Sunday, January 06, 2008

12 Janar ora 10 dhe ora 12 zhvillohen zgjedhjet per kryepleqesi

Sapo erdhi nje mesazh ne adrese te Himara Blog:

Thirrje

Sot më datë 6-01-2008 në sallën e konferencave në Hotel Mirazh, Athinë, u mblodhën qeparotësit me banim në Athinë të cilët krijuan Shoqatën e bashkim-vëllazërimit të Qeparoit. Kryesia prej 9 vetësh në mbledhjen e saj të parë zgjodhi kryetar të saj z. Dhimitraq Katiu.

Kryesia e shoqatës, në përputhje me diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e qeparotësve ju drejton këtë thirrje gjithë qeparotësve ngado që janë:

Qeparotësit në një masë të madhe janë larguar në emigracion apo larg fshatit por rrënjët e tyre kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë në Qeparo. Inferentizmi i viteve të shkuara ka sjellë një gjendje kaotike në fshat duke ja lënë vendin spontanitetit dhe inisiativave që kanë cënuar interesat e qeparotësve në tërësi. Pra duhet ti japim fund kësaj gjendjeje dhe mosmarreveshjeve te kota, të marrim pjesë në problemet e fshatit që janë dhe problemet e secilit. Ai është fshati që na lanë të parët tanë, fshati i kapetanëve dhe ne duhet të punojmë për ti kthyer lavdinë këtij fshati, për ta lulëzuar atë për të mirën e brezave që vijnë. Aty kemi shtëpitë tona, trojet tona, varret e të parëve tanë. Pocizioni i lakmueshëm buzë detit të kthehet në një burim pasurie për të gjithë qeparotësit. Pa dallime partiake, me moton partia e qeparotësve është Qeparoi, le ti kthehemi traditave morale sic i kemi pasur në shekuj.

Hapi i parë për të ruajtur traditat e fshatit është të zgjidhet një këshill kryepleqësie i fshatit me votat e shumicës së fshatit dhe që të shprehë interesat e gjithë fshatit duke synuar:

-zhvillimin e turizmit sipas kritereve urbanistike

-zhvillimin e agrikulturës dhe ullirit me metodika shkencore dhe përmirësimin e tokës bujqësore me pjesëmarrje në projekte konkurimi finacuar nga Shqiperia apo nga donatorë të huaj.

-zhvilimin e sistemit rrugor të brendshëm që lidhen me detin dhe krijimin e infrstrukturës së nevojëshme, ndricimi rrugor, pastrimit etj

-përmirësimin dhe zgjidhjen e sistemit të furnizimit me ujë të pishëm dhe vaditje

-rruajtjen e pronës vetiake, të përbashkët dhe kishës nga lakmitarët e ndryshëm ku shpesh implikohen edhe persona të veshur me pushtet.

-përdorimin e fondeve që rrjedhin nga pasuria e përbashkët e fshatit për të mirën e fshatarëve.

Pra le të ushtrojmë të drejtën demokratike të votës në 12 Janar 2008 për ti hapur rrugë dialogut me të gjithë ata që dëshërojnë progresin e fshatit. Vetëm një kryepleqësi që gëzon besimin e shumicës së Qeparotësve mund të marrë përsipër sfida të tilla.

Ejani pra dhe votoni në 12 Jenar 2008 për tw ardhmen e fshatit


Kryetari i Shoqatës së Qeparotësve në Athinë

Dhimitraq Katiu.

1 comment:

Anonymous said...

Zgjedhjet per kshillin e kryepleqesise se fshatit qeparo te dates 7 dhjetor deshtuan si rezultat i manovrave te atyre qe nuk e konceptojne se Qeparoi ju takon gjithe qeparotesve.
Dhet ta kuptojne te gjithe se kjo duhet te marre fund njehere e pergjithmone

petraqi