Thursday, July 03, 2008

Cili eshte modeli qe do aplikoje ne Himare qeveria e sotme?

Gazeta Albania (extrait from http://news.himara.eu/2008/07/kryeministria-jep-certifikata-speciale.html)

..................
Plani, Berisha, projekt të veçantë për fshatrat turistike

Duke hedhur poshtë çdo projekt të mëparshëm, pak javë më parë kryeministri Berisha deklaroi në mbledhjen e KRRTRSH-së se do t`i jepet fund praktikës së ndërtimit të fshatrave turistike, që devijojnë nga destinacioni i tyre. Duke iu referuar eksperiencës së deritanishme në këtë drejtim, kryeministri theksoi se ky problem duhet të qartësohet pasi koncepti i fshatit turistik në vendin tonë është inekzistent, duke paralajmëruar një hartë të re interesash për ndërtimin e tyre. “Koncepti i fshatit turistik është zero dhe nuk do të mund të ndërtohen më fshatra turistike, të cilat pronari ose zhvilluesi t`i përdorë siç i ka përdorur deri sot. Kjo praktikë merr fund. Fshatrat turistike janë dështimi i madh i vendit dhe kur një model dështon, duhet të përpiqesh të shpëtosh sa më parë prej tij, përndryshe pasojat bëhen gjithnjë e më të rënda”, - u shpreh kryeministri. Sipas tij, fshatrat turistike janë blerë në kundërshtim me ligjin dhe kompanitë i kanë shitur në kundërshtim me ligjin. “Nuk ekziston fshat turistik në kuptimin e destinacionit të tij ligjor. Të gjitha janë shndërruar në prona të palegalizuara dhe të pahipotekuara, prandaj kjo praktikë nuk do të ekzistojë më në Shqipëri. Duhet një transformim rrënjësor i këtij koncepti. Ajo praktikë arkivohet si praktika e madhe e dështimit 15-vjeçar të fshatrave turistike. Duhet të bëhet një amendim ligjor që t`u japë zgjidhje përfundimtare çështjeve të pronësisë, çështjeve kontraktuale dhe detyrimeve të atyre që kanë blerë shtëpitë, por që nuk kanë blerë tokën”, - deklaroi pak kohë më parë kryeministri Berisha, por pa sqaruar se mbi ç’baza do të ndërtohet projekti i ri. Nuk zgjati shumë dhe pak ditë pas kësaj deklarate qeveria çoi për miratim në Kuvend ligjin e ri të legalizimeve, ku shumë nga ata pronarë që kryeministri atakoi, me ligjin e ri “noterizuan” pronat e tyre......

No comments: