Friday, March 20, 2009

Bollano, "Omonia" deklaron rishikimin e koalicionit me PD ,

20 Mars 2009 (Koha jone)
SARANDE: Pas pretences se prokurorit te Vlores, i cili ka kerkuar denimin e kryetarit te bashkise se Himares, Vasil Bollano, "Omonia" ne Sarande ka dale me nje komunikate per shtyp, ne te cilen shprehet se ""Omonia" pas heshtjes se qeverise, ka per te rishikuar ceshtjen e mbeshtetjes qe i jep qeverise nepermjet PBDNJ".
Ne komunikate deklarohet se pretenca e prokurorit te Vlores, qe kerkon denimin e kryetarit te bashkise se Himares qe eshte edhe kryetar i Pergjithshem i Bashkimit Demokratik te Minoritetit Etnik Grek "Omonia", provokon ndjenjat e gjithe pjesetareve te minoritetit grek ne Shqiperi. Autoritetet e Gjyqesorit te Vlores prej disa vitesh vazhdojne nje serial qesharak, qe objekt ka jo vetem z. Bollanon por dhe komunitetin helen te Himares dhe minoritetin etnik grek ne Shqiperi, me ne pergjithesi. Perbejne sulme kunder demokracise, vullnetit te lire te qytetareve dhe cenojne kredibilitetin e traumatizuar te drejtesise ne vend. Shprehim njeheresh deshperimin tone per qendrimin e njeanshem te disa prej mjeteve te informimit ne Shqiperi, te cilat jo vetem nuk japin informacion te drejte, por me dezinformimin e tyre erresojne ceshtjen dhe krijojne fantazma. Heshtja absolute qe mban qeveria shqiptare, ndonese eshte ne dijeni te thelbit real te ceshtjes, e ben ate bashkefajtore.
Pas ketyre "Omonia" ne mbledhjen vijuese te organeve te saj qe do te mbahet shume shpejt, ka per te rishikuar ceshtjen e mbeshtetjes qe i jep qeverise nepermjet PBDNJ. Perfaqesues te "Omonia"-s deklarohen se per kryetarin jane te gatshem te rishikojne qendrimin ne mbeshtetje te qeverise se djathte.

No comments: