Saturday, February 28, 2009

"Jo projekt, pa u zgjidhur kthimi i prones te i zoti"

Shoqata "Bregdeti" kerkon pezullimin e projektit te Bregdetit, deri ne momentin kur procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave te perfundoje. Madje ata jane shprehur dhe kunder deklarates se ministrit te Financave, Bode ne lidhje me vijimin e projektit te Bregdetit. "As politikanet as dhe drejtuesit e projektit qe Banka Boterore financon, nuk jane pronare ose trashegimtare te pronave tona. Sot degjuam nga ministri i Financave Bode, qe i kerkon Bankes Boterore vazhdimin e projektit. Ne perseri ju themi STOP, pasi per sa kohe nuk eshte kthyer prona tek i zoti , keto jane justifikime qe favorizojne mafien e trojeve turistike", shkruajne ne nje leter te hapur kjo shoqate. "Ne si Shoqata "Bregdeti", jemi te gatshem qe ne prani, me garanci dhe me ndermjetesi te perfaqesise se KE ne Tirane, Lohan te paraqesim edhe nje here zgjidhjen definitive dhe pa fature financiare te prones ne zonen turistike, duke filluar me argumentet juridike dhe projektligjin perkates", thuhet ne leter.

(Koha Jone)

1 comment:

Anonymous said...

"Z. Pango, është e vërtetë kjo akuzë nga Kakomeja?"
Email nga adresa:adalb_tirana@yahoo.it | 01/03/2009 | Letrat e lexuesve-shekulli


Dëgjova një intervistë të kryekomunarit të Kakomesë, dhënë në emisionin Faktori Plus, me Mero Bazen, në televizion. Mes të tjerash, ai tha tekstualisht:
"Unë mendoj se çdo gjë është e paguar dhe për këtë është implikuar që më parë ministri i Turizmit, Ylli Pango, i cili është deklaruar dhe më parë se: "Komuniteti i Nivicës këtu, ka humbur pronësinë. Unë kam rrëmuar - thotë ai - në arkivat e shtetit, dhe kam gjetur se niviciotët e kanë humbur të drejtën e pronësisë".
Unë nuk e di se çfarë interesi paska një ministër të rrëmojë në arkivat e shtetit për çështje pronësie. Por edhe në rast se do të ishte e vërtetë kjo, ka institucione të tjera që merren më këtë gjë. Unë mendoj se zoti Pango është marrë me këtë gjë dhe më është krijuar bindja ime se zoti Pango është marrë personalisht me këtë gjë. Se deri ku shkon kjo, nuk di ta them, por kam bindjen se ka dhe një implikim qeveritar në këtë çështje..."
Dua të di, si mund të kalojë kjo akuzë pa një angazhim të mediave. Zoti Pango, duhet të pyetet, a është e vërtetë kjo gjë? Madje, këtë pyetje, si qytetar dhe votues i tij, po ia bëj direkt në këtë rubrikë: Është e vërtetë kjo që thotë kreu i komunës?