a) A do te aprovohet MAS nga parlamenti grek?
Në dt 14-12 -2008 PDNJ, Omonia dhe shoqatat e komunitetit grek të Shqipërisë organizuan një takim në hotel "Park" ku ju argumentuan të pranishmëve kërkesat që ata i drejtuan komisionit të mbrojtjes dhe çështjeve të brendeshme të parlamentit grek lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për stabilizim e asocijim të Shqipërisë. Në takim ndodheshin dhe dy deputetë, z. Mihalis Badulas i Pasokut dhe Jeorjios Trifonidhis i cili është njëkohësisht dhe kryetari i shoqatës parlamentare të miqësisë Shqipëri-Greqi, deputeti i ND, si dhe ish deputetja Sofia Vultepsi.
Jehona që i bëri shtypi grek kësaj ngjarjeje ishte e pakët, madje kishte paraprirë në shtypin grek edhe ndonjë opinion që shvlersonte kërkesat e komunitetit grek të Shqipërisë. Ministrja e jashtme znj. Bakojani dhe titullarë të tjerë të qeverisë greke vazhdimisht kanë theksuar se rruga e Shqipërisë për në Evropë do kushtëzohet nga respektimi i minoritetit grek (dhe minoriteteve të tjera në tërësi). Dhe ja ku ka ardhur momenti që parlamenti grek do ti duhet të ratifikojë marrëveshjen e stabilizim asocijimit të Shqipërisë me EU. Ndërkaq shoqatat përfaqësuese të komunitetit grek në Shqipëri deklarojnë se Shqipëria nuk i ka realizuar në praktikë kërkesat themelore për minoritetet që përfshihen në marrëveshjen për stabilizim asocijim dhe kërkojnë që ratifikimi i MSA nga parlamenti grek të bëhet por duke e angazhuar njëkohësisht qeverinë shqiptare për plotësimin e 6 kushteve në afate kohore të përcaktuara nëpërmjet një marrëveshjeje dypalëshe greko-shqiptare.
Edhe vetë partia PDNJ e cila është në koalicion me partinë në pushtet (PD) e përfaqësuar nga kryetari i saj z. V. Dule evidentoi në takim mosplotësimin nga Qeveria shqiptare të këtyre kërkesave themelore: a) arsimimin në gjuhën greke kudo ku plotësohet numri i nevojshëm i nxënësve për hapjen e shkollave sipas legjislacionit shqiptar b) përdorimin e gjuhës greke si gjuhë zyrtare në përputhje me kartën e minoriteteve aty ku mbizotëron popullsia greke c) amnistimi i aktivistëve grekë që janë në ndjekje dhe përafrimi i kodit penal shqiptar me atë europian për mospenalizimin e aktiviteteve politike të minoriteteve d) anullimi i vendimeve gjyqësore që kanë tjetërsuar pronën e popullsisë greke në favor të cifligarëve të Shqiperisë dhe njohjen autonomisë administrative lokale dhe së fundi për të shmangur retorikën lidhur me numrin e minoritarëve greke, të bëhet regjistrimi i lirë i popullsisë. Të gjitha këto theksoi z. Dule janë të njohura dhe kërkuara edhe nëpermjet deklarimeve nga Komuniteti Europian ku mund të përmendet si shembull deklarata e komisionit të ministrave të jashtëm të Këshillit të Europës në 2005.
Në Shqipëri këtë memorandum me gjashtë pika e konsideruan si kërkesë të Bollanos për autonomi të Vorioepirit dhe pengim të Shqipërisë për tu integruar në Europë, ndonse nuk ishte e tillë e as Bollano nuk ishte i vetëmi por një nga përfaqësuesit e shoqatave greke që kanë firmosur "memorandumin". Gjithashtu autonomia e pushtetit lokal sipas kartës së miratuar nga Komuniteti Europian do të vlente për çdo bashki duke filluar nga ajo e Tiranës e deri tek bashkia e skajeve më të largëta si ajo e Himarës dhe e Tropojës. Ndonse që nga janari i 2008 legjislacioni shqiptar ka pasqyruar rritjen e kompetencave të qeverisjes lokale si pjesë e domosdodoshme e procesit demokratik, por në praktikën e vende postsocialiste të Europës juglindore, siç vërejnë dhe specialistët e huaj, konkretisht institucionet lokale janë të dobëta, autonomia e taksave dhe burimeve të tjera është e zhvilluar dobët dhe qeverisja qendrore tenton të jetë forma kryesore e administrimit duke sjellë fenomene si ato të Kakomesë dhe mbikalimit të Zogut të zi që anashkalon të drejtat e qeverisjes lokale si shprehëse e interesave të popullsisë që jeton aty. Kërkesën për autonomi të qeverisjes lokale (vendore) që shpreh një koncept europian i cili i kundërvihet centralizimit të trashëguar nga sistemi monist çuditërisht analistët e disa gazetave e etiketojnë si kerkesë antikushtetuese.
Gjithshatu gati një vit më parë ishte znj. Sonia Parayre e Keshillit te Europes që i ka kërkuar qeverisë shqiptare firmosjen e Kartës Europiane të gjuhëve minoritare që presupozon që minoritet të kenë njohur si gjuhë zyrtare edhe gjuhën e tyre. “Sot e kësaj dite- theksoi z. Dule -15 familje himarjote duke përfshirë vetë kryetarin e bashkisë janë nën ndjekje penale me akuza që mbështeten nga një kod penal larg legjislacionit europian. Kurse kryeministri z. Berisha i quajti ditet e fundit keto kerkesa si “ekstremiste” ndonse faktet nuk e dëshmojnë këtë.
Ndërkaq Qeveria greke gjëndet në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare. Por lind pyetja përse ju dërgua ky memorandum komisionit të mbrojtes dhe çështjeve të brendëshme gati dy vjet pasi Komuniteti Europian lidhi marreveshjen per stabilizim dhe asocijim (MAS) duke u konsideruar kjo nga analistet shqiptare si dilemë që i vihet parlamentit grek për ratifikimin e marreveshjes së stabilizim asocijimit. Memorandumi i Omonias dhe shoqatave tjera e ben të qartë që mbështet ratifimin e MAS, por kërkon që afrimi i Shqipërisë me Europën të jetë esencial. Memorandumi lidhet me institucionalizimin e kërkesave të komunitetit grek në Shqipëri që një marrëveshje greko-shqiptare do ti jepte mundësi dy qeverive greke e shqiptare për të bashkëpunuar për implementimin e tyre duke qenë të mbështetura në legjislacionin e Komunitetit Europian.
“Eshtë hapur një shkollë private greqishte në Himarë, theksoi z. Dule, por shkolla publike në gjuhën amtare nuk janë pranuar aty”. "Janë bërë hapa pozitive por jo të mjaftueshme"- vazhdoi ai. Nga ana tjetër qeveria shqiptare e greke sapo kanë arritur një marrëveshje për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në luftën italogreke në zonën e Shqipërise së jugut. A mos vallë ky ka qënë dhe kushti i vetëm që Greqia të firmosë marreveshjen e (MAS) pasi pak kohë më parë ishte firmosur marrëveshja për dyshtetësinë e grekëve të Shqipërisë që edhe ajo u prit me një retorikë nacionaliste nga disa analistë shqiptarë?
Nga ana tjetër vihet re një hapje e Shqiperisë drejt Italisë, sapo qeveria Berisha ka nënëshkruar një sërë marreveshjesh energjitike për investime italiane në Shqipëri që arrijnë shumën prej 2 milardë euro. Sistemi i sotëm i globalizmit që presupozon lëvizjen e lirë të kapitaleve e kondicionon Greqinë të mos mbetet mbrapa Italisë dhe partnerëve të tjerë që synojnë Ballkanin. Një shtyrje me tej e firmosjes e MAS dmth një farë ngurosje midis qeverise greke dhe shqiptare pra një klimë jo e favoreshme e eksportimit te kapitalit grek ne Shqiperi qe edhe tani gjendet ne kritikën e një elite kondra-greke (ndonse kjo elitë operon ne shumicën dërmonjese me paratë e emigranteve shqiptare në Greqi pa të cilat ekonomia shqiptare do të asfiksohej). Greqia gjithshtu pas refuzimit të pranimit në Nato të ashtuquajturës Republikë e Maqedonisë nuk do të kishte dëshirë të vërë veton për të dytën herë ndaj një vendi ballkanik.
Pra cili është prioriteti që ka vënë Greqia, konkurimi i italianëve dhe partnerëve europianë me projekte të tjera investimesh dhe presioni ndaj Shqipërisë për implementimin e legjisacionit europian duke e pasur Shqipërinë partner apo presioni për implementimin e kërkesave të grekëve të Shqiperisë para se të bëhet partner me të? Me sa duket MAS pritet të ratifikohet javën tjetër. Duke qenë partnere e Komunitetit Europian qeveria shqiptare do të jetë më e obliguar për aplikimin në realitet të normave demokratike perndimore ndaj minoriteteve nga e cila do jenë të gjithë fitues, shqiptarë e grekë.
B).... Projektet neokolonizuese,për të mos thënë kriminale, që italianët po përgatisin në Shqipëri sëbashku me klasën e korruptuar politike shqiptare ....
......Dita që Berlusconi "miku i madh" i Shqipërisë erdhi në Tiranë, e transmetuar me bujë në ekranet e televizonave shqiptare, më gjeti në Itali. Sigurisht i hapa ekranet italiane për të parë se çfarë do të thonin. Dëgjova edhe radiot, madje. Ndryshe nga ç'mund të mendojnë pasagjerët e autobuzit tonë, jashtë "xhamave" të tij, vizita e Berlusconit nuk u lidh fare me Shqipërinë. Në mediat italiane u fol vetëm për çfarë kishte deklaruar në Tiranë kavalieri lidhur me çështjet italiane - konkretisht me skandalin e fundit të konfliktit të interesavce të kavalierit (shtimin e taksave ndaj "Sky" të Murdokut që indirekt favorizon televizionet e familjes së tij) si dhe sulmet ndaj kryeredaktërëve të "Corriere della Sera" dhe "La Stampa". As emri i Berishës nuk u përmend kund. Njëlloj si në Shqipëri kur Berisha bën ndonjë vizitë në ndonjë vend të humbur ku e pret ndonjë kryetar komune kurse televizionet tona japin ato që ai ka thënë për Edi Ramën në Tiranë ndërsa kryetari i komunës mbetet një nga figurantët e skenës. Për turpin e mediave italiane asgjë nuk u tha për projektet neokolonizuese, të paligjëshme, për të mos thënë kriminale, që italianët po përgatisin në Shqipëri sëbashku me klasën e korruptuar politike shqiptare.
Por le të kthehemi në autobuzin tonë që, sikurse e kam thën edhe herë tjetër, është një imitim karikaturesk i autobuzit italian që ka për shofer Berlusconin.
Projekti i kthimit të Shqipërisë në një superfuqi energjitike, për të cilin erdhi kavalieri në Tiranë, është një projekt delirant dhe mashtrues njëherësh. Pse është delirant nuk do shumë të kuptohet. Mjafton të kesh parasysh deklaratën e Berishës: "unë dhe Berluskoni e duam përjetësinë" apo përdorimin e fjalëve "superfuqi energjitike" për Shqipërinë. Po pse është mashtrues? Sepse Shqipëria mund të bëhet superfuqi nëpërmjet këtyre projekteve aq sa ç'u bë superfuqi në kohën e Hoxhës, megjithë deklaratat e vazhdueshme të këtij të fundit se ishim më të fortë se superfuqitë. Ajo thjeshtë do të përdoret vetëm si terren për t'u vendosur parqet energjitike e industriale: më i madhi në Evropë i energjisë eolike në Karaburun, petroliferat, tecet në veri të Durrësit, rigazifikatorët në Fier e ku dihet çfarë tjetër. Ajo do të shërbejë vetëm si terren ku do të vendosen çisternat që do të furnizojnë Ballkanin me naftë e gaz. Kurse energjia që ata do të prodhojnë është për jashtë shtetit, më konkretisht për Italinë. Nafta do të jetë pronë e italianëve e të tjerëve, gjithashtu, që do ta tregëtojnë duke e perdorur vendin tonë vetëm si depo. Par, asgjë nuk do të jenë pronë e shqiptarëve. Këto projekte do të ndihmojnë që Italia të zgjidhë problemet energjitike të saj pa ndotur territorin e vet, pra, duke e transportuar këtë ndotje jashtë Italisë. Sa për dijeni projekte të tilla Italia ka edhe në Libi e gjetkë rrotull saj. Kurse shqiptarët energjinë do ta blejnë, nuk do t'ua falin gratis italianët. Shumë shumë ata do të punësohen me rroga sa për të mbajtur frymën gjallë. Ashtu sikurse edhe në fabrikat e çimentos që do të prodhojnë përsëri për të pasuruar pronarët italianë (sigurisht edhe politikanët tanë të korruptuar).
No comments:
Post a Comment