Thursday, February 14, 2008

Ministri Pango bllokon kthimin e fshtarave tradicionalë, në fshatra turistikë

(Gazeta Sot-14-02-2008)
Fshatrat turistikë, janë tashmë problemi më pikant për ministrinë e Turizimit. Prej 12 vjetësh, për to është folur dhe janë bërë dhjetra takime qeveritare e ndërkombëtare, ku janë paraqitur projekte e janë përcaktuar vendime. Grupe pune ekspertësh, vendas dhe të huaj, kanë marrë përsipër hartimin e politikave të këtij resursi gjigand që ka Shqipëria. Në dhjetor të vitit 1999, qeveria Shqiptare ka përcaktuar 9 zona kryesore të zgjeruara, si mundësi për ndërtim fshtarash turistik. Ky vendim ka përzgjedhur si të tillë edhe zonat e Golemit, Shkëmbi i Kavajës, Divjaka, Spilleja etj.Këto zona, u përcaktuan si të tilla, me vendimin nr. 256, datë 13 dhjetor 1999. Mirëpo, në muajin qershor të vitit 2006, pa asnjë vendim qeverie, me urdhër gojor të ministrit Ylli Pango, këto zona nuk quhen më “zonë fshatarash turistikë”, por qendra banimi publike, pjesë e bashkive Divjakë, Durrës, Kavajë! Në fakt, këto ndërtime janë bërë nën “logon” fshat turistik, që do të thotë, se aty veprimtaria është e kufizuar në lirinë për të abuzuar në detyrimet fiskale, pra që duhet t’i paguash shtetit detyrimet gjatë ushtrimit të veprimtarisë së turizimit, ndaj dhe me një marrveshje private të ministrit Pango, këto kaluan në mënyrë abuzive, në zona urbane publike, si banesa, hotole, restorante etj., pra, si qendra të thjeshtë banimi! Kjo ka ndodhur edhe me zonën e vilave dhe ndërtimeve turistike tek Shkëmbi i Kavajës, e cila është miratuar po me vendimin e mësipërm, si zonë turistike, por më pas, po me urdhër gojor të Pangos është kthyer në qendër banimi urbane!

Të tjera abuizme të Pangos, me ligjin
Këtu nuk është fjala vetëm për këto dy zona. Sepse në shkallë vendi, janë 65 zona fshatare, të cilat janë përcaktuar në grup, me vendimin nr. 768, datë 23 korrik 2001, të tjetërsohen në fshatra turistik, duke shfrytëzuar edhe resursset natyrore e ndërtimore tradicionale që ka zona, pra, duke ruajtur të paprekur “fizionominë” funksionale tradicionale, të zonës ku shtrihet harta e fshatit turistik që do të ndërtohet. Nga këto, 22 zona janë në zonën verilindore të vendit, konkretisht në Tropojë, Dibër, Kukës, Has. Ndërsa 13 zona, janë përcaktuar në Shqipërinë e Mesme dhe 30 zona, janë në Shqipërinë e Jugut, ku përfshihen rrethet Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë, Mallakstër. Kujtojmë, se rrethet bregdetare, si Lezha, Shkodra, Vlora e Saranda dhe rrethet liqenore, si Pogradeci e Korça, janë përfshirë në një masterplan gjerman, me projekte speciale, por që është bllokuar qysh në vitin 1998, për shkak të moszgjidhjes së problemeve pronësore dhe bllokazheve të pronarëve, si në rastin e Kakomesë, të Lukovës, të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, të Grykës së Këlcyrës, të luginës së Valbonës, të livadheve të Lurës etj. Fshatrat turistike, sipas ligjit të vjetër të turizmit kanë qënë struktura të reja (pra që do të ndërtoheshin), të cilat janë trajtuar me titullin “Person i stimuluar”, (që do të thotë, përfitime nga përjashtimi i pagesës së taksës së fitimit dhe ajo doganore, etj).

Interesat e “trusteve” të fshatrave turistikë


Sipas burimeve nga ministria e Turizmit Shqiptar, projektet e ndërtimit të fshatrave turistikë, janë bllokuar me urdhër të ministrit, por që nuk prezantohet asnjë shkresë në lidhje me të. Ky bllokim, nuk ka rdhur për arësye teknike, por sepse ministri Pango është përfshirë në aferën e biznesit me projktet dhe lejet për ndërtim fshatrash turistikë. Përballë tij është “klani” i para ardhjes së tij në detyrë, i cili i kishte bërë “letrat” gati, por që tashmë duhen “bërë nga e para”. Dhe arsyeja kuptohet qartë. Madje, zëra brenda ministrisë, thonë, se edhe me këtë problem madhor e tepër fitimprurës, si kapital i patundshëm, ka lidhje spastrimi që Pango po vazhdon t’i bëjë administratës që komandon, duke e motivuar me termin e rëndomtë “reformë”, por që na fakt është veçse krijim i një stafi të besuar, që duhet të menaxhojë, jo fondet e topave e të rrjetave të futbollit, as fondet për karrigen e re rrotulluese të blerë prej zvendësit të tij, Ekrem Spahia, por fondet e projekteve dhe burimet e mëdha të fitimit, që do të vijnë nga liçensimet dhe donacionet ndërkombëtare për ndërtimin e 65 fshatarev turstikë, të miratuar deri tani.
Ministri Pango gjithashtu, po me inciativën e tij dhe me firmën e kryeministrit Berisha, ka mundur të miratoj futjen e 4 zonave urbane informale, në listë-hartën e fshatrave turistikë të vendit edhe disa lagje në periferi të Tiranës, të cilat u përkasin një grupi politikanësh e qeveritarësh, duke cënuar kështu, projektin e GTZ dhe të Organizatës Botërore të Turizmit, si dhe ligjin shqiptar për fshatrat turistik. Këto objekte dhe grup objektesh, janë miratuar të tilla, në kundërshtim të plotë me ligjin, mbasi janë rezidenca të dyta private individësh e grup-individësh dhe jo fshatra turistikë, as në shprehjen më minimale të tyre.

Ministri Pango bllokon kthimin e fshtarave tradicionalë, në fshatra turistikë


Ka një problem tjetër në turizmin shqiptar. Nëse dje, folëm për abuzimin me numrin e turistëve që kanë ardhur gjatë vitit 2007 në vendin tonë, sot po prezantojmë një tjetër skandal të ministrit që “kallajis” dhe keqpërdor realitetin e ndryshkur të këtij sektori. Konkretisht, që me ardhjen në krye të kësaj ministrie, të zotit Pango, është hequr nga trajtimi ndërtimi i fshtarave turistikë në fshatrat ekzitues. Me vendimin nr. 678, datë 19. 07. 1996 është përcaktuar lista me emrat e fshatrave ekzistues, që do të transformohen në fshatra turistikë, kryesisht në zonat malore jugore, verilindore, juglindore dhe veriore. Gjithsej janë përzgjedhur 134 fshatra. Por asnjeri prej tyre, nuk është futur në rikonstruksion urbanistik e ndërtimor, madje as infrastrukturor. Ky vendim nuk do të realizohet më së fundi, sepse është përjashtuar si mundësi reale me një urdhër po të pa shkruar, të ministrit Pango. Qëllimi është ky: të ndërtohen fshatra të reja turistikë, që të jenë pronë direkte, e plotë ose e pjesëhsme e ministrit Pango, pushtetarëve dhe politikanëve, siç ka nisur konkretisht, në vijën bregdetare dhe zonat malore e ato alpine të vendit.

Ligjit dhe “Maliqi Pango” për fshatrat turistikë


Duke qene se ne baze te ligjit te vjeter, vetem jepej stimuli dhe nuk ekzistonte pjesa rregullatore per kontrollin dhe masen e perfitimit (mbi bazen e te ciles sot mund te llogariteshin humbjet ne buxhetin e shtetit), ne ligjin e ri, u propozuan dhe u miratuan rregullimet e munguara. Keshtu, fshat turistik ne ligjin e ri eshte “nje strukture e organizuar ne forëm fshati, me perqendrim te burimeve turistike, i klasifikuar ne perputhje me standartet e miratuara per zhvillimin e turizmit dhe qe gezon privilegje te caktuara sipas dispozitave”, ne nje kohe qe burime turistike, jane” komponentet mjedisore, natyrore dhe antropologe, qe jane bere te njohura dhe jane regjistruar si burime turistike, per cilesine dhe vecorite e tyre, e qe jane kapitalizuar permes turizmit”. Pra, ligji i ri (9734, 14.5.2007) stimulon dhe jep mundesi, per zhvillim ekonomik nepermjet turizmit, te fshatrave ekzistues, per zhvillimin e turizmit rural, apo ekoturizmit.Duke i njohur si fshatra turistikë (sic mund te jene fshatrat e bregdetit te jugut, apo Prespes, etj), ministria, nepermjet agjensise kombetare te turizmit, harton programet financiare per kredi apo subvencione (fondi i zhvillimit te turizmit, per te cilin VKM nuk ka dale). Programi i financimit miratohet nga ministria e ekonomise, pasi eshte ky insFshatrat turistikë, janë tashmë problemi më pikant për ministrinë e Turizimit. Prej 12 vjetësh, për to është folur dhe janë bërë dhjetra takime qeveritare e ndërkombëtare, ku janë paraqitur projekte e janë përcaktuar vendime. Grupe pune ekspertësh, vendas dhe të huaj, kanë marrë përsipër hartimin e politikave të këtij resursi gjigand që ka Shqipëria. Në dhjetor të vitit 1999, qeveria Shqiptare ka përcaktuar 9 zona kryesore të zgjeruara, si mundësi për ndërtim fshtarash turistik. Ky vendim ka përzgjedhur si të tillë edhe zonat e Golemit, Shkëmbi i Kavajës, Divjaka, Spilleja etj.Këto zona, u përcaktuan si të tilla, me vendimin nr. 256, datë 13 dhjetor 1999. Mirëpo, në muajin qershor të vitit 2006, pa asnjë vendim qeverie, me urdhër gojor të ministrit Ylli Pango, këto zona nuk quhen më “zonë fshatarash turistikë”, por qendra banimi publike, pjesë e bashkive Divjakë, Durrës, Kavajë! Në fakt, këto ndërtime janë bërë nën “logon” fshat turistik, që do të thotë, se aty veprimtaria është e kufizuar në lirinë për të abuzuar në detyrimet fiskale, pra që duhet t’i paguash shtetit detyrimet gjatë ushtrimit të veprimtarisë së turizimit, ndaj dhe me një marrveshje private të ministrit Pango, këto kaluan në mënyrë abuzive, në zona urbane publike, si banesa, hotole, restorante etj., pra, si qendra të thjeshtë banimi! Kjo ka ndodhur edhe me zonën e vilave dhe ndërtimeve turistike tek Shkëmbi i Kavajës, e cila është miratuar po me vendimin e mësipërm, si zonë turistike, por më pas, po me urdhër gojor të Pangos është kthyer në qendër banimi urbane!

Të tjera abuizme të Pangos, me ligjin


Këtu nuk është fjala vetëm për këto dy zona. Sepse në shkallë vendi, janë 65 zona fshatare, të cilat janë përcaktuar në grup, me vendimin nr. 768, datë 23 korrik 2001, të tjetërsohen në fshatra turistik, duke shfrytëzuar edhe resursset natyrore e ndërtimore tradicionale që ka zona, pra, duke ruajtur të paprekur “fizionominë” funksionale tradicionale, të zonës ku shtrihet harta e fshatit turistik që do të ndërtohet. Nga këto, 22 zona janë në zonën verilindore të vendit, konkretisht në Tropojë, Dibër, Kukës, Has. Ndërsa 13 zona, janë përcaktuar në Shqipërinë e Mesme dhe 30 zona, janë në Shqipërinë e Jugut, ku përfshihen rrethet Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Delvinë, Mallakstër. Kujtojmë, se rrethet bregdetare, si Lezha, Shkodra, Vlora e Saranda dhe rrethet liqenore, si Pogradeci e Korça, janë përfshirë në një masterplan gjerman, me projekte speciale, por që është bllokuar qysh në vitin 1998, për shkak të moszgjidhjes së problemeve pronësore dhe bllokazheve të pronarëve, si në rastin e Kakomesë, të Lukovës, të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, të Grykës së Këlcyrës, të luginës së Valbonës, të livadheve të Lurës etj. Fshatrat turistike, sipas ligjit të vjetër të turizmit kanë qënë struktura të reja (pra që do të ndërtoheshin), të cilat janë trajtuar me titullin “Person i stimuluar”, (që do të thotë, përfitime nga përjashtimi i pagesës së taksës së fitimit dhe ajo doganore, etj).

No comments: