Thursday, January 17, 2008

Dule: Ndryshime urgjente ne qeveri, ose dalim nga koalicioni

Dule kerkon ndryshime urgjente ne qeveri, duke paralajmeruar njeheresh se, ne rast se do te duhet nje sakrifice, ai eshte i gatshem te dale dhe nga koalicioni qeveritar. “Ndryshimet ne qeveri jane te domosdoshme perpara futjes ne vitin e fundit te mandatit. Kjo per te intensifikuar punen per realizimin e programit qeverises, por nga ana tjeter edhe sepse e konsiderojme te nevojshme, qe kabineti aktual te rifreskohet”, ka deklaruar ne qytetin e Gjirokastres, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, teksa ka marre pjese ne pervjetorin e krijimit te OMONIA-s. Por, ai ka shkuar me tej teksa ka deklaruar se dhe mund te terhiqet nga pjesemarrja ne qeverisjen e vendit. “Ne do te ishim gati qe te sakrifikonim pjesemarrjen tone te drejtperdrejte ne kabinet per hir te permiresimit te vizionit qeverises, te prioriteteve te programit qeverises ne pergjithesi, dhe perfshirjen e disa alternativave ne program, duke i shnderruar ato ne prioritet per pjesen e mbetur te mandatit qeverises”, tha dje Dule. I pranishem dje ne pervjetorin e festimit te krijimit te organizates OMONIA, kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka riperseritur edhe nje here ne drejtim te qeverise shqiptare kerkesen per regjistrimin e minoriteteve ne vendin tone. Ne fshatin e minoritetit grek Dervican, ne rrethin e Gjirokastres, Dule ka pohuar per gazetaret se “regjistrimi i minoriteteve nuk eshte nje kerkese vetem e PBDNJ-se apo organizates OMONIA, por nje obligim i vendit tone ndaj politikave integruese”. Per te, me gjithe kerkesat e perseritura ende nuk ka marre zgjidhje regjistrimi i minoriteteve. “Ka shume hapesira ende per te realizuar jo objektivat e OMONIA-s, por standardet moderne qe aplikohen ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian per trajtimin e pjesemarresve te minoriteteve te ndryshme”, ka pohuar Dule. Sipas tij, pikesepari guri i themelit per politikat ndaj pjesetareve te minoriteteve dhe respektimit te te drejtave te tyre eshte regjistrimi i pergjithshem i popullsise. Jemi vendi i vetem ne Komunitetin Evropian, ka vijuar Dule, qe ende nuk eshte zhvilluar konform standardeve nje regjistrim te pergjithshem te popullsise.

(Koha Jone)

No comments: