TIRANË- Çështja e Jalës ka qenë në qendër të debateve në seancën e sotme plenare në Kuvend. Duke folur në pjesën jastë rendit të ditës, deputeti socialist Taulant Balla
ka deklaruar se projekti për Bregdetin e Jugut është një rast i pastër korrupsioni, ndërkohë që ka kërkuar të lejohet që hetimet e nisura të shkojnë deri në fund.
Sipas tij, ky është rasti tipik i i "kapjes" së një grupi mafjoz nga institucioni më i lartë ekonomik në botë. "Ky projekt ka drejtor dhëndrin e Berishës që mbahet në këmbë nga kredia e Bankës Botërore dhe granteve nga Bashkimi Evropian. Shteti ka paguar 5 milionë dollarë për këtë projekt, shumë që e ka marrë Malltezi për të bërë ç'të dojë, madje të shembë dhe shtëpitë e banorëve të Jalës"- tha ai.
Balla ka deklaruar më tej, se Malltezi thuhet se i ka kërkuar misnitrit Basha të prishë shtëpitë në Jalë, për ta pastruar atë zonë, për të prishur edhe shtëpi 300-vjeçare.
"Letërkembimet i nxjerrin të dy hapur për lidhje korruptive dhe keqpërdorim të ligjeve dhe të shtetit. Ky rast është korrupsion i pastër, mos merrni një kosto që nuk ju takon"- iu drejtua ai mazhorancës, duke e quajtur të turpshme mbrojtjen që po i bëhet.
Balla ka kërkuar të lejohen hetimet e nisura nga BB, duke shtuar se jemi kthyer si në kohën e Piramidave, pasi sipas tij, vetëm dy herë janë pezulluar projektet e Bankës Botërore; në kohën e Piramidave dhe tani.
No comments:
Post a Comment