Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Thursday, July 30, 2009

BERISHEN E LARGOJNE PROTESTAT

Ilir Yzeiri(shqip on line)

Përfundimi i punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, ditën e martë, nxori në shesh disa anë të politikës shqiptare në tërësi, të PS-së në veçanti dhe të mjedisit kulturor e politik gjithashtu. Në rend të parë duhet të themi se PS-ja vijon të mbetet forca më e emancipuar e politikës shqiptare. Aty zërat kundër jo vetëm që arrijnë të artikulohen, por mbërrijnë të shkojnë në forume të larta edhe në formë zyrtare siç ishte rezoluta e kundërt me Ramën. Përfytyroni se ç‘mund të ndodhte sikur një anëtar i lartë i PD-së të kërkonte largimin e Berishës. Duhet të kujtojmë të gjithë se çfarë i ka ndodhur Ngjelës, Mustafajt, apo të ashtuquajturit grup të Bamir Topit në PD për të kuptuar se PS-ja vijon të mbetet forcë moderne. Mirëpo, këto ditë të nxehta korriku është shfaqur edhe një dukuri tjetër: Edi Rama ka qenë politikani më i anatemuar.

Kundër tij u vërvit gjithë makina supermediokre e Berishës. Kundër tij, në mënyrë të natyrshme, ishin edhe një pjesë e PS-së dhe ata që ranë më shumë në sy ishin disa aparatçikë të administratës së Nanos. Ata ishin të vetmit që gjetën freskinë e duhur në mes të korrikut dhe u shfaqën të dëshpëruar e të inatosur. Ata, si në kor, herë në shtyp e më shumë nëpër televizione, herë si mendimtarë të vonuar e herë si komentatorë sportivë, kanë anatemuar Edi Ramën, duke e bërë atë përgjegjës, qoftë për humbjen e zgjedhjeve, qoftë për shkatërrimin e së majtës për kodin e kështu me radhë. Sipas tyre, Edi Rama nuk është përgjegjës vetëm për përhapjen e gripit të derrit në Shqipëri e në Kosovë dhe për aksidentet në rrugë. Në krah të tyre janë shfaqur ata që mund edhe t‘i quajmë kriptonanoistë. Këta të dytët mllefin e heshtur ndaj Edi Ramës e kanë shfaqur në një formë më të përkorë, duke shpallur se tani opozita humbi dhe Edi Rama si lider qytetar duhet të japë dorëheqjen, se opozita bëhet në Parlament e kështu me radhë. Natyrisht se të gjithë këta kanë të drejtë dhe janë të motivuar.

Dëshpërimi dhe hatërmbetja janë njerëzore e të ligjshme. Dhe në këtë pikë ky grup meriton të përshëndetet se ndoqi rrugën institucionale. Në Asamble, rezoluta e tyre mori vetëm 15 vota. Kjo, në fund të fundit, është demokracia. Mirëpo opinioni qytetar ka të drejtë që t‘i pyesë këta socialistë të dëshpëruar dhe që janë edhe figura me peshë në PS: këto zgjedhje ishin të ndershme apo jo, u vodhën nga Sali Berisha apo jo? Unë si qytetar dua të di a është vjedhur qoftë edhe një mandat i vetëm apo jo? Vetëm mbi këtë kriter duhet ndërtuar më pas aksioni politik. Këta socialistë të dëshpëruar duhet të na thonë se si duhet larguar Berisha nga pushteti dhe duhet të na dëshmojnë se çfarë mund të bëjnë ata për të shëndoshur demokracinë shqiptare. Në konferencën e para disa ditëve për shtyp, Berisha deklaroi se sa herë të bëhen zgjedhje unë e mund Edi Ramën, që do të thotë se ne të gjithë duhet të kuptojmë që Sali Berisha nuk e dorëzon pushtetin me votë. Unë jam i bindur se edhe sikur PS-ja të kishte bërë aleancë me LSI-në, e majta nuk do t‘i kishte fituar zgjedhjet, sepse Sali Berisha nuk do ta kishte mundësuar një gjë të tillë.

Ku është prova? Në zgjedhjet lokale të 2007-s, e majta ishte e bashkuar dhe fitoi gjithë qytetet e mëdha, pra fitoi zgjedhjet. Mirëpo, nga fundi i procesit, kur të gjithë këndonin këngën e fitores dhe të shpartallimit të Berishës, ai mbushte kutitë e provincave, të katundeve, rrethinave dhe në fund deklaroi se edhe zgjedhjet e 2007-ës në proporcional i fitoi Berisha. A nuk ishte kështu?

Zgjedhjet e 28 qershorit ishin njolla dhe turpi më i madh i zgjedhjeve dhe njolla e zezë elektorale shqiptare. Pse? Ato u bënë pas 19 vjetësh demokraci, në një kohë kur teknologjia, infrastruktura, mjetet financiare, kur çdo gjë e mundësonte realizimin e tyre perfekt. Le të kujtojmë edhe njëherë se Bullgaria e dha rezultatin pas pesë orësh, ndërsa në Shqipëri pas një muaji ende nuk ka dalë rezultati zyrtar. Qeveria dhe Sali Berisha e kishin fjetur mendjen se ata do të qeverisnin edhe një mandat të dytë. Ndaj është naive të mendosh se e majta do të fitonte. E përsëris edhe njëherë se çfarëdo që të kish bërë opozita, cilido koalicion që të ishte ndërtuar, madje edhe me Obamën të kishte bërë koalicion Edi Rama, ai nuk i fitonte këto zgjedhje, sepse Sali Berisha do t‘i vidhte ato, siç edhe i vodhi. Në një nga këto ditë, nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, doli e dha një argument pse Edi Rama ka humbur. Argumenti ishte se ata të KQZ-së, ndoshta vetë Beni (Ristani), i kishin treguar një "gallatë" të madhe se si ata të PS-së kishin ardhur dhe kishin marrë kasetat e Beratit, po atje nuk kishin gjetur asgjë. Gallatë e madhe kishte thënë Beni i KQZ-së. Ky ishte argumenti që PS-ja ka humbur. Në fakt, ky është argumenti që PD-ja ka vjedhur.

Romeo Teneqexhi është pedagog në Universitetin e Tiranës dhe një nga specialistët më të mirë në vend në fushën e elektronikës. Para disa muajsh ai mbrojti doktoraturën me përafërsisht edhe numërimin dixhital të zgjedhjeve. Ai më tregonte se me një shpenzim sa gjysma e asaj që u harxhua për të blerë televizorët apo monitorët nga KQZ-ja, mund të arrihej që të numëroheshin brenda disa orësh të gjitha fletët e votimit dhe të rezervoheshin në një server dhe rezultati të printohej në kohë reale. Kjo teknikë do të kishte shmangur numërimin me dorë. Mirëpo KQZ-ja bleu disa monitorë duke vjedhur hapur lekët e shqiptarëve dhe duke mashtruar në mënyrë të turpshme. Gjithë puna ishte te numërimi dhe këtë teknikë Berisha e njeh mirë dhe bëri çmos që ta përdorte ashtu siç duhej.

Tani Edi Rama dhe opozita kanë zgjedhur rrugën e ashpër ndaj vjedhjes së votave që u bëri Berisha më 28 qershor. Dhe kjo është gjëja më e ligjshme. Por me Sali Berishën çdo të bëhet. Ne nuk e dimë se si do të jetë presioni i perëndimorëve mbi Berishën. Dimë se në zgjedhjet e kontestuara të 2001-shit, Brukseli bëri presion që Presidenti të zgjidhej nga opozita e atëhershme. Këtë radhë opozita e Edi Ramës, nëse nuk arrin ta largojë Berishën edhe me presion ndërkombëtar, duhet të mendojë ta largojë atë me protesta.

Njolla e rëndë që ka marrë vendi ynë për shkak të vjedhjes që u bëhet sistematikisht votave të shqiptarëve ka vetëm një emër. Kjo njollë na është vënë vetëm nga një njeri. Ai quhet Sali Berisha. Asnjë vend në Ballkan i nuk diskuton më zgjedhjet. Ato në të gjitha rastet janë të pranuara nga të gjitha palët. Jemi i vetmi vend në Europë, që ashtu si vendet afrikane vjedhim votat. Dhe këtë e bën vetëm një njeri - Sali Berisha. Unë jam dakord që të na qeverisë edhe njëqind vjet Sali Berisha, por të numërohet edhe vota e fundit. Ndaj politikanët e përkorë të PS-së që kanë gjetur rastin e i kundërvihen Edi Ramës duhet të na thonë u vodhën apo jo këto zgjedhje dhe çfarë do të bëjnë ata që votat të mos na vidhen më. Nëse Edi Rama mendon dhe është në një mendje me Brukselin, me opinionin e shëndoshë në Shqipëri se Sali Berisha i vjedh votat dhe nuk ndërrohet me votë, atëherë Edi Rama nuk ka humbur. Edi Rama duhet të na garantojë zgjedhje të lira, qoftë edhe duke organizuar protesta masive. Sillni në mend Iranin dhe studentët që u vranë atje për votën. Ne jemi mendjelehtë dhe nuk protestojmë për votën, ne kemi pranuar që të shtypemi nga dhuna e Sali Berishës. Ndërsa ju të nderuar opozitarë duhet të na tregoni se nuk e miratoni Sali Berishën dhe qeverinë e tij me vota të vjedhura.


No comments: