Sunday, February 10, 2008

PA U KTHYER PRONA SKA TURIZEM


Derguar nga gazetari Stavri Marko [ acrocheranea@yahoo.com]

FOTOGRAFI: Takim ne perfaqesine e Bankes Boterore ne Tirane ku tre perfaqesues te Bashkise dhe Komunitetit Himariot (V. Bollanos, Th. Bollanos dhe S. Markos) i
deklaruan Bankes Boterore se "asnje projekt nuk mund te filloje ne bregdet pa u ndare pronesia ne baze te kushtetutes se vendit dhe himarioti te mare token e tij"

NE TAKIMIN ME BANKEN BOTERORE HIMARA DHE LUKOVA DUHET

TE THOTE JO PROJEKTIT.

Mar shkas prej disa deklaratave te Komuniteteve Himariote, Shoqates Bregdeti etj si dhe te deputetit himariot Nikollaq Nerantzis per problemin madhor te tokave te Himares.

Diten e marte 10 Shkurt, Banka Boterore zhvillon nje takim me perfaqesues te Komunitetit dhe Bashkine e Himares per te perfunduar fasen permbledhese te bisedimeve me zonen, duke kerkuar prej komuniteteve qe kalon projekti i tyre ne bashkepunim dhe me qeverine shqiptare, marjen e vendimit PO ose JO.

I bej thirje perfaqesuesve qe do te marin pjese nga Komuniteti Himariot dhe Bashkite e Himares dhe Lukoves, qe ti thone JO ketij projekti ashtu sikunder e cileson edhe Neni 1 i ketij Memorandumi midis Bankes Boterore dhe Komuniteteve te Bregut Jonian.

Per korektese, Neni 1 i Memorandumit shprehet qartazi se: "Ky projekt duhet te startoje punen pasi te kete mare aprovimin e komunitetit per zgjidhjen e problemit madhor te pronesise". Ky problem jo vetem qe nuk ka gjetur zgjidhje nga autoritetet shqiptare, por perkundrazi projekte te erreta kerkojne te debojne nga tokat e tyre himariotet ne emer te zhvillimit.

U bej thirje perfaqesuesve legjitime qe do te marin pjese ne kete mbledhje, si nje nga prioritetet
kryesore qe ka nxjere edhe Konferenca Pan Himariote qe: "PA U KTHYER PRONA HIMARIOTIT ASNJE LESHIM TE MOS BEJNE KARSHI PROJEKTEVE MISTERIOZE QE KERKOJNE TE
DEBOJNE HIMARIOTET NGA TOKAT E TYRE PA U KTHYER SE PARI PRONA E TYRE"

Kjo vlen edhe per Komunen e Lukoves

No comments: