Plator Nesturi*
Botuar ne Revista Klan
Ajo çfarë po ndodh sot me Vlorën, apo më mirë me lëvizjen e Aleancës për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Vlorës, paraqet rastin më të veçantë dhe madje një risi në historikun e lëvizjeve qytetare në Shqipëri. Ndryshe nga një tjetër inisiativë ambientaliste në Tiranë që u bë pengesë për zbatimin e një projekti ku në rrethinat e kryeqytetit nga ana e një shoqërie italiane do të digjeshin dhe përpunohe
shin plehrat jo vetëm të Tiranës por dhe nga përballë Adriatikut, lëvizja në Vlorë ka marrë shënjestër një objektiv shumë herë më të madh: ndërtimin e industrisë së naftës në gjirin e e këtij qyteti. E parë nga dy këndvështrime ku njëra palë e vlerëson ndërtimin qoftë edhe të një parku energjitik si një mundësi zhvillimi për vetë Vlorën dhe vendin, krahu tjetër me fjalor ambientalist i shikon TEC-in dhe rafineritë e naftës si shkatërrimin përfundimtar të qytetit, të gjirit të Vlorës dhe potencialeve turistike që paraqet kjo zonë. Në kushtet e agravimit të krizës energjitike në Shqipëri dhe ku zgjidhja më e shpejtë e mundshme duket se është ndërtimi i Teceve, lëvizja ambientaliste e qytetarëve vlonjatë jo rralllë është parë me konotacion negativ për arësye të ndryshme, por kjo gjithësesi nuk e ka zbehur qëndrimin e tyr
e se për fatet e së ardhmes së Vlorës në rradhë të parë duhet vendosin banorët e saj. Në fakt Vlora ka qenë kryefjala dhe pikëdalja e çdo projekti të madh energjitik duke filluar nga AMBO e më tej dhe nisur nga këto arësye, Shqipëria, si vend i vogël që nuk mund të ndikojë në realitetet gjeopolitike të vendosura nga të mëdhenjtë e globit, i takon të përfitojë nga mundësia e parë që i paraqitet. Por vlonjatët nuk dëshirojnë që qyteti i tyre të jetë viktimë nga andrallat e politikës dhe kombinacionet e interesave ekonomikë. Në fakt, ndërsa deklarohen deri projekte për centrale bërthamorë dhe kjo qeveri ( si dhe të mëparshmet), nuk e ka ndarë mendjen se cili do të jetë prioriteti I zhvillimit ekonomik të vendit, ai industrial, bujqësor- blegtoral, turistik apo ndonjë tjetër formulë zhvillimi, vlonjatët i shohin këto projekte si eksperimente në kurriz të tyre. Ata me këtë rast duket e kanë ndarë mendjen se zhvillimi i zonës së Vlorës duhet të jetë turizmi.
Kronika e një lëvizjeje ambientaliste
Nënshkrimi i marrëveshjes trepalëshe një
muaj përpara zgjedhjeve të 3 korrikut ndërmjet Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë për linjën e naftësjellësit AMBO me terminal fundor Vlorën, shënoi dhe fillimin e lëvizjes ambientaliste në qytetin jugor. Demokratët që synonin pushtetin pas tetë vitesh në opozitë e përkrahën fuqimisht këtë lëvizje dhe madje e nxitën më tej valën e kundërshtisë qytetare ndaj projekteve që kish lançuar qeveria Nano. A ishte vërtet kaq I prirur drejt ambienta
lizmit Berisha ndërsa ulej në të njëjtën tryezë me përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen dhe Zhvillimin e Gjirit të Vlorës, apo qëllimi i tij ishte pragmatik për efekte elektorale? Në fakt lëvizja e parë me këto përmasa e qytetarëve vlonjatë, ( që do të shënohet si lëvizja e parë ambintaliste në hi
storinë shqiptare), ishte një fat i rënë nga qielli për liderin demokrat. Në Vlorë kishin nisur protestat që u shtrinë mbarë vendit në vitin 1997 dhe që rrëzuan Berishën nga pushteti. Së dyti, Vlora dhe krahinat e saj mbaheshin si një rezervat votash për të majtën dhe një lëvizje protestuese, për arësye mjedisore apo për çfarëdolloj motivi tjetër, do të ish një goditje për qeverisjen socialiste në një nga zonat domen të saj. Kjo llogaritje nuk i doli për keq Berishës. Dy nga zonat qytetëse u fituan nga demokratët në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, dhe jo rastësisht dy deputetët e saj të rinj, Leskaj dhe Kollozi, përveç funksioneve partiake në PD e Vlorës, ishin dhe aktivistë të lëvizjes ambientaliste.
Kjo mund të quhej faza e parë e Aleancës Qytetare. Të akuzuar shpesh herë si vegla të demokratëve, përfaqësuesit e saj argumentonin se kjo i shërbente mbrojtjes së Vlorës dhe zhvillimit të turizmit dhe ndërkohë prisnin të qetë që qëveritarët e rinj të mbanin premtimet e tyre paralektorale. Por optimizmi i parë kaloi shpejt. Fillimisht, ndonëse e ratifikuar nga parlamenti i mëparshëm, marrëveshja e AMBO-s, ashtu si dhe ajo për trenin elektrik, Petrofilera apo eskluziviteti i firmës gjermane të Rinasit për fluturimet ndërkombëtare, u sulmuan ashpër nga qev
eria e re e demokratëve. Por trajektorja kaloi gradualisht nga anullimi i projektit deri në zbatimin e pjesshëm të parkut energjitik dhe spostimin e terminalit nga Vlora në tjetër vend. Nëse këto lëvizje do t’i veshim me sensibilitetin e qeverisë ndaj shqetësimit qytetar të mbrojtjes së mjedisit dhe turizimit kjo duhej përshëndetur. Por situatat precipitojnë në mënyrë të papritur. Në krye të herës, ndërsa diskutohej se cili do të ish fati naftësjellësit AMBO, Berisha bën një deklaratë të papritur dhe pasionante ku fton Gazprom-in rus të investojë në Shqipëri, duke mundësuar zgjatimin e gazsjellësit të saj nga Maqedonia drejt vendit tonë. Të njëjtën kërkesë e përsërit përpara autoriteteve ruse edhe ish ministri i jashtëm Mustafaj, gjatë vizitës së tij në Moskë. Konsorciumi rus shfaqi interesin e tij duke u treguar i gatshëm të dërgojë specialistët e tij pasi Shqipëria mund të shërbejë në të ardhmen dhe si transit i kalimit të gazit drejt Italisë. Por dhe kjo nismë dështon pasi gazi rus nuk do të rrjedhë nëpër tubacione drejt vendit tonë. Në samitin mbi energjinë në Zagreb, në të cilin u diskutuan projektet mbi energjinë në rajon, dhe ku mori pjesë edhe presidenti rus Putin, Shqipëria mbeti jashtë hartave të linjave të gazit dhe të naftës që do të përshkrojnë Ballkanin. Megjithëse në Samit mori pjesë edhe ish presidenti Moisiu, i cili në takimin që pati me Putin m
adje i kërkoi në rusisht që territori i Shqipërisë të përfshihej në këto projekte, ky cep i Ballkanit mbeti I patrazuar. Jo për arësye ekologjike, sesa për për motive të tjera gjeopolitike.
Ndërkohë kriza energjitike në vend thellohet m
ë tej. Bazenet e hidrocentraleve si rezultat i thatësirës ulen drejt kuotave kritike. Energjia elektrike kufizohet ndjeshëm dhe oraret e ndërprerjes së tyre mund të maten se për sa orë zgjasin zhurmat e gjeneratorëve. Kriza energjitike rrezikon kështu të fusë në kolaps krize të gjithë ekonominë. Pikërisht në këtë kohë fillon varianti i termocentraleve. Ministri i Ekonomisë, Ruli, ndërsa kish deklaruar se nuk do të kish park energjitik në Vlorë, u shpreh se qeveria do të vendosë që termocentrali i parashikuar në Vlorë do të ngrihet në Pyllin e Sodës. Së bashku me të edhe Petrolifera. Ditë
më parë kësaj deklarate ishte folur me bujë për ndërtimin e një termocentrali që do të përdorë gazin për përftimin e energjisë në Seman të Fierit. Por ndërsa nuk dihej se nga do të vinte gazi, kush do të ndërtonte gazsjellësin dhe sa kohë i duhej atij për t’u shtrirë, puna nuk priste në kushtet e krizës energjitike. Dhe varianti i TEC në Vlorë ku të përdorej nafta, ishte mënyra më e shpejtë për masat që duheshin marrë për zbutjen e mungesës së energjisë.
Ky vendim qeveritar do të nxiste menjëherë reagimin e qytetarëve dhe të lëvizjes ambientaliste, të cilët e panë veten të tradhëtuar nga administrta demokrate. Nisën sërish protestat paqësore nëpër rrugët e Vlorës dhe fillimisht përkrah tyre ndodhej edhe deputeti i PD-së Ardian Kollozi, i cili tentoi të ushtrojë presion në emër të qytetarëve. Por kthesa brenda gjirit të Aleancës Qytetarë tashmë ka nisur. Një pjesë e drejtuesve të saj, të cilët e ndjejnë veten të lidhur politikisht me të djathtën në pushtet,
ndihen të pafuqishëm përballë presioneve qeveritare. Nga ana tjetër, brenda lëvizjes krijohen pole të rinj të cilët ushtrojnë presion për një përshkallëzim të mëtejshëm të protestës për të penguar realisht ndërtimin e TEC dhe Petroliferës në gjirin e Vlorës. Ky lloj dualizmi vijoi për muaj të tërë deri sa Gani Mezini dhe Aleksandër Mita, respektivisht Kryetar dhe Sekretar të Aleancës Qytetare, dhanë dorëheqjen nga funksionet e tyre. Në konferencën për shtyp ata përmendën si arësye presionet që u kryheshin. Së bashku me ta, në lëvizje nuk u panë më edhe drejtues aktivë si Golemi apo Levendi, të cilët ishin dhe funksionarë të PD-së.
Drejtuesit e rinj tregohen shumë më aktivë. Mblidhen rreth 14 mijë firma të qytetarëve të Vlorës dhe të komunave përreth, të cilat depozitohen në KQZ, me qëllim mbajtjen e një referendumi ku vetë qytetarët të votonin nëse duhej ndërtuar apo jo kompleksi i industrisë së na
ftës pranë qytetit të tyre. Në këtë kuadër, në nd
ihmë vjen edhe vendimi i Këshillit Bashkiak të Vlorës, i cili ve
ndos të mos japë lejen e ndërtimit të Petroliferas,
pa u zhvilluar më parë referendumi sipas vullnetit të qytetarëve. Në këtë rast, votat në këshillin bashkiak që i bashkëngjiteshin lëvizjes qytetar
e, vinin nga ana e së majtës. Kahu i erës që e shtynte përpara lëvizjen paskish ndryshuar drejtim.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk e pranoi kërkesën e këshillit bashkiak dhe të Aleancës Qytetare për zhvillimin e referendumit me arësy
etimin se vendimi për ngritjen e Petroliferas dhe TEC i kishin kaluar të gjitha shkallët vendimarrëse. Por në vend të fashitjes protesta u përshkallëzua më tej. Shpehja më e dukshme ( sekuencat filmike të së cilës do të mbahen mend më gjatë), ishte breshëria e goditjeve me vezë dhe më pas ena me naftë e hedhur mbi përfaqësuesin e Petrolifera në ambientet e Unversitetit të Vlorës. Përfaqësuesi kish shkuar për të prezantuar projektin por studentët me parrulla “Larg nga Vlora” dhe me vezë në duar, bënë që sqarimet teknike “të përfundonin” shpejt. Ky gjest për të cilin pati reagime të ndryshme pro dhe kundër, sidoqoftë e përshpejtoi më tej ritmin e protestës. Përfaqësues të PS dhe LSI, njëkohësisht edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, inspektuan zonën e Petroliferas për të parë nëse po zhvilloheshin
punime në një kohë kur ky organ nuk kish dhënë lejen e ndërtimit. Ndërkohë Aleanca Qytetare, nëpërmjet kryetarit të saj, Rezart Aliaj, drejtuan një ultimatum prej tre pikash, ku u kërkonin investitorëve të huaj, ndërmarrjeve që kanë marrëdhënie kontraktuale me ta si dhe të gjithë punëtorëve që punojnë në to, që brenda datës 31 nëntor, të largohen nga zona ku parashikohej ndërtimi i tyre. Një tjetër kusht i paraqitur nga kryetari Aliaj, ishte që në mitingun për festën e shpalljes së Pavarësisë, të mbahej fjalim edhe nga një përfaqësues i Aleancës. Nuk ishte e pakët frika se së bashku me festimet për 95 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë në
Vlorën që kish ngritur flamurin, do të dëgjoheshin edhe thirrjet e protestës nga qytetarë vlonjatë që kërkonin që qyteti dhe gjiri i Vlorës të mos ndotej nga industria e naftës. Do të sihte ndërhyrja në momentet e fundit e presidentit Topi që qetësoi situatën duke kontaktuar me krerët e lëvizjës në mënyrë që atfmosfera festive të mos prishej. Sidoqoftë pikat e ultimatumit mbeten ende në fuqi dhe në këtë rast mbetet për të parë sesi do të jenë zhvillimet nga lëvizja me petk ambientalist. Pyetja më kërshëritëse është nëse ajo do të paraqesë të papritura të reja?
Protesta dhe politika
Përtej frikës nga ana e vlonjatëve të përfaqësuar nga Aleanca Qytetare, nga ndotja e gjirit të Vlorës, qoftë nga ndonjë avari apo nga ujërat e ndotura ballast që do të derdhin transportuesit e naftës, një tjetër ankth ka pushtuar ambiente të tjera se deri ku do të shkojë përshkallëzimi i protestave. E thënë ndryshe, përveç polemikave midis ambientalistëve dhe atyre që i shohin investimet në Pyllin e Sodës si mundësi zhvillimi (apo si e vetmja mundësi për kapërcimin e krizës energjitike), ngrihet dhe një pyetje tjetër: protestat qytetare do t’i përmbahen karakterit ambientalist apo do të marrin dhe ngjyrime politike? Kërkesat ultimative që ka paraqitur Lëvizja Qytetare, në fakt e bëjnë të pamundur kthimin pas, çka në fakt presupozon se lëvizja e protestës do të shkojë drejt një spiraleje më të ashpër. Nga ana tjetër, mbështetja së fundmi nga përfaqësuesit lokalë të opozitës, ( ashtu si dikur kjo lëvizje u mbështet nga e djathta), mund të bëjë të besosh se protestat do ngjyhen ngapak me motivin politik. Edhe vendimi i Byrosë së krerëve të partive të majta ku u vendos që gjatë dhjetorit të nisin një sërë protestash kundër maxhorancës qeverisëse, ndoshta e parashikon lëvizjen e qytetarëve të Vlorës të përfshirë në protestën e madhe. Për shkak të mosmbajtjes së fjalës dhe vijimit të ndërtimit të industrive të naftës, hallka e marrëdhënieve me pushtetin në Vlorë, është më e dobëta dhe protestat natyrisht do të jenë më masive. Por edhe pa këtë shkak, si jo rrallëherë më parë në histori, shumë lëvizje kanë nisur së pari në Vlorë. Nisur nga këto dhe për faktin se ngjarjet e vitit 97 e patën fillesën në Vlorë, vështirë të mendohet se lebërit nuk do të provokohen nga të dyja kahet e politikës në lëvizjen e tyre ambientaliste.
Frikë nga vala e tretë e shkatërrimit *
Edhe pse një skelë e rëndësishme antike dhe mesjetare, Vlora në kohën e Perandorisë Turke e la detin dhe përqendrua në thellësi në lagjet “Vrenez”, “Karabash”, “Varosh” e ”Tophana”. Dhe pikërisht në këtë kohë fillojnë një seri paradoksesh që ndikojnë në formim- shformimin e saj.
Në vitin 1531, në kohën e sundimit të Sulltan Sulejmanit, u prishën muret antikë të kalasë së Jengjecit për të ndërtuar kalanë e famshme te Vlorës, të cilën kronikani Evliah Celebiu në shek e XVII, gjatë udhëtimit të tij në Vlorë e krahason me Kullën e bardhë të Selanikut dhe një nga më të arrirat e artit osman të të ndërtuarit.
Në themelet e një kishe paleokristiane të shek të V-të erës sonë u ndërtua xhamia e Muradies (v 1536), monumenti më i vjetër e më precioz i qytetit, i ndërtuar në teknikën bizantine të kluasonazhit, si për të kujtuar kishën tashmë të rrafshuar.
Në vijim të absurditeteve të prishjeve, në vitin 1906, paria e qytetit e prishën kalanë e famshme e Vlorës për të ndërtuar rrugën Vlore-Skelë. Pas këtij akti tragjik qyteti kishte një rrugë më shumë që e lidhte atë me detin, por ishte më i varfër sepse kishte një monument të çmuar më pak.
Por ajo që shformoi më tej Vlorën, ku krahas zhvillimit mund të qëndronin fare mirë edhe objektet e saj të vjetra, që nga Kalaja dhe deri pallatet e stilit perëndimor të bejlerëve të saj, ishte procesi i Industrializimit socialist. Në vitet 50 të shekullit të kauar, nën ambicien për zhvillim industrial, disa fabrika tragjikisht u vendosen ne mes të qytetit: ekstratanini, fabrika e çimentos, fabrika e orizit, kombinati i peshkut etj të cilat treguan shumë shpejt se ishin zgjidhje skandaloze e pa vizon.
Vala e dytë e arbitraritetit politik në urbanistikë është në mes të viteve 60-të, ose ndërtimi i industrisë vrasëse kimike në plazhet e mrekullueshme të Kavalonës dhe Treportit: uzina e sodës, PVC-ja, fabrika e llambave ( madje për këtë të fundit shtetarët e atëhershem institonin të ndërtohej aty ku është sot gjimnazi “Ali Demi”- pra në qendër të qytetit).
Vlonjatët tashmë i ruhen një vale të re shkatërrimi, më agresiv e që mund të dëmtojë jo vetëm qytetin e tyre por krejt zonën me vlerat turistike të saj. Ky shkatërrim për ta e ka emrin Park Energjitik.
*Autori eshte me origjine nga Himara. Artikujt e tij i ben te njohur dhe ne Blogger Himara
1 comment:
Although Prime Minister Berisha declared publicly that the Government has given up on the plans to built Oil Refinery in Vlora, the environmentalists gathered in the Citizens Alliance (CA) for Protection of the Bay of Vlora organized protests at the ‘Flamurtari’ sports hall, on Monday, October 21. The protest rally was organized under the slogan “Vlora in danger, lets save it”.
Although the turnout was not as high as expected, the environmentalists are determined to oppose Vlora’s transformation into a site of construction of an industrial park. Petrit Levendi, Prof. Sazan Guri and other activists hailed the public declaration of the Albanian Prime Minister made at the Albanian Assembly, but they still have some reserves in this regard.
Protests against Construction of Industrial Zone in Vlora
Dritan Ziu
24 November 2005
They presented their scepticism over the possibility to implement the declaration, and its effect over the decision of the previous Government to approve the construction of the industrial park. For as long as that decision is in force, CA said, the initiative doesn’t expect any concrete actions.
Post a Comment