Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Monday, February 04, 2008

SHEN NIFONI NGA LUKOVA - 1230-14 QERSHOR 1323

http://www.lukovajone.com

SHKRUAN THANAS BOCI

14 qershori eshte dita e perkujtimit te Shen –Nifonit,i ketij misionari te krishterimit,intelektualit te shquar dhe njeriut cudiberes.Ai jetoi gjate,i duheshin edhe tre vjet qe te mbushte shekullin,(teper e rastesishme jetegjatesia e tij,kur dihet se mosha mesatare ne ate kohe nuk i kalonte te dyzetat),ndaj pati kohe te punonte e te kontribuonte shume.

Shen –Nifoni lindi ne Lukove te Himares qe ben pjese ne Kaonine e hershme dhe qe i perkiste Despotatit te Epirit.Kjo krahine qe ka rreth 3000 vjet e populluar,eshte shquar per nje qyteterim qe ia ka kushtezuar natyra,me nje shtrirje bregdetare per gati 100 km dhe qe lan perdite fytyren ne kaltersine e Jonit,ka bere te mundur jo vetem lidhjet me boten dhe qyteterimin perendimor,duke marre prej tij,por njekohesisht duke i dhene dicka atij.Ndonse eshte terren malor dhe teper i thyer,popullsia vendase gjithcka e ka vene ne sherbim te vetvetes,se sic thote dhe historiani Isambert.ishin<<….punetore dhe te zgjuar…>>por edhe<>(Tuqididi)

Nje prej fshatrave(komopolis_qyteze)shume e pasur ne kete krahine eshte edhe Lukova,me nje histori mbi 2000 vjecare,ku banoret e pare qe i perkisnin fiseve te kaoneve,ndertuan qytetin e Dhoknes(Qafa e Pazarit)me keshtjella mbrojtese ne kalane e gjashnjarit,ku ndodhen edhe varret e jelimeve,por edhe ne Kala(toponim me te njetin emer)dhe pikat e vrojtimit nga deti ne Kapoqefal,Krorez,Mbrostar,Buza e Kungjit(e Kujit),Guri i Vijes e gjer ne Piqerras ne Kujth…Por ky qytet,se bashku me 150 te tjera,u shkaterruan nga Paul Emili(general romak)ne vitin 168 para K..,keshtu qe popullsia u detyrua te zhvendosej duke krijuar fshatrat Lukove,
Shen Vasil,Nivice,Hundecove etj,etj.popullsia u vendos prane ose poshte burimeve ujore,keshtu ndodhi edhe ne Lukove qe kryesisht u vendosen poshte burimit te Gurres,prane Kakoit e Kandulezes,Kostit etj etj gje qe i dha mundesi zhvillimit te pemtarise e vecanerisht ullirit,nje vend me gjelberim te perhershem,ndaj mori dhe nje emertim te tille Lukove.

Gjere para vitit 1052 kur u be ndarja midis lindjes dhe perendimit(Konstandinopojes dhe Romes)pra ne kohen e Bizantit,ekzistonin pak institiciuone fetare per shvillimin e qyteterimit te krishtere ne zonen e Despotatit te Epirit.Keshtu ne vitet 1042-1055,perandori i Bizanit Konstandin Monomahu,ndertoi Monastirin e Shen-Kollit ne Mesopotam,mbi rrenojat e nje monastiri te vjeter pagan.Ky u zhnderrua ne kryeqendren kishtare te krishtere ne ate kohe,por edhe me vone ne despotatin e Epirit,qe sherbeu dhe si shkolle per administraten kishtare.Feja e krishtere ne kete periudhe ishte bere sunduese.megjithese ka pushtime e zgjerime territoresh qe nga Mihali i Pare Engjelli e gjeri tek Mihali i Dyte,kur ky i fundit ra,u detyrua ti jape Manfredit(Sovran i Mbreterise se Sicilise)per grua vajzen e tij Helenen dhe si paje zoterimet e tij ne Korfuz,Himare e Butrint.pikerisht ne kete periudhe te ndezur lufte,u linde ne Lukove te Himares me 1230.Ai qe me vone do te ngjiste shkallet e hierarkise kishtare ne me te lartat dhe do te fitonte pavdekesine ,duke u perkujtuar cdo 14 Qershor.

Ridhte nga nje familje disi e pasur,por edhe misionare e besimit te krishtere.babai dhe xhaxhai i tij sherbenin ne monastirin e Shen Kollit ne Mesopotam.Ne moshen 10 vjecare Nifoni i vogel shkon edhe ai atje,duke pervetesuar katekizmet ne nje kohe sa me te shpejte,sepse ishte djale i zgjuar dhe per shume vite atje sherbeu si dhjak.Ketu mori jo vetem mesimet e para,por edhe informacionin e gjere per zhvillimet ne Perandorine e Bizantit,sepse iu dha rasti qe te shfetonte ne biblioteken shume te pasur qe kishte Monastiri,e cila u dogje dhe u shkaterrua me vone nga nje zjarr qe ra ne te.Megjithese jo te datuara ne lukove ka me shume toponime qe lidhen me emrin(kishe)(qishe,si objekte kulti,gje qe tregon se popullsia e fshatit por edhe ajo e gjithe krahines)ishte e besimit te krishtere Ortodoks dhe e bindur po ne kete besim.Keshtu permendet Qafa e Qishesh,Guri I Qishes,Qisha e Sh,Kostandinit,Shtodhri,Monastirii Shen –Vasilit i shekullit 13 por ka edhe ndonje emer si Bozhiq(Bog-perendi)ku mendohet se ne kohet me te hereshme ka pasur ndonje objekt kulti.Ndersa kisha e pare e stilit Bizantin eshte ajo e Shenje –Premtes,datuar e shekullit 14,padyshim mbi rrenojat e ndonje me te hereshme,se rreth saj ka edhe varre.Ajo eshte ndertuar me qemer e me kuba cilindrike mbi kater kollona e piktura murale,ndersa me vone u ndertua Shen Thanasi(1686)dhe u pikturua me 1870 ku ka dhene nje kontribut te cmuar edhe piktori lukovjot Spiro Haidhi me dy punime te tij(te cilat u shkaterruan me 1967),u ndertua Shen –Meria ne Gurre,Shen Mitri,Shen Kolli ne ane te detit (Lutraq),ndersa ne Monastirin e Krorezes,qe dikur i perkiste Lukoves,Mbreti Rofenzito i Napolit,u dhuroi luftetareve nga Lukova nje kambane me kete mbishkrim.<>.Pra Lukova dhe gjithe krahina e Himares ishte teresisht e krishtere se vazhdonte rrugen e birit te saj,Nifonit dhe misonareve te tjere.Ne monastirin e Shen Kollit Nifoni u njoh me nje misioner te ardhur nga Mali Sinai nga monastiri Jinomerin,i cili ndikoi shume ne formimin e djaloshit te ri,ndaj e mori edhe me vete ne Ajion –Oros ,atje ku per here te pare kishte shkuar Shen Pjetri ,duke e braktisur pergjithmone Lukoven e tij te bukur dhe pasurine ,per tu vene ne sherbim te perjetshem te mesimeve te krishtit.Pasi qendroi tre vjet nje nje monastir,shkon tek ai i Shen Vasilit per 14 vjet rresht,duke e mesuar veten vetem me ushqime te thata(ksrioarto).Ne kete vend bie nje epidemi e madhe ku vdiqen shume njerez(monahos),ndaj ky u detyrua te shkoje ne Vuleftiria.Pas disa vitesh zhvendoset ne nje vend tjeter ku njihet me besimtarin Maksimo Kafsokaliviti,me te cilin u lidh forte me te aq sa monahos Nifonit i vune mbiemrin Kafsokaliviti qe e ruajti gjate gjithe jetes se tij,me te cilin njihet edhe ne ditet e sotme.Me porosi te Maksimos shkon ne ishullin e Shen Kristoforit,ku sherben ne nje kishe brenda nje shpelle.Atje njihet me nje besimtar nga Iliria,Marko qe e luti Nifonin ti mesonte mesimet e fese me kushte qe te shkonin si vellezer.

Rreth viteve 1300 se bashku me misionaret Maksimo ,Marko dhe te tjere shkon ne Konstandinopoje duke ngjitur shkallet me te larta te hierarkise duke u emeruar Patrik Ikumenik gjersa mbylli syte.Keto jane vitet e lavdise se tij dhe cudiberese te nje intelektuali te mencur si udheheqes shpirterore,por edhe si qytetar i nderuar e i respektuar ne te gjithe Perandorine Bizantine ne ate kohe.Ne janar vdes Maksimo dhe ne 14 qershor 1323(pas 6 muajsh)mbylli syte pergjithmone Patriarku Ikumenik nga Lukova,Makario Nifoni.Vendine tij ia zuri Marko nga Iliria.Trupi i tij u preh ne nje varr ne Ajion-Oros ku ndodhet edhe sot.

Per veprimet e tij cudiberese perreth nje shekull,per shkollen e larte intelektuale te tij,per aftesite administruese dhe organizuese,gjithe koncilli fetar i krishtere e shpalli pas vdekjes shenjtor,Shen Nifoni.

Pas renies se komunizmit,populli i Lukoves ,me kontributin e hiresise se tij Anastas,ne vendin e quajtur Guri i Vigjes,ku ishte ngritur lapidari per diktatorin,e shkaterroi ate dhe ngriti kishen e Shen Nifonit si kujtim dhe nderim per kete njeri te madh.

Shen Nifoni eshte nje krenari per Lukoven ,por edhe per gjithe krahinen e Himares ,si njeriu qe me intelektin e tij u ngjit ne shkallet me te larta dhe la pas nje lavdi,duke fituar pavdekesine.

5 comments:

Anonymous said...

shenim varret e Jelimeve jane varret e elineve, dmth te grekeve

akroqeravnos said...

I lutemi autorit te na jape burimin bibliografik ku i mbeshtet theniet e tij

Anonymous said...

Kapoy exo dhei oti:

Πρώτη φορά η Λούκοβο αναφέρεται το 1431 με 13 οικογένειες και το 1520 με 49 οικογένειες. Το όνομα Λουκόβα προέρχεται από την ελληνική λέξη αύλακος, με το σλάβικο διακοσμητικό επίθημα -ούο-.

stela

Anonymous said...

pou tin exis di pou anafarete ja proti fora to 1431 to loukovo??
stile mou e mail se parakalo..
rivluk@hotmail.com

Anonymous said...

mporeis na mou peis pou to exeis dei parakalw.....???? na mou steileis to link sto e-mail mou....????? litsa_dhima@hotmail.com