Wednesday, December 12, 2007

Rehagel, figura që ndryshoi historinë e futbollit

Rehagel, figura që ndryshoi historinë e futbollit

Nga Leonidha Çuri


Athinë 2001, në zyrat e EPO-s, Federatës greke të Futbollit, Oto Rehagel i drejtohet përkthyesit: ‘’Mund të më shpjegosh pak këto deklarat të Grigoris Gjeorgatos në lidhje me skuadrën kombëtare të Greqisë?”. Dhe përkthyesi i lexon Otos: ‘’Mos të na kërkojë ky farë trajneri i ri disiplinën gjermane, pasi ai duhet ti përshtatet mentalitetit tonë, sepse jemi futbollistë klasi dhe dimë të veprojmë vetë’’. Ky do të përbënte incidentin e parë të trajnerit të sapoardhur në Greqi, Oto Rehagel, që përpiqej të krijonte imazhin e parë në lidhje me grupin e disponueshëm që gjente në skuadrën e re. Me të mësuar këto thënie, gjermani ka lëshuar menjëherë urdhërin për mosthirrjen e talentit të Olimpiakosit në atë kohë dhe lojtarit më të mirë për blutë.

Oto ishte një trajner me eksperiencë të madhe në Gjermani, i cili kishte 3 vjet i papunë, por i qetësuar dhe i frymëzuar për të vazhduar profesionin e e tij të dashur, në bashkëpunim me presidentin e EPO-s Vasilis Gagacis. Kush e priste se një bashkëpunim i tillë do të lindte nga biseda me bashkëshorten, zonjën Rehagel. Me të mësuar interesimin e e Greqisë për trajnerin, gruaja e ka njoftuar Rehagelin, i cili ka pranuar të ulet në bisedime, duke rënë dakort për të marrë drejtimin e ekipit.

Një punë cilësore dhe e studiuar mirë, shkaktoi krijimin e një kompleksi të ri mjaft konkurrent edhe pse baza ishte nga lojtarë të Panathinaikosit si Fisas, Basinas, Karagunis dhe Gumas. Po kështu janë grumbulluar nga Olimpiakosi dhe AEKu fillimisht emra të njohur: Nikolaidhis, Tsartas, Zagorakis, Katsuranis, Anatolakis, Janakopulos, Venetidhis, etj.

E rëndësishmja është se do të krijohej një ekip kompakt me disiplinë të lartë taktike, përgatitje psikologjike dhe me qëllime për të pasur rezultate të mira. Përveç këtyre, në kontratë është firmosur se trajneri do të kishte kompetenca të plota për të gjitha zgjedhjet, duke marrë në duar pushtet të plotë në skuadrën përfaqësuese.

Këto ishin disa nga pikat e shumta që paraqet prania e teknikut të madh gjerman në Greqi gjatë gjithë këtyre viteve dhe padyshim mund të quhet si një nga më të suksesshmet jo vetëm në vend, por edhe në të gjithë botën.

Ndër të tjera, duke parë mundësitë jo të mëdha të kontigjentit që kishte nën kontroll, Rehageli e ka reshtuar mirë skuadrën përballë favoritëve të mëdhenj dhe duke luajtur me maturi, ka sfiduar çdo vështirësi. Dhe fitorja sigurisht që do të vinte, jo vetëm në rezultat, por edhe në aspektet teknike, si dhe të zotërimit të epërsisë psikologjike. Këtë e konfrimon fakti se një pretendent si Portugalia, është mposhtur dy herë radhazi, në një kompeticion aq të madh e të vështirë si EURO 2004. Kjo nuk do të thotë se ecuria ka ndalur. Skuadra greke vazhdon të dominojë dhe të rifreskohet, si edhe të jetë përherë favorite për çdo kompeticion.

E Premte, 07 Dhjetor 2007 (Tribuna)

No comments: