Tuesday, January 15, 2008

Lukova History


"Vasil Nasti" [vasil_nasti@yahoo.com]

Vendodhja e hershme e Lukoves eshte qyteza e Dhoknes ne kodrat e Gjashnjarit qe i takon shek.III - II p.e.r..Kjo qyteze u dogj nga komandanti romak Pal Emili ne vitin 169 p.e.r. bashke me 70 qytete te tjera te Epirit. Figuron i dokumentuar ne kadastrat e regjistrimit osman te vitit 1431 dhe 1582 me emrin Llukova. Nga Lukova ka qene Shen Nimfoni, klerik i larte ne Kostandinopoje{Stamboll}. Ai ka lindur rreth viteve 50 te shek. XIII. Fillimisht punoi prift ne Manastirin e Mesopotamit.
Me1310 - 1314 arriti graden me te larte: Patrik Ikumenik ne Kostandinopoje. Pas vdekjes u shpall shenjetor i krishterimit. Lukoviotet kane sherbyer si ushtar ne Mbreterin e Napolit. Per mbrojtjen e saj rane 30 lukoviote. Mbreti udhuroi nje kembane qe u vendose ne Manastirin eKrorzes. Eshte fshat i krishter me tri kisha mes te cilave kisha e Shenepremtes e shek. XVII. Lukova u perfshi ne djegjet e Ali Pashe Tepelenes me 1798. Kunder turkut luftoi trimeresha lukoviote Kalina. Lukova ndodhet ne listen e fshatrave te bregdetit qe ka firmosur letrat drejtuar Papes se Romes dhe Caricines Ruse si dhe mbreteris se Napolit e te Venetikut qe i quante keto fshatra prone e tij.
Me 1852 kishte 50 shtepi e 340 banore. Me 1874 hapi shkolle ne gjuhen greke, te cilen me 1898 - 1899 e ndiqnin 25 nxenes. Me 1912 u dogj nga turqit dhe disa proturq shqipetar, ndaj popullsia u detyrua te emigronte per gati nje vit ne Korfuz. Ne mbrojtje te fshatit nga djegia dha jeten lukovioti Vasil Bubuci. Me 1913 Lukova kishte 410 banore, ndersa me 1927 kishte 470 banore
Taracimet e nisura ne shekuj pasuroheshin nga dekada ne dekade me perfitimin e siperfaqeve te reja nga shtesa demografike e popullsise. E gjithe kjo pasuri ishte rezultat i mundit dhe sakrificave te disa brezave; te cilet ja kalonin si trashigim njeri tjetrit dhe qe ne vitet 1950 kishte marre nje forme te plote. Brenda kesaj pasurie te patundeshme perfshihet edhe nje investim i konsiderushem i gjysherve e baballarve tane te cilet emigruan ne te peste kontinentet nga Alaska ne Australi, nga Egjipti ne Argjentine dhe fitimet e tyre teper te mundishme i derdhen per zhvillimin e kesaj pasurie si dhe per garantimin e ketyre trojeve. Gjer ne vitin 1940 nga Lukova emigruan 146 emigrante, shume prej te cileve, per lirine e begatine e ketyre trojeve lane eshtrat jashte Atdheut te tyre, Lukoves. Fshati nuk ka qene asnjehere ciflik, nuk ka pasur agallare, ka qene pronar dhe zot i trojevedhe pasurise se tij te cilin e krijoi me mundin dhe sakrificat e disa brezave, gjithmone si fshatare te lire e te barabarte.
Ne vite shume shkelen te keto troje por askush nuk i tjetersoi ato. Te gjithe ishin kalimtare. Ata qe mbeten te perhershem ishin Lukovjotet, zoterit e ketyre trojeve. As Ali Pashe Tepelena nuk i tjetersoi me dhune keto troje, por respektoi autoktonine e tyre, pastertine etnike e fetare te ketyre fshatrave.
Shekuj e vitet skaliten ne cdo terrace, ne cdo koder prrua, ne cdo ulli e buze deti, emrin e te zotit te vete, emrin e nje Lukovjoti, i cili kurre ska pse te shuhet ose te pagezohet me emra te tjere. Keshtu te lidhur ngushte me trojet e pusurine e tyre, i gjeti Lukovjotet viti 1945.
Nga viti 1945 e deri ne vitin 1957 secila familje Lukovjote punonte ne pronat e saj. Ne 1957 u kolektivizua e gjithe ajo pasuri e vendosur nga brezat, pa asnje shperblim dhe ne menyre te dhunshme. U kthye keshtu Lukovjoti argat ne pronat e veta.
Gjate periudhes se kooperatives bujqesore 1957-1972 u bene taracimet, kanalizimet, objektet te ndryshme, iu dhane shtetit detyrimet sic i kerkonte ai dhe, vec kesaj, u akumuluan ne fondin e paprekshem nje sasi e konsiderushme paraje, e tere kjo nga prona dhe puna e ketyre pronarve te hershem e autoktone. E gjithe kjo pasuri ne vitin 1972, u kthye ne Ferme Shteterore pa asnje shperblim.
Sot pjesa me e madhe e banoreve kan emigruar ne Greqi,Amerik,Canada etj,

http://homepages.pathfinder.gr/lukova/fotolukova.htm

No comments: