Thursday, June 18, 2009

Padi civile kundër firmës “Riviera”-KAKOME

Valadimir Kumi tek Libertas

“Ne kemi bërë një padi civile kundër firmës “Riviera” për administrimin e territorit. Para tri ditësh, është zhvilluar mbledhja e Këshillit Komunal të Lukovës, i cili në unanimitet të plotë ka vendosur ta autorizojë Komunën Lukovë për të ngritur një padi penale ndaj firmës “Riviera”, me akuzën e tjetërsimit të territorit, që është ligjërisht nën administrimin e komunës.

Kjo bëhet pasi në territorin e shpërndarë me ligjin 7501 (ku në kullotat dhe një pjesë të pyllit aktualisht vepron firma “Riviera”) i është njohur si pronë komunale Komunës Lukovë. Shkelja e këtij ligji përbën edhe thelbin e padisë sonë. Lidhur me vendimin e marrë dje në Gjykatën e Apelit, ne e prisnim prej kohësh që do të ishte i tillë. Ai bëhet për të justifikuar idenë e investimeve të huaja, edhe pse tashmë dihet publikisht se Kakomeja nuk bën pjesë në projektet e tyre. Kjo synon të ndjekë
politikën e faktit të kryer dhe unë deklaroj, në bazë të njohjeve të mia me situatën, se e gjithë jo
gjendje po dirigjohet nga njerëz shumë të afërt të Kryeministrit Berisha. Gjithashtu, dua të deklaroj se ka influencuar në mënyrë aktive edhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në hedhjen e shortit për zgjedhjen e gjyqtarëve”.


FLET VLADIMIR KUMI

No comments: