Wednesday, April 02, 2008

Ceremonia e ndėrrimit tė Komandantit tė Shtabit tė NATO-s nė Tiranė


28 Mars 2008- Sot nė ambjentet e Komandės sė Doktrinės dhe Stėrvitjes u organizua ceremonia e ndėrrimit tė Pėrfaqėsuesit tė Lartė Ushtarak tė NATO-s nė Tiranė, Gjeneral Brigade
Anastasios Rintis me Gjeneral Brigade Vasil Kirilov Dimitrov. Nė kėtė ceremoni morėn pjesė Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha, Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, Ministri i Jashtėm Lulėzim Basha, Zv/Ministrat e Mbrojtjes Zana Xhuka dhe Petrit Karabina, Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė, Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha si dhe pėrfaqėsues tė tjerw tw lartė tė shtetit, pwrfaqwsues tė komuniteteve fetare, pėrfaqėsues tė Forcave tė Armatosura dhe ushtarakė tė huaj tė akredituar nė Shqipėri. Nė ceremoni ishte i pranishėm edhe Zv/Komandanti i Komandės sė Forcave tw Bashkuara nė Napoli, Gjeneral Lejtnant Pearson. Ceremonia u hap me fjalėn e Gjeneral Rintis i cili shprehu rolin dhe kontributin e Shtabit tė NATO-s nė Shqipėri nė asistimin e Shqipėrisė dhe Forcave tė saj tė Armatosura nė rrugėn drejt NATO-s. Ai theksoi se reformat nė FA janė nė rrugė tė mbarė dhe rezultatet janė evidente. Mė pas, Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura pėrshėndeti pjesėmarrėsit nė kėtė ceremony, tė cilėn e quajti shumė kuptimplotė dhe tė kthyer nė njė traditė, ku pėrcjellim dhe presim me respekt e nderim Komandantėt e Shtabit tė NATO-s nė Tiranė. Ai bėri njė vlerėsim tw tė gjithė kontributit dhe ndihmesės sė ēmuar nė vite pėr transformimin e Forcave tona tė Armatosura dhe integrimin e tyre nė NATO. Gjeneral Hoxha pėrmendi dhe falėnderoi Gjeneral Rintis pėr kėshillimin e vazhdueshėm dhe profesionalizimin e treguar, qė nga marsi i vitit tė kaluar. Duke pėrfunduar fjalėn e tij, Gjeneral Hoxha i uroi mirėseardhjen dhe suksese Gjeneral Brigade Dimitrov nė detyrėn e tij tė rėndėsishme, si pėrfaqėsues i ri madhor i NATO-s nė Tiranė. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa nė fjalėn e tij, shprehu se kjo ditė e parė e punės sė tij ishte e veēantė dhe iu drejtua Gjeneral Rintis, se ne ndjehemi shumė pranė anėtarėsimit nė NATO falė dhe ndihmės tuaj dhe Shtabit tė NATO-s nė Tiranė. Ai uroi mirėseardhjen Komandantit tė ri, Gjeneral Brigade Vasil Dimitrov. Mė pas, mori fjalėn Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha, i cili shprehu falėnderimin dhe mirėnjohjen pėr Gjeneral Rintis, pėr ekipin e tij, pėr Komandėn e Shtabit tė NATO-s, pėr ndihmėn e ēmuar dhe kontributin e madh, qė kanė dhėnė gjatė kėtij viti, si vit pėrcaktues, pėr marrjen e ftesės nė NATO. Zoti Berisha shprehu mirėnjohjen e thellė pėr FA, pėr oficerėt, nėnoficerėt dhe ushtarakėt e saj dhe i siguroi ata se shqiptarėt u janė shumė mirėnjohės pėr kontributin qė kanė dhėnė pėr integrimin e Shqipėrisė nė NATO. Duke vazhduar, Ai vlerėsoi veēanėrisht kontributin e strukturave tė Forcave tė Armatosura qė janė angazhuar nė pėrballimin dhe kapėrcimin e pasojave qė shkaktoi tragjedia e Gėrdecit. “Me kurajon, guximin, trimėrinė dhe gjakftohtėsinė e tyre - theksoi Ai, ata kanė operuar me shpejtėsi menjėherė pas tragjedisė, duke rrezikuar edhe jetėn e tyre, pėr tė shpėtuar me dhjetėra e qindra tė plagosur, duke dėshmuar edhe njė herė sensin e vetmohimit, por edhe tė aftėsive tė tyre tė larta, pėr tė ndėrmarrė operacione tė kėrkim – shpėtimit tė kėsaj shkalle”. Nė fund Kryeministri Berisha i uroi Gjeneral Rintis suksese nė detyra tė tjera, ndėrsa Gjeneral Brigade Dimitrov i shprehu sigurinė e qeverisė shqiptare, tė MM dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr tė bashkėpunuar ngushtėsisht dhe pėr tė konsoliduar mė shumė reformat dhe standartet e NATO-s. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa i dorėzoi Gjeneral Rintis medaljen “ Pėr Shėrbime tė Shquara”.
Gjithashtu Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm Gjeneral Lejtnant Luan Hoxha i akordoi atij medalje, si dhe njė medalje tjetėr iu dorėzua nga Zv/Komandanti i Komandės sė Forcės sė Bashkuar nė Napoli Gjeneral Pearson.

No comments: