Friday, December 28, 2007

Hyrje në Projekt Planifikimin dhe Rregulloret e Kontrollit të Zhvillimit për Zonën Bregdetare Jugore


http://www.mpptt.gov.al/iczmp.php


Hyrje në Projekt Planifikimin dhe Rregulloret e Kontrollit të Zhvillimit për Zonën Bregdetare Jugore

Plani për Zhvillimin e Bregdetit Jugor
Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar të promovojë rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës brenda kontekstit të zhvillimit të qëndrueshëm. Sot, zhvillimi i një baze ekonomike të besueshme dhe të qëndrueshme përbën një përparësi absolute. Prandaj, qeveria ka nisur një politikë të qenësishme zhvillimi të bazuar tek investimet në infrastrukturën kryesore dhe promovimin e sektorëve udhëheqës të ekonomisë, në të cilët Shqipëria mund të demonstrojë avantazh të krahasueshëm rajonal. ‘Turizmi, koha e lirë dhe argëtimi’ përbën një nga sektorët e tillë dhe Bregdeti Jugor është një vlerë mjedisore me mundësinë për të zhvilluar një industri të tillë në kuadër të avantazhit te krahasueshëm të mundshëm .
Kuadri i Politikës për Bregdetin Jugor
Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar të garantojë zhvillim të qëndrueshëm në Bregdetin Jugor ndërkohë që rrit zhvillimet ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.
Bregdeti Jugor mbetet kryesisht i pazhvilluar. Ndonëse zhvillimi i pakontrolluar në Sarandë Ksamil dhe zhvillimi i rregulluar në mënyrë të pamjaftueshme apo sporadik në Himarë dhe në vende të tjera ka kompromentuar në nivel vendor vlerën e peizazhit, Bregdeti Jugor mbetet potencialisht një vlerë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik në nivel kombëtar; dhe në nivel nen-rajonal, një vlerë e madhe e zhvillimit ekonomik të Bregdetit Jugor.
Ruajtja e mjedisit unik Bregdetar Jugor, veçanërisht: a) peizazhet natyrore – konturet e tokës, drenazhimet natyrore dhe biodiversiteti); dhe b) peizazhet kulturore – ngulimet dhe ndërtesat tradicionale në aranzhimet e tyre dhe vlera te tjera trashëgimie, bashkë me prodhimet e zakonshme të pemëtarisë dhe të degëve të tjera të bujqësisë përbëjnë një rëndësi të veçantë në funksion të formulimit të një strategjie të preferuar të zhvillimit.
Prandaj sfida është të detajohet dhe të zbatohet një Plan për Bregdetin Jugor dhe një strategji e zhvillimit të turizmit që shfrytëzojnë vlerat kryesore të mjediseve natyrore dhe kulturore, ndërkohë që minimizon ndikimet negative në mjedis. Kjo mund të duket e qartë, megjithatë, përqark Mesdheut dhe, në të vërtetë, në të gjithë botën, mjedise krahasimisht unike dhe të paprekura janë degraduar nga politikat e hartuara keq për turizmin, nga strategjitë e paefektshme të zhvillimit, nga planifikimi i keq i trojeve, nga arkitektura mediokër, nga mbi-zhvillimi dhe nga ndotja shoqëruese në të gjitha format e saj.

Axhenda e Zhvillimit të Bregdetit Jugor
Seksioni i mëposhtëm përmbledh axhendën e tanishme të zhvillimit të Bregdetit Jugor:
· Vlerat thelbësore natyrore dhe kulturore të rajonit, duke përshirë mjediset tokësore dhe detare dhe ekosistemet, kërkojnë integrimin e plotë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe të parimeve mjedisore të planifikimit në zhvillimin e vendimmarrjes.
· Kërkohet infrastrukturë e mjaftueshme për të plotësuar kërkesën ekzistuese dhe për të parashikuar kërkesën e ardhshme për banim dhe turizëm (në veçanti: transporti – përmes rrugëve dhe aksesit; sistemet e kanalizimeve dhe menaxhimi, grumbullimi dhe heqja e mbetjeve të ngurta dhe furnizimi me ujë). Infrastruktura duhet projektuar për të minimizuar ndikimet negative në mjedis si dhe të organizohet në përparësi dhe në faza për të moderuar objektivat e zhvillimit, në përputhje me burimet e disponueshme.
· Turizmi (sëbashku me tregtinë shoqëruese dhe me shërbimet plotësuese) është planifikuar si sektor udhëheqës i ekonomisë rajonale dhe si katalizatori kryesor i rritjes së ekonomisë. Në këtë kontekst, mundësia e biznesit nuk është e mjaftueshme në vetvete: i) një klime transparente investimesh, bashkë me: ii) procedurat e drejtpërdrejta të lejeve; dhe iii) një mjedis i qartë ligjor dhe rregullator janë, gjithashtu, thelbësore për Shqipërinë nëse ajo dëshiron të jetë një vend konkurrues për investimet qarkulluese të huaja dhe të brendshme.
· Për më tepër, një ekonomi me një sektor të vetëm të bazuar tek turizmi përbën një strategji të cenueshme të zhvillimit ekonomik; si e tillë ajo nuk është parashikuar. Për këtë qëllim është parashikuar rivitalizimi i industrive kryesore tradicionale të tilla si bujqësia (kryesisht prodhimet e pemëtarisë dhe perimeve për treg) dhe peshkimi(ferma dhe pika të vogla artizanale të rritjes së peshkut për t’i shërbyer tregjeve lokale dhe pikave të vogla), së bashku me programet për të mbështetur artet dhe zanatet lokale dhe industritë me ndikim të ulët.
· Është konsideruar e rëndësishme që të mbështeten komunitetet e vogla e të mesme si ente të mundshme e të dobishme sociale dhe ekonomike. Ndonëse nivelet e larat të rritjes ekonomike në disa zona (veçanërisht në Sarandë dhe tani në Ksamil) kanë nxitur ekonomitë vendore të pjesës jugore të rajonit Bregdetar Jugor, kjo është shoqëruar me shpopullimin dhe rënien e zhvillimit në zona të tjera, në të cilat popullsia në moshë të vjetër dhe nivelet e larta të emigrimit përbejnë kërcënim për qëndrueshmërinë e këtyre komuniteteve dhe për strategjitë shoqëruese të zhvillimit nën-rajonal - duke përshirë edhe turizmin. Në të gjithë rajonin, kërkohen politika të planifikimit të zhvillimit të përshtatura në mënyrë të veçantë që të trajtohet shpopullimi dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
· Gjatë viteve të fundit, presioni nga zhvillimi i turizmit dhe i banimeve (kryesisht shtëpitë e dyta), një kuadër i paplotë ligjor dhe rregullator dhe zbatimi i dobët i ligjit kanë prekur (duke shkaktuar ndikime të ashpra lokale, si në rastin e Ksamilit) mjedisin bregdetar, komoditetin e banimit dhe karakterin tradicional të ngulimeve bregdetare. Prandaj, është e nevojshme: a) të përcaktohen përgjegjësitë specifike institucionale; b) të shpallen objektivat transparente të politikave; dhe c) të hartohen rregullore të qarta dhe udhëzime mbështetëse zbatuese për të lehtësuar të kuptuarit dhe pranimin e politikave të qeverisë nga aktorët kryesorë të zhvillimit të biznesit dhe për sigurimin e qartësisë ligjore.


1 comment:

himara said...

Materiali i siperm u rekomandua nga dr K. Jorgji.
Eshte me interes per himarjotet se cdo qeveria Shqiptare te beje ne oborret e shtepive te tyre.Pra mund ta perqafoje ose refuzoje projektet e saj per zhvillimin e Himares.

I ftojme intelektualet te japin mendimet e tyre