Friday, January 04, 2008

Gafat e ambasadorit shqiptar ne Amerike, z. Sallabanda

Gafat e cituara nga A. Tare tek
http://blog.shekulli.com.al/2007/12/27/leter-ambasadorit-tone-ne-shba/
"Kumtesen"e z. Sallbanda mund ta degjoniu tek you tube:

http://www.brightcove.tv/title.jsp?title=284952583&channel=240043692




Gafat e ambasadorit shqiptar ne Amerike, z. Sallabanda ne nje auditor unversiteti ne SHBA sipas artikullit the Auron Tare (Universitetin Brigham Young- nje universitet privat i Kishes Mormone) Shekulli-blogger

- Si qytetar i thjeshte i Republikes qe ju perfaqesoni ne nje prej kryeqyteteve me te rendesishem te vendimmarrjes politike boterore, me erdhi mjaft rende kur pashe nivelin me te cilin ju prezantuat vendin tone te perbashket.
-Personalisht mendoj se niveli gjuhesor i perdorur nga ana e Juaj ne kete prezantim ne nje auditor universitar, le shume per te deshiruar dhe eshte ne nivele jo te pranueshme per nje ambasador (anglishtja e perdorur nga Ju mjaft modeste dhe e pasakte)

-se ne se prezantimi juaj mbi Shqiperine rrënon edhe më tepër emrin e diplomacisë shqiptare.

-Personalisht mendoj se ne nje prezantim si ai tuaji, nje ambasador duhet te beje nje pasqyre te sakte te vendit te tij ne menyre kronologjike dhe llogjike dhe jo te kerceje dege me dege pa asnje lidhje.

-Promovimi i arritjeve, sukseset, historia, kultura, turizmi, letersia jane disa nga temat interesante qe mund te trajtohen

- degjuesi habitet me kotesira te tipit ”ka ca dokumenta ne bote si libri Enigma qe eshte bestseller se flet per Shqiperine”, apo ”shikoni filmin The Fifth Element se eshte zeri i Inva Mules”,

-”Ferit Murati ka shpikur Viagren” (si mjek qe jeni duhet ta dine se Ferit Murati nuk ka shpikur Viagren por ka bere studime mbi rolin e qarkullimit te oksidit nitrik, studim qe u mor per baze ne zhvillimin e metodave te reja per trajtimin e impotences),

- ”Skenderbeu lufoi per interesin e Kishes Kristiane”
- apo Nena Tereze ishte ”very teenager” kur iku nga Shqiperia” e te tilla brockulla qe bejne per te qeshur kedo.
- Si kryediplomati ne Washington ju do benit mire te mesonit mbi gjeografine e vendit tuaj, pasi Ju nuk mund te deklaroni se Shqiperia ”ka ca kufi me Greqine” dhe ”kufizohet nga Serbia dhe Mali i Zi, duke haruar se Kosova nuk eshte me pjese e Serbise. Si mundet Ju, si Ambasador i Shqiperise ne Washington, te beni nje deklarate te tille ne auditoret amerikane ne prag te eventualitetit te shpalljes se pavaresesise se Kosoves? Ky eshte nje gabim shume i rende politik dhe diplomatik.
-Po keshtu, deklarata e Juaj se ne Maqedoni jetojne 1 milion shqiptare eshte nje deklarate jo diplomatike, e cila mund te behet nga Qytetari Sallabanda por kursesi nga nje Ambasador i Republikes se Shqiperise.
- Ne se auditori i atij universiteti ne Utah nuk e ka shume idene se kush ka qene Skenderbeu, te cilin ju nje here e quanit ”Guvernator i Pare i Shqiperise”, apo xhentelmen, luftetar qe luftoi 57 vjet kunder turqve dhe njehere ”personi qe nuk i jepte lejen turqve te shkonin ne Itali” (a thua se Skenderbeu yne kishte qene Drejtori i Doganes se Vlores), me siguri qe ata e njohin shume mire historine e vendit te tyre.

- gafat tuaja historike mbi figurat politike amerikane sigurisht qe do ti kene lene me goje hapur:
Presidenti Willson (apo xhentelmeni, si e quani Ju) ne vitet 1913-1914 nuk kishte lidhje fare me rolin qe i jepni ju si shpetimtar i Shqiperise. Presidenti Willson ne vitet kur Lufta e Pare Boterore nuk kishte filluar akoma, as qe e ka permendur ndonjehere vendin te cilin sot ju e perfaqesoni.

-Ajo qe ju kerkonit te thonit (por qe e bete lemsh) eshte fakti se Presidenti Willson mori pjese ne Konferencen e Paqes ne Paris ne Janar 1919, konference kjo e cila mbylli zyrtarisht luftimet ndermjet paleve nderluftuese dhe pas me se 6 muajsh negociatash konkludoi ne 5 traktatet e famshme te njohura si Traktati i Versajes, St Germain, Trianon, Neuilly dhe Serves, te cilat detajonin ne leter marrveshjet me palet humbese te Luftes se Pare Boterore. Ishte ketu, ne kete Konference dhe jo ne vitin 1913, sic shpreheni ju, qe Presidenti Willson mbrojti parimin e vetvendosjes se vendeve te vogla, nder te cilat ishte edhe Shqiperia.

-Trajtimi i sa me realist dhe kronologjik i historise se Shqiperise ndoshta duhej te perbente thelbin e prezantimit tuaj por nje auditor universitar, nuk mund te mos nenqeshe kur merr leksione mbi historine boterore nga Ju.

-Ndoshta shpjegimet tuaja naive mbi flamurin shqiptar se gjoja ai eshte ”me shqiponje si e amerikaneve” apo ”ka dy koka sepse Guvernatori Skenderbe e kishte ushtrine nga Veriu dhe Jugu dhe Guvernatori Skenderbe ishte trupi dhe dy kokat jane Veriu dhe Jugu” mund te mos krijojne te qeshura.

- Por ne se ju e quani Perandorine Romake te shtrire nga Roma ne Istambul, (duke haruar se Perandoria Romane ishte e shtrire jo vetem ne nje territor me te gjere por Istambul apo Stamboll u quajt keshtu vetem pas marrjes se Konstandinopojes nga Otomanet), kjo eshte me te vertete per te qeshur.
- Eshte e pa mundur qe ne nje leter te tille te renditen te gjitha gabimet, pasaktesite dhe gafat tuaja historike per Shqiperine dhe rajonin, por nuk mund te le pa permendur se njohurite tuaja per historine e antikitetit dhe mesjeten e vendit tuaj jane te pa mjaftueshme per te pasur guximin qe ju t’i prezantoni ne nje auditor universitetar kudo qofte ai.

-Ju keni njohuri shume te pakta mbi kulturat qe kane qene te pranishme ne territoret ku sot eshte Shqiperia, eshte e pa falshme qe Ju te mos thoni asnje fjale mbi Ilirine dhe kulturen ilire sado modeste qe ajo mund te jete.

-Auditori amerikan degjoi se Shqiperia tashme ka ndertuar Korridorin 8, nje lajm ky i pa njohur deri me tani ne Shqiperi dhe ne rajonin tone

-Persa i perket kembenguljes suaj se shqipja vjen nga pellazgjishtja, kjo ndoshta mund te ishte pjese e nje bisede mes miqsh ne ndonje klub te Tiranes por kursesi pjese e nje prezantimi te nje ambasadori ne nje auditor universitar.
Deri me sot askush ne qarqet shkencore linguistike nuk ka sjelle ndonje fakt per te provuar se shqipja eshte pasardhese e pellazgjishtes dhe kembengulja e juaj ne nje auditor akademik sjell vetem nenqeshje cinike mbi naivitetin e tuaj.
..
Sinqerisht Juaji
Auron Tare

4 comments:

Anonymous said...

Ka dhe shumee gafa te tjera:
"Shqiptaret jane shpendare ne Macedoni-1.000.000 " nga 2.000.000 milone qe ka gjthasejt, ne Greqi... ka nje minoritet shqiptar
Sipas statistikave zyrtare nuk kemi degjuar per minoritet shqiptar ne greqi, e kunderta, ka minoritet grek ne shqiperi

Anonymous said...

Gafe tjeter e ambasadorit sallabanda:
"Nobelisti Ferrid Murat eshte me origjine shqiptare nga baba dhe nena"

kurse vete Ferid murat thote se nena e tij ishte amerikane
http://nobelprize.org/nobel_prizes/medicine/laureates/1998/murad-autobio.ht

Anonymous said...

Shkruan:Ylber MEMIA

Vetėm pak kohė mė parė, ambasadori Shqipėrisė nė SHBA, z.Aleksandėr Sallabanda bėri njė paraqitje mbi Shqipėrinė nė Brigham Young University, Provo, Juta. Ky ėshtė njė universitet privat nė pronėsi tė kishės mormone. Ambasadori mund tė kishte gjetur auditore mė tė pėrshtatėshme pėr paraqitjen e tij por kjo ėshtė tjetėr gjė. Tė gjithė ata qė ndoqėn nė videon e qarkulluar nė internet paraqitjen e tij me Power Point, patėn njė ndjenjė jo e mirė.

Ka shumė qė bėjnė me faj anglishten e dobėt tė ambasadorit. Unė mendoj se prapė nuk ėshtė kėtu puna. Anglishtja e tij, edhe pse jo me nivel, ishte e mjaftė pėr tė shprehur ato qė donte tė thoshte ai. Dhe veē kėsaj ai vetėm sa shoqėronte shfaqjen e figurave nė Power Point. Puna ėshtė tek niveli i tij i dobėt kulturor dhe tek paraqitja e pasaktė e gjėrave nė njė ekspoze pėr Shqipėrinė. Edhe njė gjimnazist nė njė humbėtirė tė thellė tė Shqipėrisė me siguri qė i di mė mirė se ai ca gjėra. Tė thuash qė shqiponja nė flamurin shqiptar ka dy krerė se njėra pėrfaqėson jugun e tjetra veriun, ėshtė vėrtet tė qeshėsh por pastaj tė vrenjtesh e tė mendosh se ē’nivel ka diplomacia shqiptare sot.

A nuk e di ky zoti ambasador se shqiponja me dy krerė e ka origjinėn qė nė Bizantin e lashtė? A nuk e di ai se atė e kanė nė flamurėt e tyre apo nė simbolet kombėtare veē Shqipėrisė edhe Mali i Zi, Rusia, Serbia e Armenia? Po kėto vende, pėr jugun e veriun e kanė atė atje? A i lejohet njė kryediplomati nė vendin mė tė rėndėsishėm tė globit tė thotė se nė Maqedoni ka njė milion shqiptarė, kur sipas regjistrimit tė vitit 2002, ata janė vetėm pak mė shumė se 500 mijė? Ėshtė fjala pėr tė bėrė diplomaci, jo pėr tė shitur patriotizėm e megallomani. Dhe le tė mos pėrmendim gafa e gafa tė tjera, shprehje pa vend e cilėsime tė pasakta qė ai kishte nė ligjėrimin e tij fare joligjėrues.

Dhe tė mendosh se ėshtė fjala pėr njė material tė parapėrgatitur e pėr tė cilin mund tė gjesh sa tė duash tė dhėna. Bile do tė ishte mirė qė vetė ministria e jashtme nė Tiranė tė pėrgatiste materiale standarde pėr raste tė tilla parqitjesh pėr ambasadat. Imagjinoni se ē’gafa duhet tė bėjė ky zoti ambasador kur merr pjesė nė debate tė ndryshme nė tryeza mė tė larta, kur ndodhet pėrballė gazetarėve etj. Persona tė tillė nuk i njeh publiku deri sa ndodh ndonjė rast si ky qė thamė mė sipėr dhe ku ju del kallaji e tregohen se ē’janė nė tė vėrtetė. Dhe nuk ėshtė vetėm ky rast kur ky zotni ambasador ėshtė i pasaktė e i lehtė. Nė shumė materiale tė tjera mund tė gjesh “xhevahire” tė tijat. Nė njė intervistė me “Washington Diplomat” ai thotė se gjatė regjimit komunist ishte i internuar 11 vjet nė Kukės ku punonte si mjek. Pse tė internuar paskan qėnė tė gjithė ata mjekė, mėsues, agronomė inxhinierė qė punonin nėpėr rrethet e humbura tė Shqipėrisė nė kohėn e diktaturės? Nuk fitohet me tė pavėrteta respekti i tė huajve nė ato vende ku diplomati kryen shėrbimin e tij. Dhe nė ato qė thotė zoti Sallabanda ka mjaft tė pavėrteta e budallallėqe.

Cila ėshtė merita e kėtij zotnie qė na qėnka caktuar ambasdador nė vendin mė tė fuqishėm tė botės? Po t’i zėsh t’i numėrosh tė tėra, tė del se vetėm pėrkushtimi partiak politik ėshtė merita qė e ka sjellė kėtu kėtė mjek mikrobiolog. Tani nuk jemi mė nė 1991 kur kishim alergji nga diplomatėt e vjetėr por edhe tė rinj ende nuk kishim. Vallė nuk ka edhe tani? Me siguri qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Diplomatėt janė persona teknikė jo nėpunės partie. Askush nga vendet e vėrteta demokratike nuk i ndėrron ata sipas fitoreve tė partive nė zgjedhje. Diplomacia ėshtė zanat. Kurse ne vazhdojmė me mendėsinė qė t’i pėrdorim postet diplomatike si shpėrblime besnikėrie apo partitizmi.

Dihet se ē’rol minimal ka Shqipėria nė skakierėn e politikės botėrore. Kjo nuk ėshtė as e turpshme e as poshtėruese. E turpshme dhe poshtėruese ėshtė qė tė mos dimė ta paraqesim vendin tonė ashtu siē duhet, me ndershmėri, dinjitet e kulturė. Ē’mund tė bėjė mė shumė njė diplomat se kaq nė njė tjetėr vend? Ē’mund tė bėjė tjetėr mė mirė veēse ta bėjė amabasdėn njė qendėr kulturore tė bashkėkombasve tė tij qė janė nė atė vend, pa dallim idhtarėsh e partish? Dhe vini re se ē’ndodh? Vini re se si rreth 70% e gjithė personelit tė ambasadave, me gjithė ambasadorėt brenda, nuk kthehen mė nė mėmėdheun e tyre tė dashur kur i heqin apo u mbaron afati por gjejnė ndonjė skutė pėr tė ndenjur atje ku janė duke shfrytėzuar lidhjet e vjetra e miqėsitė e krijuara nė emėr tė marrėdhėnieve zyrtare diplomatike.

Kjo ėshtė sepse ende edhe sot kur Shqipėria ėshtė e hapur, njė post nė ambasada shikohet me lakmi si njė privilegj i madh. Ky post i kėrkohet me lloj lloj mėnyrash, atij, “tė madhit” qė e ka nė dorė kė tė ēojė. Dhe “i madhi” e jep shpėrblimin, kur i mbushet mendja. Pra nuk ēohet nė kėtė post njė njeri qė bėn punėn (ashtu siē ndodh edhe me shumė poste tė tjera nė atė vend) por vihet njė njeri qė tė shpėrblehet e tė japė garanci se i qėndron besnik “tė madhit”.

Rrallė ndodh qė personeli i trupit diplomatik shqiptar tė jetė mik i vėrtetė i kulturės. Nė pėrgjithėsi ata nuk i shohin dot me sy njerėzit e kulturės tė vendit tė tyre. Ndėrkohė qė kjo ishte e vetmja gjė me tė cilin duhet tė mburreshin nė ato vende ku i kanė caktuar tė jenė. Pyetni po tė doni shkrimtarė e piktorė, muzikantė, gazetarė e njerėz tė shkencave dhe do t’ju tregojnė se si i kanė pritur nė ambasada kur u ka rėnė rasti. Me pėrjashtim tė atyre qė gėzojnė besimin dhe afėrsinė e “tė madhit” apo “tė mėdhejve”, tė tjerėt kanė njė pėrshtypje qė nuk do tė donin ta shihnin mė kurrė me sy derėn e asaj ambasade.

Dhe ėshtė qesharake tė vėsh re se detyra kryesore e kėtyre ambasadorėve hallemėdhej ėshtė tė presin e tė pėrcjellin zyrtarėt e lartė tė shtetit shqiptar. Pėr kėtė ata e shkrijnė tė gjithė talentin dhe energjinė e tyre. Dhe vizita tė tilla janė pa fund. Vijnė pa rreshtur funksionarė qė nuk e kanė tė vėshtirė tė sajojnė ftesa (shumė nga kėto ftesa i sajojnė ambasadorėt pritės). Pastaj kanė edhe ndonjė punė tė tyre, takojnė ca bashkėpatriotė, shikojnė fėmijėt qė i kanė nė shkolla atje, u japin kohė grave tė bėjnė pazaret e modės e shumė tė tjera.

Me aq e vogėl dhe e parėndėsishme sa ē’ėshtė Shqipėria, ambasadorė tė tillė si z. Sallabanda e bėjnė veē tė tjerave jo vetėm akoma mė tė parėndėsishėm por edhe qesharak vendin e tij. Shqipėria ka nevojė pėr diplomatė qė tė rrezatojnė dije, mėnēuri e kulturė, qė tė mos pėrdorin fjalorin “ne” pėr partinė nė pushtet dhe “ata” pėr opozitėn. Diplomatėt shqiptarė duhet tė jenė njerėz karizmatikė, tė sjellshėm e tė edukuar, tė aftė tė bėjnė miq tė shumtė nė atė vend ku shėrbejnė por tė mos humbasin edhe miqėsinė e respektin e bashkėkombasve tė tyre atje.

Anonymous said...

You can read the original about the "exile" of Sallabanda ( washington diplomat): “During communism, I was a doctor in a research institute in Tirana,” said Sallabanda, 57. “Some intellectual elements were purged by the regime, and I spent 11 years of life in internal exile. I was sent to Kukës, a very remote district, for being a doctor. The whole family was punished.”

So according Sallabanda, all the people in ragion different from Tirana were in exile