Monday, February 09, 2009

Malltezi - the Author of the Destruction of Himara Village


1. Fox river article about Jal of himara

2. Albanian Trasnslation of the article in "Foxnews by Shekulli

http://www.foxnews.com/story/0,2933,490028,00.html

Monday, February 09, 2009
By Richard Behar

Managers at the World Bank provided false information to the agency's board of directors about a $39 million, politically-connected European "coastal cleanup" project that led to the destruction and destitution of a powerless village in Albania in 2007 — and then spent nearly two years trying to cover it up, FOX News has learned.

Bank insiders also misled and stonewalled a panel of independent investigators commissioned by the board to investigate the scandal, according to the investigators themselves.

World Bank sources tell FOX News that the panel's report, submitted to the 24-member board in late November, is one of the most damning independent assessments of the anti-poverty agency's behavior in the bank's 60-year history. The bank, the world's largest and most influential anti-poverty institution and part of the U.N. system, is doling out $100 billion over the next three years for development projects.

see for more in

http://www.foxnews.com/story/0,2933,490028,00.html


http://www.shekulli.com.al/index2.html

Malltezi organizoi skandalin e Jalit

Menaxherët e Bankës Botërore kanë servirur informacion të rreme tek bordi i agjencisë për rreth 39 milionë dollarë amerikanë të projektit të lidhur politikisht, të pastrimit të bregdetit. Projekt ky që solli prishjen e një fshati të pafuqishëm shqiptar në vitin 2007, por që për rreth dy vjet, të gjithë u përpoqën që ta fshihnin.

Zyrtarët e Bankës Botërore kanë pohuar se punonjësit e brendshëm kanë tentuar që të japin të dhëna të rreme për një panel hetuesish të kërkuar nga bordi i hetimit në lidhje me këtë skandal.

Raporti i panelit u është paraqitur anëtarëve të bankës në fund të nëntorit të vitit të kaluar dhe është një ndër dënimet më të mëdha që mund t'u bëhet politikave antivarfëri, që Banka Botërore ka pasur që ditën kur është krijuar, 60 vjet më parë. Banka Botërore, institucioni më i madh dhe më i rëndësishmi në politikat antivarfëri, pjesë e Kombeve të Bashkuara, është duke shpërndarë 100 miliardë dollarë në projekte zhvillimi.

Por, një pjesë e raportit u zbulua pak ditë më parë në Shqipëri dhe Banka njoftoi se ka pezulluar dhënien e fondeve për këtë projekt, që më 9 janar të këtij viti, "për shkak të politikave të diskutueshme dhe çështjeve operacionale".

Pas skandalit dolën në skenë edhe dokumente të tjera, një pjesë e të cilave ndodhet në duart e reporterëve të "FOX NEWS". Ato tregojnë qartë se si Banka është përgjigjur pas zbulimit të kësaj ngjarjeje dhe dyshimeve për korrupsion. Në to shihet edhe se si abuzohet me projektet, që synojnë të përmirësojnë jetesën e shumë vendeve të varfra me paratë e Bankës Botërore....

Por, fshehja e të dhënave dhe shmangia ndaj pyetjeve, quhet në raportin prej 115 faqesh të Bankës Botërore të përpiluar nga paneli i inspektimit si një "një çështje institucionale". Në të vërtetë, Kryetari i panelit, Wemer Kiene, një ish-punonjës i Programit Botëror të Ushqimit për Kombet e Bashkuara, hodhi atë që u quajt hap i pa precedent, duke dërguar një shkresë personale, gjashtë faqe të gjatë, ku u tregohej drejtuesve të Bankës se stafi kishte fshehur provat dhe penguar hetimin.

"Paneli i inspektimit nuk mund ta kishte imagjinuar atë që do të zbulonte, kur i rekomandoi bordit një inspektim. Ky do të bëhej një nga hetimet më të vështira të këtyre 14 viteve. Nëse paneli do kishte besuar në të dhënat që u servirën në fillim, ky hetim i detajuar nuk do kishte ecur përpara",- ka shkruar Kiene.

Lajmet për raportin e panelit janë publikuar fillimisht nga një organizatë gazetarësh investigativë në Europën Juglindore, "Balkan Insight". "FOX" ka siguruar raportin e panelit së bashku me letrën e Kiene. Përveç tyre, ndodhej edhe një letër zyrtare, e urdhëruar nga Presidenti Robert Zoellick, e cila ishte shkruar nga Këshilli i Përgjithshëm i Bankës dhe i drejtohej bordit më datë 6 nëntor, tre javë përpara se raporti i inspektimit të publikohej. Kjo është cilësuar si një përpjekje për të vonuar përfundimet e raportit.

Ajo që ka mbetur shumë e paqartë, është se si zyrtarët e bordit të Bankës Botërore u shpunë në rrugë të gabuar dhe se kush në Shqipëri ose në Uashington ka përfituar nga kjo gjë. Zyrtarë të bankës dhe 24 anëtarët e bordit, kanë refuzuar që të japin shpjegime për "FOX NEWS" në lidhje me këtë pikë. Por, ajo që është e qartë janë përpjekjet e zyrtarëve të bankës për të fshehur të dhënat. Raporti i panelit është i mbushur me lidhje dhe pretendime për punonjës të bankës, që pengojnë hetuesit për një vit të tërë. Më e habitshmja është se është shkruar në një gjuhë të pazakontë për një dokument burokratik.

"Një sekuencë keqinformimesh...forma të përsëritur pengimi ndaj panelit për të marrë të dhëna...me sa duket një mungesë e pazakontë arsyetimi për pjesë të rëndësishme të projektit...një përpjekje sistematike për të ndaluar panelin që të marrë informacion...pranimi i fakteve kritike gjatë intervistave me stafin...përshtypja është se ata janë instruktuar më parë se si do të flasin në intervista". Këto janë disa nga pjesët e raportit në lidhje me skandalin e jugut të Shqipërisë.

Duke përgjithësuar grupin, "Si zyrat qendrore në Uashington, ashtu edhe ato në terren, kanë marrë informacione të gabuara në mënyrë të vazhdueshme. Këto ishin në kontrast me ato që paneli dinte më parë",- thuhet në raport.

Esenca e skandalit shqiptar përfshin Jalën, një vrimë gjilpëre në një zonë të mrekullueshme të bregdetit shqiptar, e cila është e populluar nga njerëz të moshuar dhe shumë të varfër. Në vitin 2005, sipas raporti të investigimit, janë dhënë 18 milionë dollarë nga një projekt për menaxhimin e zonës bregdetare, që në total është 39 milionë.

Ky projekt synonte pastrimin e bregdetit, fuqizimin e qeverisjes vendore, ristrukturimin e resurseve kulturore dhe inkurajimin e komunitetit për menaxhimin më të mirë të zonës. Por kjo ndihmoi edhe në kthimin e një pjesë të bregdetit të Jalës në një resort privat për turistët (një pjesë e fondeve u dhanë nga Komisioni Europian, Japonia, Austria dhe Holanda).

Banka Botërore pranoi që të financonte vetëm, pasi bordi drejtues në Uashington u sigurua se qeveria shqiptare, e kryesuar nga Sali Berisha, kishte rënë dakord për një moratorium për prishjen e shtëpive të banorëve të Jalës. Sigurimi erdhi nga një fjali kritike, në atë që njihet si dokumenti për aprovimin e projektit.

Në rastin e Jalës, dokumenti për aprovimin e projektit, thoshte që qeveria shqiptare dhe banka kishin arritur në një marrëveshje, që nuk përfshinte prishjen, derisa disa procedura dhe kritere të ishin rregulluar për të ndihmuar qytetarët e prekur.

Por, deklarata ishte false, asnjë marrëveshje nuk ishte arritur. Por, kjo gënjeshtër nuk u përmend në atë që paneli e quan "Fjalimi i menaxhimit të Bankës", i cili i drejtohej bordit në vitin 2005.

Zyrtarët e bankës nuk e përmendën se kjo deklaratë në dokumentin për aprovimin e projekti ishte e pavërtetë, edhe pse një kopje e të njëjtit fjalim përmbante paragrafin e korrigjuar. Pse ky paragraf është harruar, dhe kush e ka bërë këtë gjë, është ende një mister për krerët e bankës, kjo u referohet të dyja dokumenteve. Edhe pse nuk i është përmendur emri në asnjë nga raportet, shqiptari përgjegjës për koordinimin e projektit të financuar nga Banka Botërore është Jamarbër Malltezi, një zyrtar i Ministrisë së Punëve Publike dhe dhëndri i kryeministrit Berisha.

Në mars 2007, vetëm pak javë përpara shkatërrimit të Jalës, Malltezi i dërgoi një letër Policisë Ndërtimore, duke u bazuar në projektin e Bankës. Sipas raporteve të panelit, kjo letër diskutonte prishjen për shkaqe të zhvillimit dhe kërkonte ndihmën e policisë për një veprim sa më shpejt të ishte e mundur. Bashkangjitur letrës ndodheshin edhe dy disqe që përmbanin fotografi ajrore, të kryera me paratë e Bankës Botërore, që tregonin shtëpitë që duhet të prisheshin.

Në një letër tjetër, Malltezi tha se i ka dhënë Policisë Ndërtimore aparate digjitale dhe kompjuterë për të kontrolluar situatën në terren.

Gjithashtu, i ka dhënë makina të financuara me paratë e bankës, që të transportonin dhe hiqnin mbetjet e shkatërrimeve. Në tre prill 2007, banorët u njoftuan se do t'u prisheshin shtëpitë.

Atyre u dha pesë ditë kohë që të apelonin në gjykatë, gjë të cilën ata e bënë, por Policia e Ndërtimit nuk priti gjykatën. Ata rrethuan fshatin dhe brenda katër ditësh, duke nisur nga 17 prilli, shkatërruan komunitetin, edhe pse banorët u përpoqën që të bënin rezistencë, duke qarë e bërtitur. Sipas hetuesve, banorëve u tha se duhet të ishin të lumtur që Banka Botërore do t'u jepte shtëpi dhe jetë më të mirë.

Por, duke qenë se Banka Botërore ishte siguruar se nuk do të kishte asnjë prishje pa një marrëveshje, në horizont nuk kishte asnjë financim për shtëpitë e prishura.

Për më tepër, paneli raporton se banka nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar viktimat e prishjeve, në asnjë mënyrë. Prishjet me buldozer shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga media dhe Parlamenti shqiptar, mbase edhe në Uashington, teksa një politikan, pas një tjetri, debatonte se prishjet ishin ilegale duke u bazuar në ligjin shqiptar.

Në këtë kohë nuk kishte asnjë provë që Banka kishte miratuar përdorimin e saj për përfitime private. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare është përpjekur që të fshihet pas Bankës Botërore.

"Prishjet u kryen dhe duheshin kryer, sepse për këtë zonë ka një projekt të Bankës Botërore",- tha ministri i Transporteve në Parlament, një javë pas prishjeve. "Banka na e kërkoi",- tha ai. Por, Vangjel Dule, një politikan që përfaqëson banorët e Jalës në Parlament, debatoi me qeveritarët, duke thënë se prishjet janë kryer për interesa të pastra biznesi të njerëzve të afërt të kryeministrit Berisha. Si Berisha, ashtu edhe dhëndri i tij Malltezi, i mohuan këto deklarata.

Menaxhimi i Bankës Botërore insistoi në atë kohë (dhe ua përsëriti inspektorëve), që nuk kishte asnjë lidhje direkt apo indirekt ndërmjet projektit të Bankës dhe prishjeve. Por, paneli gjeti një lidhje direkte në financimin që i kishte bërë banka mbikëqyrjes së zonës nga ajri dhe e përshkroi projektin si një rrugë e shtruar për prishjet. Kjo u quajt një shkelje e politikave të Bankës kundër strehimit të pavullnetshëm.

Në maj të 2007-s, dy javë pas shkatërrimeve, Banka Botërore dërgoi një mision faktmbledhës në fshat. Por, ekipi as që foli fare me banorët e prekur dhe raporti i tij për menaxherët drejtues në Uashington nuk e përmendi fare zemëratën që po ziente në median lokale dhe në Parlament.

Raporti e përjashtonte gjithashtu rolin e Malltezit në nxitjen e policisë shqiptare të përfshirë në kryerjen e shpronësimeve. Banka Botërore përgatiti një njoftim për shtypin, për të mohuar implikimet se ajo kishte lidhje me shkatërrimet, por në momentin e fundit vendosi që të mos e shpërndajë atë. Që nga ai moment, zyrtarë të bankës u munduan të fshehin gjurmët e tyre me bordin e agjencisë.

Në shtator 2008, afërsisht 17 muaj pas shkatërrimeve, menaxherët e bankës shkruan një korrektim shtesë për Dokumentin e Vlerësimit të Projektit (DVP) - duke deklaruar se qeveria shqiptare nuk do ta miratonte një moratorium për shkatërrimet - dhe ky pretendim u përfshi në mënyrë të paparalajmëruar në DVP-në origjinale të 2005-s.
Ky korrigjim, më pas u dërgua nxitimthi në bordin e drejtorëve, përpara se paneli të nxirrte raportin e tij të ashpër.

Por, çuditërisht, asnjë shpjegim i arsyeshëm nuk ishte paraqitur në këtë korrigjim, rreth asaj se çfarë kishte ndodhur gjatë atyre tre vjetëve - gjë për të cilën paneli paralajmëronte se "mund të vendosë një precedent mjaft serioz dhe shqetësues", për modifikime të mëvonshme të DVP-ve, pasi ato marrin formën përfundimtare.

Korrigjimi shënonte se menaxherët kishin informuar panelin rreth keqinterpretimeve të DVP-së. Por, edhe kjo ishte e pavërtetë, ashtu siç ishte vetë paneli, i cili "duhej të bënte përpjekje të tjera nga ana e vet, për të mësuar rreth këtij keqinterpretimi".

I pakënaqur për ta lënë këtë çështje me kaq, këshilltari i përgjithshëm në detyrë i bankës, Skot Uajt, i dërgoi një notë ligjore bordit, në emër të Presidentit të bankës Zoellik, vetëm pak javë përpara se paneli t'ia dërgonte raportin e tij bordit.

Letra e përgatitur me mjeshtëri e Uajtit, pranon ekzistencën e disa problemeve, por duke u munduar ta zvogëlojë rëndësinë e domethënies së tyre. Ai tha se kishte kryer një investigim personal rreth incidentit, duke përfshirë këtu edhe intervista të hollësishme me rreth 20 pjesëtarë të stafit, dhe kishte konkluduar se arsyet që DVP-ja e servirur për bordin nuk ishte korrektuar gjatë asaj periudhe, "mbeteshin të paqarta dhe të pashpjeguara plotësisht për ne".

Uajt shkoi më tej, duke ia atribuuar arsyet e mundshme të përfshirjes së informacionit fals dhe vendimit misterioz për të mos e korrigjuar atë për tre vjet me radhë, "gabimeve" si rezultat i "një konfuzioni të përhapur", ose "ndryshimeve në staf", ose "mungesës së përvojës së stafit". Në një pikë të caktuar ai, madje, përmendte se faktor ishte agjenda e pushimeve e eksponentëve të stafit (përfshi edhe vetveten), gjatë periudhave kritike, duke e lënë vendimmarrjen në nivele dytësore.

Mundësia e vetme që Uajt, në mënyrë të dukshme as që e merrte ne konsideratë, ishte se ai informacion, qëllimisht mund të ishte falsifikuar dhe se korrigjimi i tij, qëllimisht mund të ishte penguar.

Nga ana tjetër, ai pranonte se DVP-ja e rreme mund të ishte një "ndonjë lloj ajsbergu, që kishte të bënte me besimin, me të cilin drejtorët trajtonin DVP-të, ndërkohë që ato ishin dokumentet primare, tek të cilat ata vareshin për të marrë vendimet e tyre për projektet".
Si përfundim, Uajt tha se ekzistonte "mundësia për tkurrje të besimit në nivel afatgjatë", nëse sjellja e Bankës në rastin e Jalës, "nuk do të trajtohej hapur".

Fatkeqësisht, banka nuk po jep ndonjë shenjë se po e adreson këtë çështje në mënyrë të qartë, të paktën jo publikisht. Në vigjiljen e zbulimeve të Jalës dhe të dëmtimit të marrëdhënieve të saj me bordin, zyrtarë të bankës po mundoheshin ta mbanin gojën sa më tepër të mbyllur, madje edhe pasi u dekonspirua raporti i panelit.

"Janë bërë gabime", - tha Banka në një deklaratë të javës së fundit dhe "po konsiderohen intensivisht mënyrat për të trajtuar ankesat e njerëzve që janë prekur".

Ajo shtonte: "Banka Botërore është e shqetësuar rreth gabimeve të kryera nga menaxhmenti i Bankës Botërore në kontekstin e këtij projekti. Konform procedurave tona të brendshme, banka po rishikon veprimet e stafit të saj dhe, nëse bindet, do të ndërmarrë masat e duhura".

Ndërkohë, në Shqipëri, kryeministri Sali Berisha e akuzoi panelin hetimor të Bankës, se po e dëmtonte imazhin e qeverisë së tij me një raport "plot me mashtrime, të cilat erdhën si rezultat i rivalitetit midis grupeve të caktuara brenda Bankës Botërore". Ai shtoi se projekti dhe qeveria e tij kanë vepruar me urtësi, në mënyrë që të evitonin kontrollin e bregut jugor të Shqipërisë nga një "mafia tokash" anonime.

Pas kësaj, Berisha fluturoi për në Uashington, në një vorbull takimesh me figura politike amerikane. Mes gjërave të tjera, ai mori pjesë të enjten, më 5 shkurt, në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve, që u drejtua nga Presidenti Obama, si dhe në takime individuale me zëvendëspresidentin Bajden, Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton dhe senatorin republikan Xhon Mekejn.

Sa për bordin e Bankës Botërore? Ai do të mblidhet më 17 shkurt për të diskutuar raportin e panelit dhe përgjigjen zyrtare të menaxhmentit për të. "FOX NEWS" ka mësuar gjithashtu se Departamenti i Integritetit Institucional të kësaj agjencie, ka nisur hetimin e vet rreth korrupsionit të mundshëm brenda projektit shqiptar.

Ndërkohë, Presidenti i Bankës Botërore, Zoellick, po këmbëngul se banka duhet të shpërndajë më shumë fonde për llogari të të shpronësuarve anekënd botës.

Në një analizë të londinezes "Financial Times", më 25 janar, ai bëri thirrje për një "Epokë përgjegjshmërie", që do të përfshinte vendet e zhvilluara, të cilat do të jepnin rreth 1 për qind të paketave të tyre të stimulimit ekonomik, për vendet e varfra.

"Banka Botërore mund të menaxhonte shpërndarjen e këtyre parave nëpërmjet Kombeve të Bashkuara dhe bankave rajonale të zhvillimit", - shkruante ai.

"Ne mund të përdornim mekanizmat ekzistues për t'i shpërndarë fondet shpejt dhe me fleksibilitet, mbështetur nga monitorues dhe vrojtues të mënyrave sesi do të shpenzohen paratë".

Ai ka shumë të drejtë në aftësitë që ka banka për të vepruar shpejt. Ajo sapo aprovoi një tjetër hua 20 milionë dollarëshe për Shqipërinë, me fokus në përmirësimin e qeverisjes dhe shërbimeve publike, duke iu referuar një raporti biznesi të 6 shkurtit nga Ballkani. Edhe detajet e kësaj huaje, nuk janë bërë publike.


No comments: