Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Saturday, April 12, 2008

Gazeta shqip interviston prefektin ne Vlore per ngjarjet e Himares 70 km larg asaj

Bashkeqytetaret Himarjote ne Greqi ndjekin me shqetesim ngjarjet ne Himare te cilat si zakonisht na serviren me nje optike te shtremberuar nga shtypi. Flitet per aktiviste te Omonias dhe nuk ka nje interviste te tyre, flitet se ctha V. Bollano dhe nuk ka nje interviste te tij, mungon gjithashtu dhe nje interviste e shefit te policise se Himares. Perkundrazi merret ne interviste perfekti i Vlores !!! Gazeta si gazeta "Shqip" e te tjera gazeta ende nuk e dine se cili eshte misioni i nje gazetarie publike.
Presim informacione reale nga Himarjotet


Po sjellim nje viedo te 24 ore news (post by Demetrios Kutullas ). Eshte e pabesueshme te shohesh nje viedo dhe asnje koment nga banoret Himarjote. Megjithate nga video mesojme se Himarjotet kane kenduar!!! Me po kete stil eshte dhe gazeta Shqip




(Gazeta Shqip 12-04-2008)
Posta e Policisë së Himarës ka dalë nga rrethimi vetëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas negociatave mes prefektit të Vlorës dhe kryebashkiakut të Himarës. Agimi e ka gjetur të shushatur, por më të paqtë qytetin e vogël bregdetar.

Njerëzit që qëndruan gjatë gjithë natës rreth postës së policisë, janë shpërndarë nëpër shtëpi pas kërkesës që u bëri kryetari i bashkisë, Vasil Bollano.

Negociatat

Rreth orës 22:30 të së enjtes, në Himarë ka mbërritur prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi, i cili ka pasur një takim me kreun e bashkisë, Vasil Bollano, që gjendej mes protestuesve përpara postës së policisë. Bollano tha se incidentet ishin dy në këtë rast dhe hodhi akuza ndaj policisë, që sipas tij ka vepruar keq, duke saktësuar edhe faktin që nuk i është dhënë asnjë shpjegim nga ana e komandantit të postës policore për ngjarjen. Sipas tij, situata ka degraduar për shkak të policisë. Ndërsa prefekti i Vlorës deklaroi se organet kompetente do të merren me hetimin e çështjes dhe se e rëndësishme është që banorët të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të qetësohen. Dy zyrtarët janë ulur në një kafene pranë postës së policisë dhe kanë biseduar për disa minuta në sytë e dhjetëra protestuesve. Pas këtij takimi, kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, u ka bërë thirrje protestuesve të kthehen në shtëpi dhe ata kanë reaguar duke e shthurur rrethimin e postës së policisë, rreth orës 4:00 të mëngjesit.

Policia

Në të njëjtën kohë me prefektin, në Himarë kanë shkuar edhe dhjetëra efektivë policie nga Vlora dhe nga Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, për të mbajtur nën kontroll situatën. Por edhe pse në momentin që kanë mbërritur përforcimet, posta e policisë ka qenë e rrethuar, asnjë veprim nuk është ndërmarrë për shpërndarjen me forcë të turmës. Rreth pesë furgonë me forca speciale qëndruan gjithë natën në Himarë Fshat, rreth 2 kilometra larg lagjes "Spille", ku ndodhet posta e Policisë. Vetëm në mëngjes, kur me anë të negociatave u arrit shpërndarja e protestueseve, një grup i vogël policësh iu shtua postës së policisë, ku shërbimi vazhdon të jetë i përforcuar.

Hetimet

Dje në mëngjes, bashkë me qetësimin e situatës në Himarë, kanë nisur edhe hetimet për zbardhjen e të gjithë ngjarjes, nga ana e policisë dhe prokurorisë. Kanë qenë dy prokurorët që kanë nisur hetimin e çështjes, duke filluar me këqyrjen e zonës dhe evidentimin e gëzhojave të kallashnikovëve që ishin të shpërndara në zonën e postës së policisë. Ndërkohë janë marrë në pyetje me dhjetëra banorë të Himarës, si dhe punonjës të policisë, por deri dje në mbrëmje nuk ka pasur asnjë person të ndaluar apo arrestuar, as nga radhët e banorëve që qëlluan me gurë në drejtim të policisë, e as nga ana e efektivëve që kanë qëlluar me kallashnikov në ajër. Momentalisht situata është e qetë, edhe pse Himara vijon të jetë e mbushur me policë.



Deklarata


Pezullohen dy policët e postës së Himarës, të cilët u përfshinë në incidente


Policia: Në protestën e Himarës u hodhën edhe parulla antishqiptare


Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me anë të një komunikate për shtyp të shpërndarë dje, konfirmon deklaratën e një dite më parë të prefektit të Vlorës, për hedhjen e parullave antishqiptare në protestën e Himarës. Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet: në datën 10.04.2008, rreth orës 19:30, përpara postës së policisë në Himarë, janë grumbulluar rreth 70 persona, të cilët po qëllonin me gurë në drejtim të saj. Nga hetimet e deritanishme, mendohet se shkak i kësaj proteste ka qenë fakti se dy punonjës të policisë kanë debatuar me shtetasin Vasil Zoto në lidhje me shoqërimin e djalit të tij, Manol Zoto, dhe shokut të tij, Erjon (Jorgo) Rrapo, rreth orës 01:00 të datës 10.04.2008. Personat e mbledhur përpara postës kanë hedhur parulla, "Larg policia nga Himara", "Keni dhunuar djemtë tanë", "Të shkrihet Stacioni i Policisë", "Duam policë grek të bëjnë hetime në Himarë" etj. Nga kryerja e veprimeve paraprake ka rezultuar se forcat e policisë së postës në Himarë kanë shoqëruar rreth orës 01:00 të datës 10.04.2008, shtetasit Manol Zoto dhe Jorgo Rrapo, pasi këta të fundit kanë fyer dhe kundërshtuar punonjësit e policisë, pasi ata kanë ndaluar mjetin e tyre me targa të huaja. Dy shtetasit e ndaluar kanë qëndruar në polici për rreth dy orë dhe më pas janë lënë të lirë. Në orët e para të mëngjesit shtetasi Vasil Zoto ka debatuar me specialistin e krimeve pranë kësaj poste, duke ngritur pretendimin që djali i tij ishte keqtrajtuar. Në lidhje me këtë pretendim, shtetasi Zoto është vënë në dijeni se duhet të bënte një kallëzim te Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Vlorë, si dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Gjithashtu, në lidhje me pretendimet e këtij shtetasi nga specialistët e policisë është vënë në dijeni Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Vlorë, ku edhe kanë filluar hetimet në lidhje me pretendimet e shtetasit Vasil Zoto. Rreth orës 17:30, në kohën që punonjësit e policisë kanë qenë duke patrulluar në qytet, shtetasi Vasil Zoto i ka goditur me mjete të forta, gjithashtu dhe i ka ofenduar. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy punonjës të policisë në postën e Himarës. Në vendngjarje janë mbledhur rreth 60 persona, të cilët, sapo janë larguar punonjësit e policisë në drejtim të postës, kanë filluar t‘i ndjekin nga pas dhe të qëllojnë me gurë. Disa prej personave që ndodheshin në turmë kanë tentuar të futen brenda në ambientet e postës së policisë, por nuk janë lejuar nga efektivat e kësaj poste. Në lidhje me këtë ngjarje, janë pezulluar nga detyra dy punonjës policie, deri në përfundim të hetimeve nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Gjithashtu, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka filluar hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe personat që kanë qëlluar me gurë mbi postën e policisë dhe goditjen e efektivave të policisë.

Një ditë pas rebelimit, kërkesë për autonomi të Himarës


Pak orë pas mbylljes së protestës së dhunshme kundër postës së policisë, rreth 100 greqishtfolës të Himarës kanë pasur rastin t‘i komunikojnë kërkesën për të qenë "grekë" zëvendësministrit të Jashtëm të Greqisë, Theodhoros Kasimis.

Numri dy i diplomacisë greke, i cili ndodhet prej dy ditësh në Shqipëri, ka vizituar dje Himarën, në kuadër të një turi të planifikuar më parë. Kasimis është ndalur për një takim të parë me autoritetet vendore, përfaqësues të OMONIA-s dhe banorë greqishtfolës të Himarës, në shkollën jopublike greke që ndodhet në Himarë Fshat. Rreth njëqind banorë të zonës e kanë pritur me flamuj grek zëvendësministrin dhe kanë kënduar bashkë me të himnin kombëtar të Greqisë.

Banorët biseduan dhe i shpalosën kërkesa zëvendësministrit grek, ku mes të tjerash mbizotëronte thirrja "autonomi Himarës". Përveç kërkesës për autonomi të zonës, ndër kërkesat kryesore të atyre që morën fjalën, ka qenë dhënia e shtetësisë greke dhe lejimi i votimit në Greqi dhe jo në Shqipëri.

Por, ndërsa aktivistët e OMONIA-s kanë kërkuar hapur gjithçka pretendojnë, zyrtari i Athinës është treguar i kujdesshëm në deklarata. "Unë e kuptoj si ndihesh dhe të jap të drejtë. Por çdo vend ka rregulla", ka thënë Kasimis, duke iu përgjigjur kërkesës së një qytetari të Himarës. Më tej ai ka thënë se "nuk jemi as në vitet ‘40, as në vitet ‘50. Jemi në një periudhë kur nuk kanë shumë vlerë kufijtë, se sa ajo se si ndihemi dhe se si funksionojmë". Zëvendësministri i Jashtëm grek ka thënë gjithashtu se "sot, Greqia mund të ndihet këtu. Himara të funksionojë si Greqia. Ju duhet të rrini këtu, restoja janë hollësira, të cilat nuk na i nxjerr dot kush nga shpirti. Këtë duhet të mendojmë".

Më pas zëvendësministri i Jashtëm grek ka marrë pjesë në mbledhjen me dyer të mbyllura të organizatës OMONIA dhe është nisur drejt Sarandës. Ai do të vijojë takimin e tij me përfaqësues të minoritetit grek në Jug të Shqipërisë.

Kreu i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, i cili është edhe kryetar i organizatës së minoritetit grek në Shqipëri, OMONIA, e ka cilësuar këtë takim si një tregues pozitiv, i cili sipas tij, fakton marrëdhëniet e mira midis dy vendeve.

"Ashtu si Greqia ndihmoi vendin tonë për marrjen e ftesës në NATO, ky është një tregues tjetër pozitiv i këtyre marrëdhënieve", tha Bollano. Në lidhje me këtë takim, ai theksoi se është i rëndësishëm për Himarën, sa edhe për të gjithë Shqipërinë.

Në një prononcim të dhënë dje në orët e para të mëngjesit për gazetën "Shqip", Vasil Bollano tha se nuk ka asnjë lidhje mes rebelimit të së enjtes në Himarë dhe vizitës së zëvendësministrit të Jashtëm grek në këtë qytet. "Por, kjo sigurisht që krijon një imazh negativ", tha Bollano.


Intervista


Prefekti i Vlorës: Nuk ka vend për komente, për sa kohë po hetohet


"Dikush duhet të japë llogari për atë që ndodhi"



Prefekti i Vlorës, Xhevahir Rexhepi, i cili udhëtoi të enjten në mbrëmje drejt Himarës për të ndihmuar në qetësimin e situatës, thotë se çdo koment është i tepërt për sa kohë ngjarja po hetohet nga policët. Zoti Rexhepi dha në orët e para të mëngjesit të djeshëm një intervistë për gazetarin e "Shqip" që ndodhej në Himarë për të raportuar ngjarjen.


Zoti Rexhepi, çfarë ju kanë komunikuar për këtë situatë?

Unë kam pasur kontakt telefonik me kryetarin e bashkisë Bollano dhe ai më ka shprehur shqetësimin për situatën në Himarë. Unë kam kontaktuar me drejtorin e Policisë së Qarkut Vlorë dhe me strukturat e Policisë së Shtetit, që situata të normalizohej dhe jo do të precipitonte në dhunë, siç ndodhi pasdite.

A keni kontaktuar me drejtuesit e postës së Policisë së Himarës?

Kam kontaktuar më shumë me drejtuesit qendrorë të policisë.

Dhe cili ka qenë interpretimi i këtij institucioni për situatën?

Unë do të thosha se duhet një kompetent që të shprehet. Është prokuroria që e ka ngjarjen në hetim dhe nëse ka shkelje të ligjit, qoftë nga ana e policisë, qoftë dhe nga populli, atëherë të lëmë organin kompetent të shprehet.

Është deklaruar se banorët kanë qëlluar në pritë?

Unë nuk e di. Por ka komente nga më të ndryshmet. Duhet të shprehet organi kompetent, të zbardhë këtë ngjarje nga momenti i parë i saj në të fundit, dhe më pas të bëjë interpretimin.

Një koment i juaji për situatën?

Nuk do të më pëlqente të bëja komente. Unë dua të normalizohet situata.

A ju duket problematik fakti që banorët janë ende jashtë?

Unë do të pres që organet kompetente të merren me këtë çështje dhe të sqarojnë situatën. Më tej, do të penalizohen të gjithë personat që kanë thyer ligjin.

3 comments:

Anonymous said...

po ikni more ne Gerqi, kush po ju ndal?

Anonymous said...

Himarjotet kane shkuar ne cdo skaj te botes por rrenjet e tyre jane ne Himare, aty ku prehen te paret e tyre

Olegos

Anonymous said...

Koheve te fundit Disa webmastera shqiptar kane hapure nje site se bashku si grup me fitu te holla nepemres internetit:
Kliko ne link per me shume.
http://kosads.blogspot.com/