Sarandë- Banorët e Nivicës nuk kanë lejuar hyrjen e makinerive të rënda në Kakome, për ndërtimin e fshatit turistik.
Sarandë- Banorët e Nivicës nuk kanë lejuar hyrjen e makinerive të rënda në Kakome, për ndërtimin e fshatit turistik. Pak më parë ata kanë bllokuar rrugën hyrëse për në këtë zonë, duke u shprehur të vendosur për të mos lejuar ndërtimin e fshatit.
Qindra banorë janë vënë në radhë në krye të rrugës kryesore, të gatëshmë të qëndrojnë ashtu, deri sa firma të tërheqë mjetet e veta. Ndërkohë që kjo e fundit, garanton se ka marrë lejen dhe është në kohën e duhur për të nisur punën.
Përballë banorëve, që duken të irrituar janë vënë në radhë forca të shumta të policisë. Për momentin situata duket e qetë dhe sipas burimeve nga vendi i protestës nuk janë shënuar konfrontime mes palëve.
“Nuk lejojmë ndërtimin e fshatit, pasi aty kemi pronat tona. Më parë duhet të bëhet një marrëveshje me banorët”- thonë protestuesit.
Vetëm pak kohë më parë ata propozuan që të jenë bashkëpronarë në ndërtimin e fshatit turistik dhe të kishin një marrëveshje si aksionerë të tij.
Në fillim të korrikut të këtij viti, KRRT-ja e Qarkut të Vlorës ka miratuar zgjatjen e afatit të lejes së ndërtimit për fshatin turistik të Kakomesë.
Këshilli miratoi me shumicë votash, 12-3, zgjatjen e lejes së ndërtimit për Fshatin Turistik, të Kakomesë. Ky vendim i organit vendimmarrës ne fushën e ndërtimeve ne shkallë qarku, i dha Ok kompanive ndërtuese, për të zgjatur afatin e lejes ndërtimore, leje e cila ishtë kërkuar në qarkun e Vlorës nga vetë firma.
Afati kohor i kësaj leje ishte deri në datën 23.6.2007. Punimet e këtij objekti kanë filluar dhe janë ndërprerë për shkak të problemeve gjyqësore midis investitorit dhe pronarëve të tokës.
No comments:
Post a Comment