Wednesday, February 13, 2008

SHKRIMTARI DHE DIKTATORI ...

... U bene tashme pothuajse njëzet vjet qe emri i Kadaresë, me shume nga vete shqiptaret, pra nga bashkëkombësit e tij, se sa nga te huajt, po zihet ne goje e përflitet me nje zell e cinizëm te rralle, nga njerëz te zgjuar e ordinere. Rralle ka ndodhur qe gjate kësaj periudhe, te flitet e te diskutohet kaq shume për ndonjë personalitet shqiptar, përshirë këtu edhe vete shefin e diktaturës, Enver Hoxha. Perse ka ndodhur e ndodh kjo? Se pari, mendoj, nga vete roli, vendi dhe personaliteti i jashtëzakonshëm dhe unikal i I. Kadaresë ne boten moderne shqiptare. Se dyti, sepse asnjë shqiptar i shekullit te kaluar, përfshirë edhe fillimet e këtij qe përjetojmë, (pra te shek. XXI), nuk arrit te marre dimensione te tilla botërore.
Njeri, ne fakt, tentoi te mbetej ne histori. Ai ishte Enver Hoxha, i cili e çoi nje popull te tere drejte katastrofës, duke u bere kështu arkitekti gjakatar i nje prej diktaturave me te egra te Lindje Komuniste. Por, Enver Hoxha, megjithë zullumet qe beri, mbeti i panjohur. Për arsye se, ata qe e njohën dhe bëne jehone për te, ishin kryesisht grupe marksiste-leniniste e qarqe te majta pa autoritet, te cilat jo vetëm qe ishin ne minorance por edhe perënduan shpejt, ne kushtet e zhvillimit te shoqërisë se konsumit si edhe transformimeve te medha pozitive te kapitalizmit. Ndërkohë, persë i përket krimeve te tij, (Enver Hoxhës) Shqipëria ishte nje vend aq i vogël dhe i parëndësishëm,sa qe figura e këtij diktatori, mbeti e vazhdon te mbetet po aq i panjohur sa edhe vendi qe shtypi egërsisht.
Pra, nga këta dy njerëz që shënuan historinë e Shqipërisë gjate kësaj periudhe, vetëm Ismail Kadareja, mbeti personalitet i shënuar dhe i njohur ndërkombëtarisht. Duam apo s'duam ne, na vjen maraz apo lumturohemi, ka qene apo s'ka qene komunist, i ka shërbyer apo jo diktaturës, emri dhe vepra e tij tashme kane marre dhenë dhe ai qe e lexon atë, ne tren, autobus, ferry, avion apo tram, ne New-York a ne Indi, shtrire ne nje lendinë ne Bolivi, apo ulur ne shkallet e Sacre-Coeur ne Paris; ai qe bën nje pushim mbi gurët antike te Panteonit ne Athine apo qe gëlltit i uritur nje hamburger rrugëve te Bangkokut, ai shtrire ne nje divan te ngrohte ne nje studio te Stokholmit ... ai, pra, i kudondodhuri ne këtë bote e cila po behet gjithmonë e me vogël, as qe do t’i a dije se ç’shkruajnë shqiptaret për autorin e librit qe kane ne duar. Pra, për Ismail Kadarenë.
Ne fakt, është po e njëjta gjë qe na ndodh edhe ne ! A duam, t’i dimë ne, bie fjala, se ç'zabrahan ishte Balzaku, se sa here ne dite e tradhtonte gruan Mopasani, se si mbështeste te kuqte komuniste Xhek Londoni, se si simpatizonte nazistet Celine, se si shkruante për Stalinin Lui Aragoni, sa i lig ne shpirt ishte Goethe etj. A e pyet veten për ndonjë gjë te tille, ndonje prej nesh? A e flak, ndokush, tej me neveri nje libër, bie fjala, shkruar nga Maksim Gorki, Xhek London, Janis Ricos, Zhorzh Amado, Pablo Neruda e plot te tjerë qe tani s'me vijnë nder mend, për faktin se ata kane qene komuniste apo simpatizantë te se majtës ?
... Mjaft, pra, me këto idiotësira, duke gërmuar e shpifur gjithë këto mitologjira ! Mjaft, me këto mediokritete! Turp (ti iu vije atyre njerëzve, individëve e qarqeve qe ndjejnë nje kënaqësi te tille te neveritshme, duke goditur njerëzit e shquar te kombit. Boll me, me shkrime, britma e veprime prej linçuesish, se kështu po na neveritni edhe vete Atdheun). Mjaft, duke lëshuar jarge, duke i rene gjoksit e bërtitur për fatet e tij. Ju, njerëz te vegjël e meskine, njerëz hiç! Mjaft me gëzime te tilla te provokuara nga zbulimi i "faktit" ( kjo është e reja e ditëve te fundit ) qe nene Tereza s’është shqiptare, por indiane. Kështu deklamonte, plot patetizem, nje gjarpër i zi këto dite, ne nje nga forumet e internetit. Dhe gëzohej, ai njeri i shkrete se, duke mohuar origjinën e Nene Terezës po i kishte bere nje shërbim te madhe kombit ...
Pra,boll me këto shpifje te neveritshme ! Beni te kundërtën, mbrojini vlerat e kombit ! Dilni dhe mbrojeni atdheun, ju, qe dite e dite i këndoni atij, ju rapsodë çiftelish e polifonistë labe. Ju mbrojtës trima e sypatrembur te Kosovës e Çamërisë, ju poete e prozatore atdhetare, ju qe jeni lavdia e krenaria e kulturës bashkëkohore shqiptare, ju qe ju digjet xhani për mëmëdheun qe larg nga mërgimi i mallkuar. Ju, o te pagjume, qe s’flini as dite e as nate e po treteni për te! Ngrihuni, pra dhe mbroni vlerat e kombit, mos qëndroni tulatur, Ju kryetare te nderuar te mijëra e mijëra shoqatave te kombit me te shquar ne bote. U thoni JO kalorësve te tille te vrerosur, kufomave te tilla qe hiqen zvarre, nje nje"beteje" tashme te humbur e qe, sigurisht, s'do ta fitojnë kurr�� ... Amen ! Allahu ekber !



Shenim:

No comments: