Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Wednesday, July 02, 2008

Kakome, hapet rruga për ndërtimin e fshatit turistik

comment nga Nivica-2 per artikullin ne vijim:
1.Nje vendim gjykate i ka dhënë të drejtën shtetit si pronar të tokës ne Kakome

2.Investitoret e “Club Med” në një letër dërguar pak ditë më parë kryeministrit Berisha dhe prefektit të Vlorës, kanë qenë "të gatshëm" të afrojnë aksione bashkëpronësie në investimin turistik për banorët e zonës që kanë pretendime të faktuara.
Vetem keto dy pika te artikullit tregojne se Bregdeti po kalon nje situate te rrezikeshme ku po neperkemben pronaret shekullore te tij.
Lind pyetja, pse pronaret qe kane pretendime te faktuara per Kakomene do ti binden deshires se
“Club Med” dhe qeveritareve per te ndertuar aty sipas midese se tyre? Edhe nje pallat po te ndertosh, pronari i tokes ka te drejte te kontraktoje me firmen ndertuese qe i jep me shume fitim. E ku e gjeti qeveria te drejten te operoje me ligje te sitemit totalitar?
Vellezer Niviciote, mos lejoni asnje kazem pa u nneshkruar kontrata me firmen ndertuese ku te paraqitet sakte perqindja e pasurise sone ne kete projekt. Gjate ndertimit te nje pallati pjesa e pronarit psh ne Greqi , Itali etj shkon reth 40-43%. ASNJE PERQIND me PAK NE KETO AKSIONE!


sipas gazeta Korrieri
image

KRRT, “OK” aksioneve të bashkëpronësisë mes “Club Med” dhe pronarëve të truallit

VLORË - Këshilli i Rregullimit të Territorit të Vlorës, në një mbledhje maratonë i ka hapur më në fund rrugë ndërtimit të fshatit turistik të Kakomesë. Projekti turistik më i përfolur në këto vitet e fundit ka marrë “OK” për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për investitorët francezë të “Club Med”. Mësohet se diskutimet për këtë projekt kanë vijuar me debate të ashpra mes anëtarëve të KRRT-së. Burime zyrtare pranë bashkisë thanë për gazetën “Korrieri”, se projekti i Kakomesë në total u votua me 12 vota pro dhe 4 kundër. Pra, me shumicën e anëtarëve të KRRT-së është miratuar shtyrja e afatit të lejes së Kakomesë. Sakaq, që prej vendimit të gjykatës, e cila i ka dhënë të drejtën shtetit si pronar të tokës, tashmë KRRT-ja prej ditës së djeshme i ka dhënë të drejtën firmës për të vijuar punimet. Rinovimi i lejes së ndërtimit në këshillin e rregullimit të territorit të qarkut ishte kthyer në ngërçin kryesor për vazhdimin e punimeve. Sot KRRT-ja e qarkut me shumicë votash e ka shtyrë sërish afatin e lejes së ndërtimit në Kakome, duke u hapur rrugë kështu investitorëve për të nisur punën për ndërtimin e fshatit turistik. Gjithashtu, këta të fundit, në një letër dërguar pak ditë më parë kryeministrit Berisha dhe prefektit të Vlorës, kanë qenë të gatshëm të afrojnë aksione bashkëpronësie në investimin turistik për banorët e zonës që kanë pretendime të faktuara. Ka qenë kjo arsyeja, e cila i ka hapur dritën jeshile realizimit të projektit. Konflikti mes banorëve e institucioneve shtetërore nisi në vitin 2005, kur qeveria miratoi projektin për ngritjen e fshatit turistik, projekt i cili u kundërshtua nga banorët që kishin pretendime pronësie në këtë zonë. Protestat e banorëve arritën deri në bllokim të rrugëve, kurse komisionet e pronave hodhën poshtë pretendimet e banorëve. Po ashtu, në mbledhjen e djeshme të KRRT-së janë miratuar në total 15 projekte. Ndër më të rëndësishmit mund të përmenden ata me karakter infrastrukturor dhe planet e zhvillimit për disa komuna të qarkut, plani i zhvillimit të bregdetit, i financuar nga Banka Botërore, dhe ndërtimi i doganës në Qafë-Botë. Jamarbër Malltezi, koordinatori i projektit të planit të jugut, tha se projekti sjell sistemin e ndërtimeve pa leje dhe zgjidhjen e çështjes së pronësisë.

J.Xhaferi

1 comment:

chaon said...

aksionet jane letra qe mund te kene vlere kur shoqeria anonime eshte ne burs .po nuk eshte ne burs jane letra kote.qe te behem me i qarte nje aksion i nje shoqerie qe nuk eshte ne burs nuk mund te shitet ne treg dhe shoqeria po nuk pati fitim nuk ka fitim as per banoret .te mos marin aksionet banoret e nivices se eshte nje kurth qe te marin token dhe te quhen aksionere i nje shoqerie qe nuk mund ta kontrollojne.aksionere te vertete jane shteti -qeveritaret dhe club med