Thursday, March 19, 2009

Kur shkaku nderon vend dhe paraqitet si pasoje

shenim: 17 himarjote te denuar (vec atyre te Nivices) ne 2009 ne harkun e 3 muajve, sapo Greqia ratifikoi Mareveshjen per stabilizim dhe asocijim ) dhe kur Berisha po aplikon per ne Europen e Bashkuar !!!! Gjithe te denuarit jane etiketuar pak a shume si "hedhes te parrullave antishqiptare".
Hetimi i ceshtjes me te fundit te Himares ka perfunduar me "sukses". Sigurisht ai eshte me i lehte se hetimi grushti i shteti e 1998 ne Tirane qe ende nuk ka perfunduar. Eshte me i lehte se hetimi i te "pesteve"qe zgjati qe nga viti 2004-2009 dhe me i lehte se ai i Vasil Bollanos per ceshtjen e tabelave te rruges. . Hetusia ne te vertete i kishte gati dokumentat te serviruara nga shtypi (dhe kot ka vonur deri me sot) i cili tek cdo himarjot sheh nje "irredentist" te mundshem. Sic duket Marreveshja per Stabilizim ka qene shkaku i voneses se gjykimit. Kurse policet qe qelluan me automatike mbi turmen "jane vetem prishes qetesie". Ketu kemi shembullin klasik ku shkaku me pasojen nderrojne vend.
Vini re ne artikull titullin qesharak te Shekullit !!!!

Ne te vertete tabloja sa vete dhe po thjeshtezohet kjo per merite te drejtesise shqiptare: nga njera ane kemi represionin e shtetit kunder te drejtave te himarjoteve dhe nga ana tjeter kemi himarjotet qe i rezistojne dhunes shteterore.

Protestat e Himarës, në gjyq kushërinjtë e Bollanos
Flamur Vezaj 19/03/2009 (Shekulli)


Mbyllen hetimet për 11 personat e akuzuar se kanë sulmuar policinë dhe kanë lëshuar thirrje antishqiptare
VLORË- Trazirat e ndodhura një vit më parë në Himarë ku u sulmua komisariati i policisë dhe pati të shtëna armësh do të gjykohen nga Gjykata e Vlorës. Prokuroria ka mbyllur hetimet duke cilësuar si fajtorë 11 banorë të qytezës së Himarës si dhe katër policët që abuzuan me detyrën.
Organizimi i kësaj "kryengritjeje" të paligjshme ka detyruar prokurorët e Vlorës që për 11 muaj të kryejnë hetimet e duhura dhe të mbyllin çështjen. Sipas kërkesës për gjykim, 11 të pandehurit, banorë të qytetit të Himarës, kanë konsumuar veprat penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik, e kryer në bashkëpunim me dhunë dhe atë të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme. Mes tyre ndodhen edhe kushërinjtë e kryebashkiakut Vasil Bollano.
Ndërsa, katër efektivët e policisë, sipas akuzës, kanë kryer veprat penale të kryerjes së veprimeve arbitrare dhe prishjes së qetësisë publike në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Ngjarja
Sipas kërkesës për gjykim, gjithçka ka filluar mesditën e datës 9 prill 2008, në vendin e quajtur "Kthesa e Gumajve", kur patrulla e policisë ka ndaluar dy të rinjtë Manol Zoto dhe Jorgo Rrapo. Por të rinjtë kanë kundërshtuar efektivët e policisë, duke i fyer në gjuhën greke.
Kjo i ka irrituar policët që më pas i kanë shoqëruar në Komisariat. Pas mbajtjes në qeli për rreth 15 orë, dy të rinjtë janë lënë të lirë, ndërsa efektivët e policisë kanë mbajtur raportet përkatëse për këtë shoqërim në regjistrat e të shoqëruarve të policisë.
Ndërkaq, pasditen e datës 10 prill, në kohën kur punonjësit e policisë Leonard Lalaj dhe Mane Memeti po shkonin në banesat e tyre, janë provokuar dhe goditur me një mjet (karrocë) nga ana e të pandehurit Vasil Zoto babai i të shoqëruarit Manol Zoto, duke i shkaktuar dëmtime policit Memeti në këmbë.
Pas këtij incidenti, dy efektivët nisen për në stacionin e policisë por rrugës janë ndeshur përsëri me të pandehurin Zoto bashkë me të pandehurin Robert Bollano e Ardian Prifti i kanë sulmuar sërish me mjete të forta dhe grushte dy efektivët e policisë.
"Të ndodhur para një sulmi të rrezikshëm për jetën e tyre, oficeri Lalaj ka nxjerrë pistoletën nga brezi për t'i trembur agresorët, por në këtë moment ka ndërhyrë i pandehuri Eugen Gjyzari i cili ia ka marrë nga dora armën e punës. Por, ka qenë kolegu i Lalaj oficeri Memeti i cili ka arritur të kapë pistoletën dhe kanë ikur me vrap për në komisariat.
Me të mbërritur në komisariat, dy efektivët e policisë Lalaj e Memeti, kanë rrëmbyer "Kallashnikovët" duke dalë në oborr dhe më pas në rrugë duke qëlluar në ajër. Atyre i është bashkuar edhe Perlat Abazaj duke shkrepur në ajër,"-thuhet në kërkesën për gjykim.
Protesta
Por, në darkë rreth orës 20:00 pasi ishte qetësuar gjendja, para stacionit policor janë grumbulluar rreth 60-70 persona banorë të Himarës, por, me aktivët në këtë grumbullim kanë qenë të pandehurit Vasil Zoto, Robert Bollano, Ardian Zoto, Andrea Beleri, Vasillaq Gjezo, Nestur Varfi, Nikollaq Papa, Vasilika Gjezo, Haretina Bollano, persona këta të afërm me njëri-tjetrin.
Ata kanë drejtuar edhe fjalët fyese e thirrje anti-shqiptare si "...jashtë policia nga Himara,..duam polici greke, etj". "Përkundër thirrjeve të policisë për tu shpërndarë të pandehurit e mbështetur nga banorët nuk janë larguar për më shumë se dy orë.
Protestuesit e paligjshëm, duke shfrytëzuar mungesën e dritave, kanë hedhur gurë e sende të forta në oborrin e stacionit policor, por pa shkaktuar dëmtime të pasurisë",- thuhet në kërkesën për gjykim.
TË PANDEHURIT Robert BollanoVasil ZotoArdian PriftiEugen GjyzariArdian ZotoAndrea BeleriVasillaq GjezoNestur VarfiNikollaq PapaVasilika GjezoHaretina Bollano

No comments: