SHKRUAN THANAS BOCI
14 qershori eshte dita e perkujtimit te Shen –Nifonit,i ketij misionari te krishterimit,intelektualit te shquar dhe njeriut cudiberes.Ai jetoi gjate,i duheshin edhe tre vjet qe te mbushte shekullin,(teper e rastesishme jetegjatesia e tij,kur dihet se mosha mesatare ne ate kohe nuk i kalonte te dyzetat),ndaj pati kohe te punonte e te kontribuonte shume.
Shen –Nifoni lindi ne Lukove te Himares qe ben pjese ne Kaonine e hershme dhe qe i perkiste Despotatit te Epirit.Kjo krahine qe ka rreth 3000 vjet e populluar,eshte shquar per nje qyteterim qe ia ka kushtezuar natyra,me nje shtrirje bregdetare per gati 100 km dhe qe lan perdite fytyren ne kaltersine e Jonit,ka bere te mundur jo vetem lidhjet me boten dhe qyteterimin perendimor,duke marre prej tij,por njekohesisht duke i dhene dicka atij.Ndonse eshte terren malor dhe teper i thyer,popullsia vendase gjithcka e ka vene ne sherbim te vetvetes,se sic thote dhe historiani Isambert.ishin<<….punetore dhe te zgjuar…>>por edhe<
Nje prej fshatrave(komopolis_qyteze)shume e pasur ne kete krahine eshte edhe Lukova,me nje histori mbi 2000 vjecare,ku banoret e pare qe i perkisnin fiseve te kaoneve,ndertuan qytetin e Dhoknes(Qafa e Pazarit)me keshtjella mbrojtese ne kalane e gjashnjarit,ku ndodhen edhe varret e jelimeve,por edhe ne Kala(toponim me te njetin emer)dhe pikat e vrojtimit nga deti ne Kapoqefal,Krorez,Mbrostar,Buza e Kungjit(e Kujit),Guri i Vijes e gjer ne Piqerras ne Kujth…Por ky qytet,se bashku me 150 te tjera,u shkaterruan nga Paul Emili(general romak)ne vitin 168 para K..,keshtu qe popullsia u detyrua te zhvendosej duke krijuar fshatrat Lukove,
Shen Vasil,Nivice,Hundecove etj,etj.popullsia u vendos prane ose poshte burimeve ujore,keshtu ndodhi edhe ne Lukove qe kryesisht u vendosen poshte burimit te Gurres,prane Kakoit e Kandulezes,Kostit etj etj gje qe i dha mundesi zhvillimit te pemtarise e vecanerisht ullirit,nje vend me gjelberim te perhershem,ndaj mori dhe nje emertim te tille Lukove.
Gjere para vitit 1052 kur u be ndarja midis lindjes dhe perendimit(Konstandinopojes dhe Romes)pra ne kohen e Bizantit,ekzistonin pak institiciuone fetare per shvillimin e qyteterimit te krishtere ne zonen e Despotatit te Epirit.Keshtu ne vitet 1042-1055,perandori i Bizanit Konstandin Monomahu,ndertoi Monastirin e Shen-Kollit ne Mesopotam,mbi rrenojat e nje monastiri te vjeter pagan.Ky u zhnderrua ne kryeqendren kishtare te krishtere ne ate kohe,por edhe me vone ne despotatin e Epirit,qe sherbeu dhe si shkolle per administraten kishtare.Feja e krishtere ne kete periudhe ishte bere sunduese.megjithese ka pushtime e zgjerime territoresh qe nga Mihali i Pare Engjelli e gjeri tek Mihali i Dyte,kur ky i fundit ra,u detyrua ti jape Manfredit(Sovran i Mbreterise se Sicilise)per grua vajzen e tij Helenen dhe si paje zoterimet e tij ne Korfuz,Himare e Butrint.pikerisht ne kete periudhe te ndezur lufte,u linde ne Lukove te Himares me 1230.Ai qe me vone do te ngjiste shkallet e hierarkise kishtare ne me te lartat dhe do te fitonte pavdekesine ,duke u perkujtuar cdo 14 Qershor.
Ridhte nga nje familje disi e pasur,por edhe misionare e besimit te krishtere.babai dhe xhaxhai i tij sherbenin ne monastirin e Shen Kollit ne Mesopotam.Ne moshen 10 vjecare Nifoni i vogel shkon edhe ai atje,duke pervetesuar katekizmet ne nje kohe sa me te shpejte,sepse ishte djale i zgjuar dhe per shume vite atje sherbeu si dhjak.Ketu mori jo vetem mesimet e para,por edhe informacionin e gjere per zhvillimet ne Perandorine e Bizantit,sepse iu dha rasti qe te shfetonte ne biblioteken shume te pasur qe kishte Monastiri,e cila u dogje dhe u shkaterrua me vone nga nje zjarr qe ra ne te.Megjithese jo te datuara ne lukove ka me shume toponime qe lidhen me emrin(kishe)(qishe,si objekte kulti,gje qe tregon se popullsia e fshatit por edhe ajo e gjithe krahines)ishte e besimit te krishtere Ortodoks dhe e bindur po ne kete besim.Keshtu permendet Qafa e Qishesh,Guri I Qishes,Qisha e Sh,Kostandinit,Shtodhri,Monastirii Shen –Vasilit i shekullit 13 por ka edhe ndonje emer si Bozhiq(Bog-perendi)ku mendohet se ne kohet me te hereshme ka pasur ndonje objekt kulti.Ndersa kisha e pare e stilit Bizantin eshte ajo e Shenje –Premtes,datuar e shekullit 14,padyshim mbi rrenojat e ndonje me te hereshme,se rreth saj ka edhe varre.Ajo eshte ndertuar me qemer e me kuba cilindrike mbi kater kollona e piktura murale,ndersa me vone u ndertua Shen Thanasi(1686)dhe u pikturua me 1870 ku ka dhene nje kontribut te cmuar edhe piktori lukovjot Spiro Haidhi me dy punime te tij(te cilat u shkaterruan me 1967),u ndertua Shen –Meria ne Gurre,Shen Mitri,Shen Kolli ne ane te detit (Lutraq),ndersa ne Monastirin e Krorezes,qe dikur i perkiste Lukoves,Mbreti Rofenzito i Napolit,u dhuroi luftetareve nga Lukova nje kambane me kete mbishkrim.<
Rreth viteve 1300 se bashku me misionaret Maksimo ,Marko dhe te tjere shkon ne Konstandinopoje duke ngjitur shkallet me te larta te hierarkise duke u emeruar Patrik Ikumenik gjersa mbylli syte.Keto jane vitet e lavdise se tij dhe cudiberese te nje intelektuali te mencur si udheheqes shpirterore,por edhe si qytetar i nderuar e i respektuar ne te gjithe Perandorine Bizantine ne ate kohe.Ne janar vdes Maksimo dhe ne 14 qershor 1323(pas 6 muajsh)mbylli syte pergjithmone Patriarku Ikumenik nga Lukova,Makario Nifoni.Vendine tij ia zuri Marko nga Iliria.Trupi i tij u preh ne nje varr ne Ajion-Oros ku ndodhet edhe sot.
Per veprimet e tij cudiberese perreth nje shekull,per shkollen e larte intelektuale te tij,per aftesite administruese dhe organizuese,gjithe koncilli fetar i krishtere e shpalli pas vdekjes shenjtor,Shen Nifoni.
Pas renies se komunizmit,populli i Lukoves ,me kontributin e hiresise se tij Anastas,ne vendin e quajtur Guri i Vigjes,ku ishte ngritur lapidari per diktatorin,e shkaterroi ate dhe ngriti kishen e Shen Nifonit si kujtim dhe nderim per kete njeri te madh.
Shen Nifoni eshte nje krenari per Lukoven ,por edhe per gjithe krahinen e Himares ,si njeriu qe me intelektin e tij u ngjit ne shkallet me te larta dhe la pas nje lavdi,duke fituar pavdekesine.
5 comments:
shenim varret e Jelimeve jane varret e elineve, dmth te grekeve
I lutemi autorit te na jape burimin bibliografik ku i mbeshtet theniet e tij
Kapoy exo dhei oti:
Πρώτη φορά η Λούκοβο αναφέρεται το 1431 με 13 οικογένειες και το 1520 με 49 οικογένειες. Το όνομα Λουκόβα προέρχεται από την ελληνική λέξη αύλακος, με το σλάβικο διακοσμητικό επίθημα -ούο-.
stela
pou tin exis di pou anafarete ja proti fora to 1431 to loukovo??
stile mou e mail se parakalo..
rivluk@hotmail.com
mporeis na mou peis pou to exeis dei parakalw.....???? na mou steileis to link sto e-mail mou....????? litsa_dhima@hotmail.com
Post a Comment