Sunday, July 05, 2009

'Berisha-Meta: Pazar i ulët (popullorce= kurverim politik)

Pal Vata: " une e Enveri nuk dime gje, ne e ka bere Memeti me koke te tij" -

Pëllumb Xhufi ( numri dy i LSI-Partia e Skrapallinje te Inatosur):"Nuk mund të komentoj asgjë, se nuk kam qenë në mbledhje"


'Berisha-Meta', Agolli: Më duket shaka. Pëllumbi: Pazar i ulët

FEJZI BRAUSHI | 05/07/2009 Shekulli on line

TIRANË - Vendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për t'u bërë pjesë e një koalicioni qeverisës me Sali Berishën, ka lënë të zhgënjyer edhe "patriarkët" socialistë, të cilët nuk kanë dashur ta besojnë një lëvizje të tillë politike të Ilir Metës. Të kontaktuar nga "Shekulli", një nga figurat më popullore të socialistëve, shkrimtari Dritëro Agolli, dhe ish-nënkryetari i PS-së e ish-kryetari i Kuvendit, Sërvet Pëllumbi, duke komentuar mbi këtë vendim, nuk kanë nguruar ta cilësojnë atë një pazar të ulët mes Metës dhe Berishës.

Agolli
Pavarësisht se kërkon të qëndrojë larg komenteve, për shkak të njohjes së vjetër që ka me kreun e LSI-së, Ilir Meta, shkrimtari Dritëro Agolli, shprehet se nuk mund të rrijë pa dhënë një qëndrim të tijin për gjithë atë që u shpall dje nëpërmjet dialogut në "distancë", Berisha-Meta. Nëpërmjet stilit të tij karakteristik, Agolli shprehet se nuk arrin ta besojë që Meta të mund të ulet në një tavolinë qeverisëse me kreun e PD-së, njeriun që ai aq shumë e ka sulmuar në gjithë këto vite. Madje, ai e konsideron deklaratën e djeshme të kreut të LSI-së një shaka, që s'ka lidhje me realitetin. "Unë nuk e besoj që Ilir Meta dhe Sali Berisha të kenë vendosur të bëjnë një koalicion për të qeverisur bashkë. Kjo më duket se është një shaka përmes një dialogu larg njëri-tjetrit, që pasqyrohet në ekranet televizive apo ndoshta është një duet i një kënge majë një krahu në Shkëlzen dhe në Tomor, siç kanë qenë ato këngët e malësorëve", - u shpreh Agolli. E, duke ironizuar këtë lloj bashkëpunimi, që kërkon të vendosë LSI, ai evidenton diskordancat që ekzistojnë mes deklaratave të Metës për të luftuar Berishën dhe veprimit të tij të fundit për t'iu bashkangjitur në qeverisje. Duke iu përmbajtur kësaj linje, Agolli heq vija paralele mes asaj që përfaqësojnë Meta dhe Berisha, duke i ironizuar ata, njërin si "socialist i vërtetë" dhe tjetri si "demokrat të vërtetë". "Dhe vërtet ma merr mendja se është një shaka mes tyre, një socialist i vërtetë dhe një demokrat i vërtetë. Para një jave, socialisti i vërtetë thërriste: "Mblidhu o popull të rrëzojmë Sali Berishën. Pas një jave, socialisti i vërtetë filloi të thërrasë: "O milet, mblidhuni të ngremë Sali Berishën. Prandaj them përsëri që kjo është një shaka", - u shpreh Agolli.

Pëllumbi
Akoma më i ashpër në qëndrimin e tij ka qenë ish-kryetari i Kuvendit, Sërvet Pellumbi, i cili ndryshe nga Agolli nuk ka shprehur çudi për këtë vendim të Metës, madje, përkundrazi, e ka quajtur atë si diçka që dihej që më parë dhe që pritej të shpallej. Por, ajo që bën të ditur ai, është fakti që ky vendim ishte produkt i një pazari të ulët, që Meta dhe Berisha kishin arritur të bënin para zgjedhjeve. Prandaj, ai vlerëson se është e kotë dhe e pavlerë që të bësh komente mbi një marrëveshje të tillë, që s'ka të bëjë me socialistët. "Ilir Meta shpalli një pazar të bërë që më parë. Ndaj, as që ia vlen ta komentosh fare", - tha në një prononcim të shkurtër Pëllumbi, duke mos pranuar që të zgjatej më tej ndaj asaj që shpalli dje si zgjidhje krize kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Anëtarët e kryesisë, Brokaj dhe Klosi, shprehen kundër qeverisë LSI-PD. Xhufi: Skam qenë në mbledhje

Kryesia e LSI-së: Meta gaboi rëndë

Brokaj: "Ne nuk kemi marrë votat e elektoratit tonë të majtë për të shkuar të qeverisim me Berishën"

Jo vetëm ata që kanë qenë jashtë Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe figura të njohura të kësaj force, janë gjendur të befasuar nga vendimi që shpalli dje kreu i kësaj force, Ilir Meta, si një hap për të mos futur vendin në krizë. Bëhet fjalë për anëtarë kryesie, si Sabit Brokaj, Fatos Klosi etj., madje edhe për drejtues të tjerë të lartë të kësaj force, siç është numri dy i saj, Pëllumb Xhufi, i cili, i kontaktuar nga "Shekulli", është shprehur se nuk ka pasur dijeni për një vendimmarrje të tillë, pasi nuk ka qenë në takimin ku dhe është marrë. "Nuk mund të komentoj asgjë, se nuk kam qenë në mbledhje", - u shpreh Xhufi, duke mos dashur të thellohet më tej me shpjegime, nëse mosprania e tij kishte të bënte me arsye personale, apo me mospëlqimin e tij ndaj një vendimi të tillë. Por, ndërsa Xhufi i është shmangur komentit të tij, dy nga anëtarët e kryesisë, Brokaj dhe Klosi, kanë qenë të drejtpërdrejtë në qëndrimet e tyre, duke kritikuar ashpër kreun e partisë, i cili, sipas tyre, ka marrë një vendim të njëanshëm dhe pa u konsultuar me strukturat e partisë. Sipas Brokajt dhe Klosit, nuk bëhet fjalë për një vendim institucional, pasi pothuajse gjysma e kryesisë së partisë, si Spartak Braho, Ndre Legisi, Filloreta Kodra, Pëllumb Xhufi, përfshi edhe ata dy vetë, nuk kanë qenë në takimin që kreu i partisë ka zhvilluar me disa përfaqësues të tjerë të LSI-së, ku duket se edhe është marrë ky vendim. "Vendimi për t'u bërë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës me Berishën nuk është vendim i LSI-së si institucion, por i Ilirit si individ. Unë di të them se për një lëvizje të tillë nuk është diskutuar fare në kryesinë e partisë që ne kemi mbajtur para disa ditësh, madje, atje, ne, përfshi edhe Ilirin, kemi kritikuar Dritan Priftin për deklaratën emocionale që mbajti lidhur me votën që do t'i jepte Berishës. Në këtë kryesi ne kemi vendosur që vendimet për qëndrimet e mëtejshme të LSI-së t'i merrnim pasi të certifikohej vendimi nga KQZ-ja dhe pasi institucionet ndërkombëtare të shpreheshin për standardet e arritura. Prandaj, për sa kohë që përgjegjësi për këto lloj zgjedhjesh është Berisha, natyrisht këtu nuk dua të zhvesh nga faji as Ramën, atëherë është e papranueshme që ne të shkojmë dhe të qeverisim me të", - tha Brokaj. Madje, duke vlerësuar përmbajtjen e vendimit, Brokaj shprehet se LSI-ja nuk mori votat e elektoratit të majtë për të shkuar dhe bashkëpunuar me Berishën. "Ne nuk kemi marrë votat e elektoratit tonë të majtë për të shkuar të qeverisim me Berishën. Ne kemi patur deri më tani dy qëndrime të kryetarit të partisë, Ilir Meta, se do të krijonte pas zgjedhjeve një koalicion me PS-në dhe se do të nxirrte Berishën në pension. Prandaj, nuk e kuptoj sesi ka arritur Meta në këtë vendim. Megjithatë, unë besoj se LSI-ja është një forcë me elektorat thellësisht të majtë dhe pavarësisht këtij vendimi, unë besoj se ata do ta gjejnë sërish vendin e tyre, larg Berishës. Mbi të gjitha, unë nuk kuptoj se çfarë perspektive do të ketë Meta pas Berishës, pasi elektorati ynë s'ka për t'i shkuar pas", - shtoi Brokaj. Të njëjtën habi për këtë vendim ka shprehur edhe anëtari tjetër i kryesisë, Fatos Klosi, i cili gjithashtu nuk nguron ta cilësojë kalimin e PS-së djathtas, një vendimmarrje të gabuar. "Vendimi për t'u bashkuar me Berishën s'e morëm ne, por e morri Iliri. Natyrisht që është një vendim i gabuar, por s'do preferoja të flisja më shumë, pasi s'dua të ngutem për të bërë vlerësime emocionale. Di të them që ne nuk na ka ftuar fare në ndonjë mbledhje për të diskutuar për këtë çështje dhe për të marrë këtë vendim", - tha Klosi. Ndërkohë që, anëtarët e tjerë të kryesisë, të paftuar në këtë vendimmarrje, për t'i qëndruar larg debatit, kanë preferuar ose të mos u përgjigjen thirrjeve në telefona, ose i kanë fikur ato.

No comments: