Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Thursday, February 05, 2009

Gjiri i Jalit, pronat që u falsifikuan

Deputeti Neranxi dhe Ngjela, megjithe se po vezhgojne nga afer zonen e Himares, ende nuk kane arritur te zbulojne ato qe dine gjithe himarjotet, grabitjen e pa skrupullt qe i behen Himares. Momentalisht dy deputetet e nderuar i jane perkushtuar deformimeve historike te emrit te Skenderbeut dhe per kete ata kane derguar ne parlamentin austriak nje note proteste rreth menyres se si Schmid trajton Skenderbeu i cili si duket, eshte ne ujdi me kryetarin e bashkise Vasil Bollano.

Gazeta shqip on-line

(Thellohet skandali. Pas raportit të Bankës Botërore, zbulohen të tjera abuzime. Një person i vetëm përfitoi 40 hektarë tokë në zonën turistike

SOKOL ÇOBO

Mbivendosjet e pronave shtrihen në bregdetin e Jalit, në Vlorë. Hetimet e prokurorisë së qytetit bregdetar kanë konstatuar se në këtë zonë ka një mbivendosje prej 40 hektarësh. Përfitues është një qytetar nga Vlora, i cili është marrë nën hetim. Megjithatë, burimet nga prokuroria
lokale thanë se hetimet do të shtrihen dhe ndaj Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Provave në qytetin e Vlorës. Nëse konstatohen elementë të veprës penale, ndaj të dyshuarve do të merren masa ndaluese, ku nuk përjashtohen edhe arrestimet.
Ndërkohë, burime nga Prokuroria e Vlorës thanë se hetimet për këtë skandal kanë filluar kryesisht në bazë të investigimeve të prokurorëve të çështjes.

Mbivendosja
Një pronë prej 40 mijë metrash katrorë është mbivendosur në zonën bregdetare të fshatit Jal në
Vlorë, ku Banka Botërore ka financuar një plan për rindërtimin e zonave turistike në bregdet. Historia daton disa muaj më parë në qytetin e Vlorës. Një qytetar, emri i të cilit nuk mund të bëhet i ditur për arsye hetimore, është paraqitur në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit
të Pronave në këtë qytet. Banori pretendonte se trashëgonte një pronë në bregdetin e Jalit, që
kapte sipërfaqen e 40 hektarë. Pas paraqitjes së dokumenteve, AKKPja me një mbledhje urgjente i ka kthyer pretenduesit të gjithë sipërfaqen që kërkonte. Deri në këto procedura skandali nuk ishte zbuluar. Prokuroria e Vlorës merr disa informacione në mënyrë operative
për megaskandalin me një dëm që llogaritet në rreth 20 milionë euro.

Nëpërmjet përgjimeve dhe vëzhgimeve arrijnë të zbulojnë se dokumentet që kishte paraqitur "pronari" ishin falsifikuar dhe toka i përkiste një familjeje tjetër. Hetues të çështjes kanë sekuestruar në zyrën e AKKP-së dokumentet që kishte depozituar shtetasi, të cilat rezultojnë se janë të falsifikuara. Hetimet Prokuroria e Vlorës ka marrë në pyetje personin që i ka paraqitur agjencisë së AKKP-së dokumente të falsifikuara. Nga hetimet e para ka rezultuar se shkresat nuk ishin origjinale. Ndaj këtij personi, hetuesit kanë ngritur akuzën e "tjetërsimit të pronës" dhe "falsifikimit të dokumenteve". Ndërkohë, hetimi është thelluar për të përcaktuar gjithë mekanizmin e bivendosjes së pronës në bregdetin e Jalit, një pronë e lakmueshme nga biznesmenë të shumtë. "Krahas personit që ka përfituar në mënyrë të paligjshme 40 hektarë pronë, hetimet janë shtrirë edhe ndaj zyrtarëve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë.

Por nuk përjashtohen nga hetimi edhe zyrtarët e lartë të AKKP-së së përgjithshme", thanë burimet nga Prokuroria e Vlorës, duke saktësuar se hetimi është në vijën e duhur dhe shumë shpejt do të merret një vendim përfundimtar për personat nën hetim, si dhe për ta dërguar
çështjen në gjykatë. "Nuk ka as më të voglin dyshim. Në bregdetin e Jalit ka një mbivendosje prone. Kemi nën akuzë një person dhe shumë shpejt do të vendosim për personat e tjerë. Kemi prova që vërtetojnë mbivendosjen", përfundojnë burimet nga Prokuroria e Vlorës.

2 comments:

Kyritsis said...

Δεν μπορώ να γράψω στο blog. τι έγινε;

akroqeravnos said...

K. kyritsi, asfalos moreis, an to theleis. Tipika o logariasmos soy aponeregopoithike giati elipes poli kero apo to blog. An mproreite na stilete to e-mail sas parakalo stile na kanoyme kai pali invite
Tha stilete ena minima keno sti dhieythinsi:

[akroqeravnos@yahoo.gr]

Mexri tora dhen exoyme llabei kapio minima o poy tha mporoyme na paroyme to e-mail sas.


akroqeravnos