Friday, April 11, 2008

Bollano: Policia na riktheu '97-en


(sipas Koha Jone-11-04-2008)

Kryetari i Bashkise se Himares, e krahasoi incidentin e djeshem mes disa banoreve vendas dhe policise si nje perseritje "shume me te eger te ngjarjeve te 11 viteve me pare". Ne nje deklarate per "Koha Jone", Bollano tha mbreme se efektivat e postes policore te Himares hapen zjarr, duke krijuar kaos dhe tmerr ne Himare. "Ajo qe ndodhi ne Himare, pavaresisht motivit, ishte krejtesisht e papranueshme. Policia e postes se Himares hapi zjarr ne ajer ne mes te qytetit, duke terrorizuar banoret. Nje ngjarje e tille nuk kishte ndodhur as ne vitin 1997, as atehere nuk pati kaq shume qitje me arme zjarri nga ana e policise", krahasoi Bollano.

Mbremjen e djeshme, ne oren 22:15, Bollano tha se gjendej ne qender te Himares, ku kishte dale per t'u takuar me banoret vendas, te cilet ishin kthyer nga Vlora, pas incidenteve te atjeshme. "Une ndodhem mes banoreve te sapokthyer per te folur me ta mbi ate cka ka ndodhur dhe verejta se ata jane shume te irrituar", deklaroi kryetari i bashkise himarjote.

Duke mos komentuar cfare ndodhi mes banoreve dhe policise, pasi, sic tha, "nuk e kam ende informacionin e nevojshem", Bollano e cilesoi me kembengulje punen e postes policore te Himares si "te papranueshme dhe te pajustifikueshme". Bollano foli dhe mbi shoqerimin e aluduar te kusheririt te tij Robert Bollano. Sipas kryebashkiakut, i afermi i tij, Robert Bollano, nuk ishte i perfshire ne incident. "Roberti nuk ka asnje lidhje me ngjarjen. Ai u gjend aty per shkak te njohjeve me dy personat e tjere", sqaroi Vasil Bollano.

5 comments:

Kyritsis said...

Policet kane dale ne rruge me automatik duke qelluar ne ajer me bresheri. as ne Afganistan, policia nuk rreagon ne kete menyre ne mes te popullit. Nje polic i ka vene pistoleten ne koke Robert Bollanos duke i thene se do ta vriste, pra nje punjones policie i ve ne koke armen nje qytetari te paarmatosur dhe e kercenon me jete. Me pas polici tregonte me mburrje se ishte nga Gorishti duke vazhduar me kercenimet e tij se nuk do ta lejonte Robertin te kalonte qafen e Llogarase pa pasur pasoja per incolumitetin e tij.

Anonymous said...

Sa dine matematike gazetat shqiptare:

Cilado qoftë e vërteta për incidentin në bulevard, nga të gjitha burimet saktësohet se pas përleshjes në bulevard, policët kanë vrapuar drejt postës, por pas tyre janë turrur edhe një grup i madh njerëzish, që sipas dëshmitarëve mund të ishin më shumë se 70.(gazeta Shqip)

Nje grup prej 60 banoresh te Himares sulmojne me gure posten e policise (Koha jone)

Policia qëllon me armë në ajër për të larguar turmënprej 50 banorësh të armatosur me gurë dhe me shkopinj (Shekulli)

The situation became very critic where the people of Himare begins to joint all together protesting in peace about 400 people across Police Department Building (http://smarkos.blogspot.com/)

Anonymous said...

Vini re politiken konstante antihimarjote te disa gazetave shqiptare: cdo lloj ngjajre lidhet me
influencen greke

Stefaneli

Anonymous said...

Pafytyresine me te madhe e gjen tek gazeta Shekulli. Te ashtuquajturit "Gazetare" te kesaj gazete japin nje artikull tip zeri i popullit te viteve 70. Mungojne komentet dhe vleresimet e ngjarjes nga "autoret" dhe pjesemarres okulare.Per me teper paraqitet si proteste nje fotografi e marre diten e zgjedhjeve te 2006 ku qytetaret prisnin para qenres ku do numuroheshin votat.

s.ziu

Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.