Friday, July 11, 2008

Vazhdon persekutimi ligjor dhe mediatik i himarjoteve

Nderkohe qe e zeza u be e bardhe duke legalizuar dhunen plicore kunder te rinjve himariote dhe terrorin e te shtenave me arme ne mes te qytetit nga ana e policise shqiptare, dhjete qytetare minoritare ndiqen nga organet gjyqesore me akuza absurde dhe te paverteta. Perse eshte ne rritje presioni qe shteti dhe shtypi shqiptar po ushtron ndaj minoritetit grek? Mos eshte kjo nje pjese e strategjise se vjedhjes se pronave te tyre?

Prokuroria: Do i shoqërojmë me force minoritarët

VLORE-Asnjë nga dhjetë minoritarët grekë të marrë të pandehur nga Prokuroria e Vlorës, nuk ka shkuar dje në organin e akuzës për të dhënë sqarime në lidhje me manifestimin e jashtëligjshëm të datës 10 prill 2008 para komisariatit të Himarës, ku u tentua marrja e tij me forcë pas një sulmi me gurë ndaj uniformave blu. Lajmi është konfirmuar nga prokurori i çështjes, Skënder Dautaj gjatë një prononcimi të dhënë dje për GSH-në. Edhe pse duhet të paraqiteshin në orën 10:00 para hetuesve të Vlorës, sikundër ishin njoftuar në fletëthirrjet e tyre, asnjë prej dhjetë minoritarëve nuk ka preferuar të zbatojë ligjin. Ndërkaq, prokurori Dautaj bëri të ditur se seanca e pyetjes së tyre është shtyrë për një tjetër datë, duke sqaruar se “në rast se edhe këtë herë ata nuk do të paraqiten, në bazë të nenit 308 të Kodit Penal do të urdhëroj shoqërimin e tyre të detyrueshëm nga policia gjyqësore”. Gjithashtu, ai ka sqaruar për GSH-në se ekziston mundësia që organi i akuzës t’i drejtohet Gjykatës së Rrethit Vlorë për marrjen e një mase më të rrepte sigurie ndaj tyre. Dhjetë minoritarët grekë të akuzuar nga Prokuroria për thirrje antishqiptare dhe protesta antikushtetuese për “autonominë e Vorio-Epirit”, në rast vërtetimi të akuzës rrezikojnë gjobë ose burgim deri në dy vjet. (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

No comments: