Monday, May 05, 2008

Bollano -pishtar per kthimin e pronave akuzohet nga LSI per te kunderten

Kerkohet ndihme per perkthimin e artikullit ne greqisht


Pronat e Himares, kerkohet ndihma greke


E Hene, 05 Maj 2008 (Koha Jone)

Deputeti i LSI-se Nikollaq Nerenxi ka kerkuar dje ndihmen e zyrtareve vendore te Korfuzit per zgjidhjen e ceshtjes se pronave ne qytetin e Himares. Ne takimin e zhvilluar dje ne qytetin bregdetar ka munguar kryetari i bashkise, Vasil Bollano.

Prefekti i ishullit turistik, Stefano Pulimenos, dhe kryetari i Bashkise se Korfuzit, Sotiris Mikaljev, jane gjendur mesditen e djeshme ne Himare ku kane zhvilluar nje takim me banore te zones si dhe deputetin Neranxi, i cili kishte bere edhe ftesen per ekipin grek. Takimi ka pasur pjesemarres edhe operatore turistik te zones, ku objekt ka qene diskutimi mbi investimet ne zone dhe zhvillimin e qytezes jugore bregdetare. Nje dite intensive e kaluar nga dy perfaqesuesit e pushtetit vendor te Korfuzit ne Himare per te njohur sa me shume lidhur me zonen si nje pike e afert me Korfuzin dhe nje atraksion turistik i jugut te Shqiperise. Gjate takimit deputeti Neranxi I ka kerkuar dy qeveritareve vendore te Korfuzit qe te ndikojne te kreu i Bashkise se Himares per te bere te mundur pershpejtimin e zgjidhjes se ceshtjes se pronave te himarjoteve, per te cilen Neranxi sheh si pengese pikerisht Bollanon. Ai ka shtuar se zgjidhja e ketij problemi do te beje te mundur dhenien e mundesise per zhvillimin e zones se Himares dhe te rrethinave te saj, te cilat po mbajne peng zhvillimin e zones si dhe po mbajne larg investimet, si te huaja, ashtu dhe vendase. Sipas deputetit nje zgjidhje e ceshtjes qe tashme eshte komplikuar do te zhvillonte me se mire zonen, duke iu ardhur keshtu ne ndihme himarjoteve dhe vendit per zhvillime te metejshme dhe realizimin e nje numri te madh investimesh ne kete zone. Sipas te pranishmeve, zgjidhja e ceshtjes se pronave eshte hapi i pare ne zhvillimet dhe hapjen e investimeve ne vend. Ata kane permendur edhe projektin per investimin me te fundit te Bankes Boterore ne zonat jugore te Shqiperise, i cili problemin me te rendesishem ka pikerisht zgjidhjen e ceshtjes se pronesise mbi trojet bregdetare. Projekti synon nje plan urbanistik per gjithe bregdetin e Jugut, ku do te pershihen rehabilitim rrugesh, ujesjelles, kanalizime, por edhe nje rregullore e cila duhet te jete ne koherence dhe te sherbeje pikerisht per mbarevajtjen e zhvillimit te zones, pa cenuar parametrat natyrore, turistik e kulturore. Prefekti i Korfuzit, Pulimenos, ka shprehur mbeshtetje maksimale per kete ceshtje, duke garantuar se do te dialogonte per njohje te problemit edhe me kreret e Bashkise se Himares, mundesi qe dje nuk ju dha nga Bollano. I pranishem ne takim ka qene dhe prefekti i Qarkut te Vlores, Xhevahir Rexhepi, i cili e ka ndjekur nga afer krejt takimin e zhvilluar mes deputetit Nikollaq Neranxi dhe zyrtareve greke. Te pranishem ne takim kane qene dhe disa prej perfaqesuesve te operatoreve te fuqishem turistike te Greqise, te cilet kane dhene nota maksimale per zonen e Himares dhe te rrethinave te saj. Pas takimit te zhvilluar ne dreke, deputeti Neranxi si dhe drejtuesit greke kane ngrene darke ne nje prej hoteleve te Himares.

Bollano vjen per suveniret

Ftesa e bere kreut te Bashkise se Himares Vasil Bollano eshte neglizhuar prej ketij te fundit. Sipas pjesemarresve ne takim, kryebashkiaku i Himares eshte paraqitur vetem per pak minuta, ndersa gjate nisjes se bisedimeve per ceshtjen e pronave ai eshte larguar. I rikthyer per te marre suveniret e sjella nga miqte, Bollano ka lene tavolinen duke deklaruar nje urgjence per te cilen duhet te largohej. Ne kete menyre Bollano nuk u dha mundesine zyrtareve grek te flisnin rreth ceshtjes. Ka qene deputeti Nerenxi dhe prefekti i qarkut te Vlores qe kane ndjekur takimin gjate gjithe kohes duke folur per ceshtje te ndryshme qe kishin te benin me turizmin dhe investimet, ndersa nuk ka munguar shkembimi i ftesave per bashkepunim. "Mungesa e kryebashkiakut Bollano ka kufizuar bisedat dhe opcionet e zgjidhjes se ceshtjes se pronave, e cila vijon te mbetet e hapur"-thane burime nga persona qe kane qene te pranishem ne takim.

1 comment:

Anonymous said...

Kur Bollano merr kontakte me personalitete greke akuzohet si i inspiruar prej tyre, dhe po njesoj kur nuk merr kontakte me ta prape kritikohet !!!

Sofa