë iniciativë të ardhur nga qeverisja vendore e Delvinës, të
njohur për tradita arsimdashëse dhe me vlera për rehabilitimin e arsimit bujqësor të këtij qyteti
dhe ngritjen e tij në nivelin universitar. Ideja është që me hapjen e filialit universitar bujqësor të Kamzës në Delvinë, në të mund të studiojnë qindra studentë nga rajoni më jugor i vendit, ku përfshihet të gjitha zonat, që nis nga Himara e deri në Konispolin e largët kufitar. Iniciativë dhe natyrisht këmbëngulje e kryetarit të bashkisë, Edmond Gjoka, ka qenë fakti që Saranda sot është në vitin e dytë që ka hapur dyert në qytetin e vet Universiteti i Tiranës, filiali i Ekonomisë. Nga 67 studentë, tashmë numri i tyre është 200.

(gazeta panorama)

No comments: