Monday, November 19, 2007

RRËFIME MBI DHUNËN DHE SHENJTËRINË

(photo:Robert Martiko)

( Shënime për romanin e Robert Martikos "Dritëhije shpirtrash te humbur" si edhe për gjithë ata që pranuan Ferrin për të ruajtur të lirë Shpirtin )

Nga Vasil Qesari

Ishte një takim i këndshëm dhe krejt i papritur, ai që më ndodhi para pak kohesh, me shokun tim të fëmijërisë, Robert Martiko. Kishin kaluar shume vjet pa u parë dhe, natyrisht, siç ndodh rëndom në të tilla raste, u përfshiva nga kujtimet e së kaluarës. Kjo, me së shumti u ndodh të gjithëve, por unë për to do të doja të zgjatesha pak sepse, pikërisht në ato vite tashmë tepër të largëta - unë mbaja të gjalla e të paharruara, shume kujtime të dashura.

Roberti ishte një nga shokët e klasës, i cili u bë si te thuash jo vetëm miku, por edhe idhulli im. Një lloj Stritfordi si ai i David Koperfildit. Kjo pat ndodhur nga që qysh në vogëli e me pas, ne vazhdimësi, unë kisha pasur “instiktin” të shoqërohesha me shokë me të ditur e me te fisme se vetja. Ka qene ajo, një kërkese ekzigjente e imja, e cila me ka shoqëruar gjatë gjithë jetës e që gjithmonë e kam kërkuar e pranuar, me ndërgjegje e dëshirë. Roberti ishte i tille. I ditur, i zgjuar, i sjellshëm, i pastër, i kulturuar dhe miqësor. Por, nga ana tjetër, duhet të them se krahas tyre, Roberti kishte edhe një natyre te turpshme e mjaft delikate. Të tërhequr, të heshtur e të mbyllur në vetvete. Dhe ishte pikërisht, ajo anë e natyrës se tij e cila për mua, përbente diçka e cila endej mes habisë, kureshtjes dhe misterit ...

Tani, kur mendoj për ketë gjë, i jap të drejtë moshës. Pafajësisë sonë. Inoçencës. Ne ishim atëherë të vegjël, të njomë, me shpirtra fare të bardhe e të pastër. Si zogj delikate në fluturim. Pa ditur ku shkonim. Te lëshuar ne jetë, me harenë e moshës edhe pse ne shtrëngime e varfëri dhe ishte krejt e natyrshme te mos arrinim të mendonim se, jashtë botës së shkollës, miqësive, prapësive e lodrave tona, ekzistonte një botë tjetër e cila i kish ndarë njerëzit në dysh : në ata me “biografi të mirë” te cilët përbenin shumicën e në ata me “biografi te keqe”. Miku im fatkeq, Roberti, bënte pjese në “kategorinë” e dytë, pra ne atë të atyre që kishin “njolla” e që duhej te rronin me friken e dhunës. Babai i tij kish qenë dy herë në burg e, shoku im i gjorë i shokuar dhe i tmerruar nga ato ç’kish përjetuar familja, padyshim që do të paraqiste një tipologji e karakter të "vështire"…

Pas viteve të vegjëlisë e atyre të shkollës së vjetër të lagjes Muradie, ne do të ndaheshim. Roberti vazhdoi mësimet në një shkolle tjetër e unë në një tjetër. Shiheshim gjithmonë e më rrallë e vija re se gjithmonë e më tepër, ai po mbyllej ne vetvete. U bënte bisht njerëzve te njohur, takimeve e diskutimeve, si edhe zgjatjes së kohës së ndenjjes me ta. Më pas, rrugët tona do përshkonin trase të ndryshme. Unë do të jetoja i lirë ( le ta quajmë kështu ), në një vend rrethuar me tela me gjemba e bunkerë, por me sytë gjithmonë drejt horizontesh të ndaluara, ndërsa ai do të përjetonte Ferrin dhe histerinë vrastare të sistemit. Familjen e tij fisnike do ta ndiqnin pas, pa lodhje e pushim, klithma të pafund hienash e ulërima çakejsh të përgjakur ...

Qe ky një largim i detyruar. Ndarje “klasore” Ose me sakte detyrim për ndarje. Për harrim, largim, mohim, shkëputje nga gjithçka. Kjo s’ishte as dëshira e as zgjedhja e tij, por një mënyrë për të shpëtuar, për të mbijetuar. Ndryshe nga mosha e gjallë e adoleshencës, ai pësoi pra atë ftohjen fatale me gjithçka përreth tij. Përfshirë edhe shokët. E, në një vetmi të tillë polare, për të shpëtim u bë pikërisht arratisja nga realiteti, shkëputja prej tij. Për të shikuar gjetkë, për te ëndërpuar gjera të pabesueshme, për të përjetuar haliçunasione dhe mi2azhe të paimagjinueshme, për të ndërtuar një botë të bshehtë personale, në një univers qëllimi i të cilit qe pikërisht shkatërrimi i trysnisë së asaj bote.

E me sa duket e ( e këtë e tregoi koha edhe pse për këtë kam qenë gjithmonë i sigurte), miku im i vjetër Robert Martiko, kish arritur që megjithë tmerret e "kohêr së kolerës", të mund të ruante pikërisht atë që ishte e do mbetet gjer në fund, qëllimi, ideali, mburrja dhe filozofia e ekzistencës së tij: pikërisht pastërtia pothuajce hyjnore e sh`irtit të tij dhe fakti që gjatë kalvarit tã tij beri për moto të jetës atë që kurrë, as `je e as sot, të mos mendojë të ndërtojë lumturinë e vet mbi fatkeqësifë e të tjerëva. Ishte e vërtetë që të tjerë e kishin bërë atë ndaj familjes së tij, por ai ich përbeduar se do të ndiqte shembqllin dhe amanepin e të atit e nuk do te guxonde kurrë, as ta shkonte nder mend një gjë të tillë ...

***

Para dy javësh, Roberti, më dërgoi nga Korfuzi romanin e tij të parë, të titulluar ”Dritëhije shpirtrash të humbur”. Duhet t’i u them sinqerisht se shkrimi e botimi i një libri, i një romani, në ditët tona është bërë fenomen tepër i rëndomtë e, për mua kjo nuk përben ndonjë eveniment. Jetojmë, vërtet në një kohë kur, ndofta, malli më i lirë dhe më i zhvleftësuar se gjithçka është pikërisht “fjala e shkruar”. Por, shkrimi i një libri prej Robert Martikos,vendimi i tij për ta bërë këtë akt, për mua kish një domethënie mjaft të madhe. Pse ta mohoj, jam i sinqertë: dëshiroja të dija gjer ku kish shkuar ajo dhunti e tij e hershme të cilën unë ja njihja, lidhur me sh+rimet dhe pasionet e tij letrare e për me tepër sa si ish vështruab, në ç’optike, në ç’formë ish realizuar pikërisht ajo aftësi, ajo dhunti e tij. Për më tepër, pas një jete të tij, me të vërtete unikd. Një jetë e cila mund të cilësohet pa hezitil, si një monument mortor shpirtrash të humbur por njëkohësisht edhe hyjnorë. In Memoriam, për një familje e cila për mendimin tim përfaqëson pa mëdyshje, me historinë dhe tragjedinë e saj, `othuajse gjithë kronolngjinë e tmerreve të Lindjes komuniste.

Thashë pak më lart se, për fat të keq fjala e lirë, është sot për shqiptaret ndofta “malli” mé ordiner, më i lirë, më h zhvleftësuar në tregun e lirisë aq të ëndërruar e të shpëpdoruar keqas por, megjithatë mendoj se në atë pak lepërsi të vërtetë të post-diktaturës të krijuar gjer tani, po ravijëzohen siluetat e Disa krijuesve të cilët edhe pse tepër të paktë, premtojnë të bëjnë vërtet një letërsi të madhe. Pa e tepruar, kam bindjen të them se, një prej të paktëve, është Robert Martiko. Prandaj, romani i tij, mendoj se duhet lexuar patjetër ! Sepse, ai, s’mund të tregohet e as të komentohet, ashtu siç ndodh rëndom në shkrime të natyrës analizuese a kritike, që bëjnë ketë gjë për libra të tjerë. Të paktën, unë, nuk ndjej ta kem një aftësi të tillë. Kjo, nga që duhet të futesh vetë në universin e tij e, për rrjedhojë të kuptosh se ajo që të ndodh sa lexon faqet e para të tij, është ndërgjegjësimi se ke të bësh me një krijimtari “ndryshe” nga ajo çka jemi mësuar të lexojmë.

Është pikërisht kjo gjë, pra të shkruarit “ndryshe”, e cila bën që lexuesi të ndjehet nenë efektin e një tronditje të thelle, ose më saktë të një traume. Kjo, për vetë faktin se aty zbulon ngjarje, situata, personazhe, sentimente dhe galeri tipash kafkianë; një univers ku operojnë qenie dhe situata pothuajse absurde. Ato, i rrëfen një shpirt endacak fantazmë i cili na rrëfen ngjarje renqethese, një eremit ëndrrash e përfytyrimesh i cili zotëron mjeshtërinë rembrandiane të pikturimit të shpirtrave e ka forcën dhe magjinë të flasë, të ndeshet, të grindet me vetë shpirtrat e përtejvarrit. Një njeri i cili ndjek, hap pas hapi, hijet e tyre duke u kërkuar me ngulm të vërtetat, gënjeshtrat dhe misteret që kanë marrë me vete.

Të gjitha këto, zhvillohen e trajtohen me një stil të treguari që here pas here del nga “kodet” e vetë rrëfimit letrar por, kjo nuk ndodh e s’është qellim në vetvete. Nuk është një tekë apo kapriç prej snobisti, për të na habitur me prozën e tij, por rrjedh natyrshëm nga që vetë autori ka përjetuar gjithçka që rrëfen. Ne thelb ajo është vete jeta e tij. Duket sikur kemi të bëjmë me një shkrimtar që kur nis procesin e rrëfimit, ngjan me një pacient të Froidit, i cili ulet pa mëdyshje në Divan, shtrihet paq mbi te dhe nis të rrëfeje pa pikë ndrojtje, çdo gjë qe del jashtë kufijve të së zakonshmes. Një udhëtim shartesë mes reales dhe absurdes, mes qiejsh qe pikojnë vrer e gjak, mes mjegullash nebuloze të jeshilta si helmi i nepërkave ...

***

Duke marrë përsipër rolin e investiguesit të shpirtrave njerëzore, të atyre që vuajtën, rezistuan e humben pa varr, Robert Martiko, merr përsipër misionin haluçinanat të bredhë si një magjistar kristian apo guru indian, të endet nëpër botë për të kërkuar gjurmët e tyre, për t’i ndjekur ata nga mbrapa. Për t’u bërë cipëplasur e i pa fytyrë, pikërisht për të mësuar prej tyre, ato që ishin pengjet dhe amanetet që s’i thanë dot, ndriçimet e jetës se tyre plot dritë e pjesët e errëta, të fshehura, të mbuluara me mjeshtëri.

Shpirtra që heqin e vuajnë edhe aty ku tashmë janë, nga që janë mallkuar përjetë për të mos gjetur prehje kurrë. Duket se edhe vetë misioni i këtij shkrimtari, i cili endet nëpër botë, është pikërisht që të jetë një trazues eternel shpirtrash. Një trazues shpirtrash, në kuptimin e parë të fjalës për atë që lexon librin e tij, pra të lexuesit e, në plan të dytë, të atyre që janë dhe mbeten brenga e tij. Për njerëz që s’jetojnë më, por që kanë lenë të lirë në univers shpirtrat e tyre të cilët enden pa pushim rreth autorit që vuan e s’arrin te shkëputet nga makthi i tij lëngues.

Është kjo, ndofta, arsyeja pse në roman i njëjti personazh, ndjek të njëjtën temë dhe variacion brenge e na shfaqet në pjesë të ndryshme të rruzullit tokësor: në Kinë, Rusi, Suedi, Francë, ishujt e Egjeut e padyshim, në vendet e Lindjes e në mënyrë të veçantë në Kënetë – një vend që dihet se për kë bëhet aluzion e kush është e që autori parapëlqen të mos ja zërë emrin në gojë. Kjo ndodh nga që ai, dëshiron të dalë nga rrëfimi autobiografik e, shembulli i vuajtjes dhe ideve të tij, të marrë një karakter universal. Sepse e Keqja edhe pse jetoi për një kohë të gjatë në një pjesë të mirë të botës, qëndron jo vetëm në natyrën e ideologjive totalitare por edhe të vetë njeriut. Është pra, njeriut, të cilit duhet t’i kërkohet të kuptojë qëllimin dhe vlerën e ekzistencën e tij, pse - në e saj e për rrjedhojë, përsosjen, purifikimin, lartësimin, idealizmin e tij ...

***

... Njihet nga të gjithë i mirënjohuri “Kompleks i Edipit”, ajo tërheqje misterioze dhe e pashpjegueshme që i afron aq shumë djemtë me nenat e tyre. Por, si në shumë gjëra të tjera “ndryshe”, te Robert Martiko kemi të bëjmë me një “kompleks” tjetër. Kompleksin ndaj të atit, ndaj personalitetit, sjelljeve, fjalëve, ideve dhe qëndresës së tij. Është e pamundur që në ketë libër, i cili është njëkohësisht një himn për shpirtin e tij të humbur, vendin kryesor të mos ta zërë kudo e kurdoherë, direkt apo indirekt, prezenca, hija e atit të tij, Dino Martiko – modeli jo vetëm gjenetik e atëror i autorit në fjalë, por edhe adhurimi e pengu, plaga që vazhdon të rrjedhë gjak e, bashkë me të premtimi për ta çuar gjer në fund fjalën dhe veprën e tij.

E pohoj, duke lexuar librin në fjalë, jo pak herë me është shfaqur edhe mua para syve i gjallë "in memoriam", imazhi i tij. Një burrë fisnik, i heshtur dhe i qetë. I njohur në Vlorë e gjetkë. Me pamje krenare e shikim të rreptë që rrëfente qartë jo vetëm vuajtje por dhe pamposhtje, trimëri, guxim e mospërfillje. Mendoj se, ai i përkiste vërtet një tjetër universi e pa dyshim, e radhiste veten jashtë realitetit që e rrethonte. Dino Martiko, ishte një njeri i drejtë dhe idealist. Ai, u burgos tri herë nga diktatura e të tretën, hoqi shpirt në burg. Gjer në vdekje, ai qëndroi i papërkulur, duke ruajtur me fanatizëm figurën e tij të pastër morale, pa asnjë njollë në ndërgjegje. Varri iu gjend, pas rrëzimit të diktaturës. Eshtrat e tij, u prehen në fshatin e tij të lindjes, vetëm në vitin 1994 ...

Robert Martiko pohon se, ka qene fat i madh e vendimtar për personalitetin e tij, qe të jetonte pranë një njeriu si ai. “Nga ai – thotë ai - mësova pikërisht se gjer ku mund të arrijë forca dhe madhështia e karakterit njerëzor. Pikërisht: në nivelin absolut. Kur e arrestuan, ai nuk bëri kurrë lëshime në hetuesi. Sa më shumë ta shtrëngoje aq më shumë gjente forca për të reaguar. E tillë ishte edhe nena ime. Kur atë e morën në hetuesi, në burgun e tim eti dhe e mbajtën aty për disa ditë, ajo kish vajtur aty e përgatitur. Kish fshehur në fustan dy copa brisku të thyera. Sipas saj, në se hetuesit do te arrinin ti prishnin mendjen, do të priste me to venat e gjakut. Shume vite me pas, kur e pyeta për ketë gjë, ajo m’u përgjigj: Babai yt na mësoi me tjetër karakter. Më mirë të vdesim se sa të prishim emrin tonë të mirë ... ''

***

Në përfundim të këtyre shënimeve, do të shtoja se kemi te bëjmë kështu, me një roman tepër origjinal, kushtuar fatit të individit në shoqëritë totalitare të Lindjes, vete kataklizmës që ndodhi si rezultat i zbatimit të një ideologjie diabolike e shkatërrimtare. Por, ndryshe nga botimet e shumta që shpesh janë quajtur si “letërsia e burgjeve”, në këtë roman kemi një vështrim e koncept të ri, ndofta të pashkruar gjer tani, pikërisht rreth fatit e sjelljeve të individit në të tilla shoqëri. Diçka mes letërsisë e sprovës filozofike ekzistencialiste. Një krijim tronditës, i cili nder te tjera personifikon edhe luftën mes së Keqes dhe së Mirës, banales e hyjnores, dhunës dhe shenjtërisë ...

Në të janë njëherësh: kultura e të shkruarit dhe mendimi i thellë, ashpërsia dhe delikatesa, mllefi dhe poezia, vuajtja dhe triumfi, absurdi e realiteti. Një prozë e shkëlqyer, e cila të drithëron trupin e shpirtin e të bën të reflektosh gjatë për fate, njerëz, kohë si edhe për refleksione universale, eternele e tepër humane. Stili i Robert Martikos është drithërues, tërheqës e mbërthyes, gjuha e përdorur e pasur e me figuracion piktorik, shtjellimi i situatave shpirtërore, tepër i veçante e tronditës. Gjithë ngjarja, gjithë universi i këtij romani, të bën që në fund të tij, të të dalë nga shpirti si një lëngim, klithma:

O Perëndi ! Kurrë më !

No comments: