Sunday, February 03, 2008

Tokat, kategoritë që u hiqet pronësia

Shenim: Aprovimi i ligjit te siperm i jep fund grabitjeve te pronave te perbashketa te himarjoteve (kullota dhe pyje) qe nga Palasa-Dhermiu e gjer ne Nivice nga letrat me vule te kryepleqve.

1. Dokumentet e tokave qe kane shperndare me bujari kryepleqte do tju ngelen ne dore si letra pa vlere te gjitheve, edhe vete kryepleqeve qe kane marre siperfaqe te konsiderueshme,

2. Kryepleqte aktuale nuk do kene me stimul tu kundervihen bashkefshatareve te tyre sepse tani me kercenohen interesat pa perjashtim te gjithe himarjoteve nga planet e qeveritare per zhvillim te cilat e shikojne bregdetin si parcele te interesave politike
3. Pra ne keto momente kerkohet urtesia e njerezve per te kuptuar se himarjotet kercenohen ashtu si zezaket qe kemi pare ne filma, te shpronesohen nga e ashtuquajtura zone kullote qe faktikisht ne Palermo , Kakome, Dhralea , Ajio Theodhori etj qe synohet t'ju jepet shoqerive te huaja private (apo vendase) me koncesione. Keshtu himarjotit do ti duhet te punoje si argat i tyre dhe i perfaqesuesve te majmur shqiptare qe ne fakt pritet te jene zoterinj e rinj te tokave.

Prandaj kryepleqte idiote te fshatrave (te vete-emeruar ) duhet ta nderpresin luften e pakutim kunder bashkefshatareve te tyre per te ruajtur nje vule qe nuk ka vlere


J.Ll
03-02-2008 (Shekulli)

http://www.shekulli.com.al/news/47/ARTICLE/20958/2008-02-03.html

Projektligji që kësaj jave do kalojë në Parlament, i heq të drejtën e pronësisë të gjithë atyre individëve që kanë marrë në pronësi sipërfaqe që nuk përfshihen në zërin "Tokë Bujqësore"

Toka në bregdet, pyjet, kullotat, livadhet dhe të gjitha tokat jobujqësore mbeten pa pronar

Projektligji që do të kalojë në Kuvend gjatë kësaj jave do të realizojë verifikimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore. Sipas këtij projektligji, të gjitha sipërfaqet e dhëna në pronësi që nuk janë përfshirë në zërin "Tokë Bujqësore" në regjistrat kadastralë të vitit 1991, nuk kanë tituj të rregullt pronësie. Përgjithësisht, ky ligj përfshin ish-punonjësit e Ndërmarrjeve Bujqësore që kanë marrë sipërfaqe të përfshira në regjistrat, si tokë në bregdet, livadhe, kullota, pyje, etj. Sipas specialistëve të Ministrisë së Bujqësisë ky projektligj, që pritet të kthehet në ligj, ka dy qëllime kryesore. Titujt e pronësisë, të marrë në mënyrë të padrejtë mbi tokat që nuk përfshihen në zërin tokë bujqësore, të hiqen. Në projektligj parashikohen edhe rastet kur pronësia është marrë në mënyrë të padrejtë.

Rastet kur nuk njihet pronësia

Projektligji parashikon se nuk janë objekt i dhënies së tokës në pronësi dhe krijimit të titujve të pronësisë, të gjitha sipërfaqet që nuk përfshihen në zërin "Tokë Bujqësore". Pra, sipas këtij projektligji, pyjet, livadhet, kullotat, tokat pyjore dhe të gjitha tokat e Ndërmarrjeve Bujqësore të ndara në bregdet, nuk janë dhënë në pronësi. Sipas këtij projekti, nuk përfshihet heqja e tokës bujqësore nga pronësia për Ndërmarrjet Bujqësore që kanë shpërndarë "Tokë Bujqësore". Në nenit 2, të këtij projektligji, përcaktohet qartë se "sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave të Ligjit Nr 8053, datë 21.12.1995 "Për kalimin, në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore". Pra ky projektligj nuk përfshin nga shpronësimi punonjësit e Ndërmarrjeve Bujqësore që janë bërë pronarë të tokave bujqësore, por prek përgjithësisht të gjithë ata ish-punonjës Ndërmarrjesh-Bujqësore që kanë marrë në pronësi sipërfaqe toke që nuk kanë qenë të kategorizuara si "Tokë Bujqësore" në regjistrat kadastralë të vitit 1991. Toka bujqësore e njohur në regjistrat kadastralë të vitit 1991 dhe e shpërndarë në bazë të Ligjit 7501 dhe disa ligjeve të tjerë shoqërues për Ndërmarrjet Bujqësore, nuk do t'i njihet në pronësi disponuesit të saj, vetëm në rastet kur ajo është marrë në mënyrë të padrejtë. Ky nen përfshin të gjitha rastet kur kemi të bëjmë me sipërfaqe më të mëdha seç ka parashikuar ligji në atë zonë, dhe që janë përfituar me anë të mashtrimit dhe shkeljeve të komisioneve përkatës të ndarjes së tokës. Miratimi i këtij projektligji vendos përfundimisht se të gjitha sipërfaqet e pronave që nuk janë njohur si tokë bujqësore dhe nuk kanë plotësuar kriteret për krijimin dhe fitimin e titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore sipas Vendimit 225 të vitit 1991 të KM dhe Ligjit 8053, të vitit 1995", për kalimin e tokës bujqësore në pronësi pa shpërblim", nuk mund të jenë në pronësi të individëve të ndryshëm, pavarësisht formave të përdorura për të marrë këtë pronësi.

Heqja e pronësisë

Në rastet kur vërtetohet se sipërfaqja e dhënë në përdorim, si kullotë, sipërfaqe pyjore apo toka në bregdet nuk kanë qenë përfshirë në zërin "Tokë Bujqësore" në regjistrat kadastralë të vitit 1991l, atëherë ajo i hiqet nga pronësia individët që e zotëron. Në rastet kur kjo sipërfaqe është shitur "raste të tilla janë kryesisht të shumta për tokat e NB-ve në bregdet", atëherë individi që e ka marrë në përdorim dhe e ka shitur si pronë të tijën, duhet që për këtë sipërfaqe të paguajë pagesën e kësaj toke. Vlera e kësaj toke do të llogaritet sipas çmimeve të bazuar në Vendimin Nr.183, datë 28.04.2005, të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Sipas burimeve nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, pas diskutimit të këtij projektligji në komisionet e Kuvendit, pritet të nisë dhe kontrolli për pronat, proces i cili do të shoqërohet me ngritjen e komisioneve të posaçme, të cilat do të verifikojnë aktet e ndarjes së tokave mbështetur në ligjet e miratuara pas vitit 1993. Ndërkohë burime zyrtare bëjnë të ditur se, projektligji i ri i miratuar ditët e fundit nga Këshilli i Ministrave, për konsolidimin e titujve të pronësisë, nuk do të anulojë ndarjen e tokës, por do ta konsolidojë titullin e pronësisë. Nga ana tjetër, duke u nisur dhe nga denoncimet apo konfliktet mes palëve, ligji kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, i cili do t'i japë zgjidhje të gjitha çështjeve, si dhe do t'i japë fund çdo akuze për ndarje të tokave në forma të jashtëligjshme.

1 comment:

Anonymous said...

Se bashku me njoftimin e meposhtem del se kryeplakut i ngelen celasat e kashtes, prandaj ska arsye shtesohen njerezit per gjera hice



Shfuqizimi ligjit 7501, te henen

Shekulli:
E Diele, 03 Shkurt 2008

Kuvendi pritet te votoje te henen shfuqizimin e ligjit 7501 “Per Token”, si dhe ndryshimet ne ligjin per “Kthimin e Kompensimin e Pronave”. Ishin parashikuar te votoheshin ne fund te dhjetorit qe shkoi, por, per mungese te vullnetit politik, apo debateve, u shty per kete legjislature. Madhi konkretisht propozon shfuqizimin e ligjit 7501, qe sipas vendimit te marre ne komisionin e ligjeve, duhet te ishte bere qe me 31 dhjetor 2007. Por zvarritja e politikes, la ne fuqi edhe per dy muaj te tjere, ligjin per ndarjen e tokes bujqesore. Ndaj data per shfuqizimin e tij duhet te ndryshoje deri ne fund te ketij muaji. Nga ana tjeter, per votim jane edhe amendamentet per ndryshimin e ligjit te pronave. Amendamente qe kerkojne shtyrjen e afateve per pronaret qe te depozitojne dokumentacionin per kthimin e kompensimin e prones. Afati per dorezimin e ketij dokumentacioni ka perfunduar me 31 tetor te vitit qe shkoi dhe ne komision si pozita dhe opozita rane dakord qe te shtyhet deri me 31 dhjetor te vitit 2008. Por kane kaluar tre muaj dhe ende nuk eshte marre asnje vendim.

3:41 PM
Delete