Tuesday, September 29, 2009

Aleksandër Çipa-Stavro Marko: Minoriteti grek ne rrjeten e politikes shqiptare

MINORITARE SI PARTNERE OPOZITARE (shqip on line)

Aleksandër Çipa

Sherri i ditëve të fundit, mes krerëve politikë të pakicës greke në Shqipëri, nuk është thjesht një përplasje provincialësh. Shumëkush, me mendje të qetë në minoritet, e sheh këtë si rrjedhojë të një dasie të filluar herët në udhëheqësinë e lartë të dy organizatave politike, ndonëse njëra parti (PBDNJ) dhe tjetra shoqatë (OMONIA). Kjo dasi e ardhur për motive të ndryshme dhe nga një gjendje dekredibilizuese brenda udhëheqësisë, mesa duket u shfaq flagrante gjatë dhe sidomos pas 28 qershorit, datës së zgjedhjeve të përgjithshme në vend. Nuk janë thjesht diferencat në qëndrimet politike që dallojnë kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, nga kryesuesi i OMONIA-s, Vasil Bollano. Në dukje të parë, ata vijojnë të shfaqen solidarë dhe të mirëmarrëveshur, secili në pozicionin e vet.

Problemet në të vërtetë janë shfaqur dhe mbeten matanë, në çështje dhe interesa të pazgjidhura minoritarësh dhe grekësish. Njëherazi këto probleme zbulohen rishtazi, mes tyre dhe krerëve të tjerë të zgjedhur në të dyja njësitë politike ose edhe në raport me pushtetin qendror politik të vendit.

Kur Vangjel Dule vijoi mbështetjen konsistente të opozitës socialiste të kryesuar prej Edi Ramës, kryeomonisti Bollano, edhe pse i shumëshfaqur si partner i përkëdhelur i Kryeministrit Berisha, kurrë nuk shprehu opinion e qëndrim oponent. Mes tyre vijoi sjellja klasike, ndonëse Bollano duke përdorur deklarimet separato-nacionaliste, të pretendonte afirmimin si zë prioritar dhe monopërfaqësues të linjës nacionaliste të minoritetit grek, edhe pse rezidencën dhe pushtetin më të madh e mbante nën kostumin e kryebashkiakut të një njësie me shumë grekësidashës. Në këtë pistë afirmimi, pak kohë më vonë u përfshi edhe ish-prefekti i Gjirokastrës, njëherësh drejtues i lartë i OMONIA-s, tashmë deputet dhe ministër i Partisë Demokratike, zoti Spiro Ksera. Madje sjellja e këtyre dy protagonistëve politikë të minoritetit, në katër vjetëshin e fundit, krijoi për një moment përshtypjen se minoriteti po kryente promovime të reja në elitën e vet politike. Për këtë arsye, diferenca mes zotit Ksera dhe zotit Dule, në një farë kuptimi prej shumëkujt që njeh historinë politike postkomuniste të minoritetit, ngjante si një reminishencë me dasinë e dikurshme antagoniste mes zotit Dule dhe deputetit socialist minoritar, Vangjel Tavo. Fushata zgjedhore e 28 qershorit 2009 riktheu në minoritet polemika dhe replikime politike mes zotit Dule dhe zotit Ksera, të ngjashme me ato të zgjedhjeve në 2001, 2003, 2005 etj., por ato nuk u ngritën në një akt konfliktual, siç po ngjet këto ditë.

Tashmë gjendja në marrëdhëniet e kësaj udhëheqësie të mpleksur në diversitet dhe dasi përfaqësuesish, duket se agravohet në varësi edhe të zhvillimeve politike në skenën e Athinës dhe sidomos në këtë tonën, në Tiranë.

Organizimi i mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s nën drejtimin e nënkryetarit të OMONIA-s, zotit Ksera, njëherësh ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, sekretarit të Përgjithshëm të shkarkuar prej zotit Dule, pra zotit Thoma Miço, apo edhe të ish-ministrit Kosta Barka, duke shpërfillur dyshen Dule-Bollano, befas krijon një kontekst të ri tensioni në kryesimin e minoritetit, por edhe në relacionet mes dy grupe mbështetësish të Kryeministrit Berisha. Tashmë zotërinjtë Ksera, Barka dhe Miço janë emra të njohur në nivele të ndryshme të administratës, por edhe si mbështetës të linjës për një koalicion me Kryeministrin Berisha, opsion që kryetari i PBDNJ-së, zoti Dule, e ka refuzuar në mënyrë të përsëritshme. Ndërsa kreu omonist ka zgjedhur një heshtje konformiste. Akti i treshes pro-Berishë ka riaktivizuar solidaritetin mes dy të ndryshmëve Dule-Bollano. Deklarata denoncuese e kryeomonistit Bollano se "ai ishte akt i një bande qeverisësish…" duket se siluron indirekt edhe vetë Kryeministrin Berisha, i cili këtë zhurmë minoritarësh e njeh si lajm vetëm mediatikisht, për shkak të udhëtimit në SHBA.

Sidoqoftë, ky sherr minoritarësh nuk është thjesht një zënkë radhe e as një marrëdhënie e njohur përfaqësuesish politikë të minoritetit.

Linja zyrtare e njësive politike të minoritetit grek është vendosur në aleancë me opozitën zyrtare të vendit. Kjo linjë, ndonëse ka pasuar diversitet dhe dekredibilitet në bazë, te qytetarët e kësaj pakice etnike, në një farë mënyre, po lexohet si rrjedhojë e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë interesi mes pushtetit qendror politik dhe përfaqësuesve të ofertuar të minoritetit. Kjo zgjedhje e ka bërë të pashmangshëm diversitetin minoritar, por njëkohësisht edhe ka krijuar premisën për një ndërhyrje të afërt të politikës zyrtare të Athinës.

Greqia këto ditë është në kulmin e fushatës së vet zgjedhore dhe protagonistët që po zhvillojnë një fushatë intensive në rrethana të një krize polivalente, u janë adresuar emigrantëve dhe atyre që ata i quajnë homogjenë, pra minoritarëve grekë që kanë vatrat në Shqipëri, ndryshe nga turret e këtyre 20 viteve të fundit, në një kontratë të re. Statusi i tyre në Greqi për shumë arsye dhe rrethana ka ndryshuar. Kjo e bën edhe më preventive influencën e politikës zyrtare greke në minoritetin grek në Shqipëri. Parashikimet brenda dhe jashtë Greqie flasin për ardhje të pashmangshme në pushtet të PASOK-ut të kryesuar nga socialisti Jorgos Papandreu. Ky rrotacion, sipas parashikimeve, e bën edhe më të justifikuar qëndrimin prej opozitari të Vangjel Dules, ndonëse popullariteti i tij në parti dhe në komunitetin e kësaj pakice ka pësuar rënie. Në këtë fqinjësi qëndrimi politik, duket se ka preferuar të mbetet edhe kryesuesi i OMONIA-s, Bollano, ndonëse për shumë arsye ai nuk do të arrijë në artikulim publik të tij.

Deri tani, Bollano është afishuar, madje edhe në kulmin e fushatës elektorale, si partner i Kryeministrit Berisha jo vetëm në Himarë, por për llogari të përfaqësimit të pakicës greke në kontekstin bilateral greko-shqiptar. Në situatën e rrotacionit të afërt politik në Athinë, Bollano kurrsesi nuk mund ta ketë më vlerën e kontributorit apo të kallauzit që mund të vlejë në kontaktet dhe dialogimin mes qeverisë së re të Athinës dhe qeverisë së riformuluar të Kryeministrit Berisha. Për këtë arsye, dhe sidomos për shkak të rrethanave të pritshme në skenën politike të vendit dhe në atë të shtetit fqinj, kryeminoritarët zyrtarë janë partnerë opozitarë me Kryeministrin Berisha.


http://smarkos.blogspot.com/

A "Coup d'etat" organized against the Greek Community

Greece to elections, Berisha divides "Omonia"


SManalysis
According to the albanian press, Vasilis Bollanos should be removed from "Omonia" as General President and to leave the political scene, organising a political trial, activating another leadership concurrent, as leadership of "Omonia", which would be under the orders of the Albanian National Strategy of the new government Berisha - Meta.

Finally came what was expected. The National Strategy of the Albanian State, is working excellent. The Greek ethnic minority leadership is divided, as a result of two factors: The functioning of the structures of the Albanian nationalist strategy as a factor of historical prejudice against the interests of Greek Epiriot community, and the second, the total indifference of the Greek state as directly responsible of the situation inside the Greek Community as a result of failed strategies of Athens for ethnic issues for the Northern Epirus.

Now everything is clear. Structures of Albanian agency services, threaten the survival and future of the Greek community in Northern Epirus. Damage to the image which Omonias has played good or bed as decisive role in political facing to the Albanian government, brought a catastrophic situation in its ranks. The Albanian state structures also have targed the only legitimate representative of HRUP who is actualy as opposition of the Albanian parliament, Evangjelos Doules.

SManalisys has provided in previous publications that the risk of a breach of the ethnic Greek minority, has long begun. With this total failure, an important role has played the Albanian state structures, since 15 years of participation as political representation of "Omonia" to the Albanian government.

Albanian state structures have organized a scenario against the "Omonia" President Vasilis Bollanos, rivalling current Minister of Labor in government of Berisha-Meta Spyro Ksera, protesting in a village of Tepelena by paramilitaries group, burning Greek flag in many cases.

According to analysis, Vasils Bollanos should be removed from "Omonia" as General President and to leave the political scene organising a political trial, activating another leadership, which would be under the orders of the Albanian National Strategy of the new government Berisha - Meta.

It is not occasional that one of the top directors of the Property Registration Agency is actually another member of "Omonia", Kosta Barka, friend of Spyros Kseras group. Those results, will bring dangerous consequences to the draft strategy for the looting of Greek properties and deterioration of relationship with Albania.
After the politic opposition decision to boycott the Albanian parliament and the new escalation to invade the leadership of the Greek Community by the Government of Berisha, the politically situation of Albania is to make more interesting in consideration as geopolitical factor of the region.


8 comments:

Anonymous said...

Eshte interesant trajtimi i problemit nga shtypi shqiptar. Me pakta qe mund te bente nje shtyp profesional do ishte te botonte deklaraten e Omonias dhe jo te quaje per hesap te saj "Omonie" disa tipa qe i lidhin interesa klienteliste me Berishen
Kongjini

Anonymous said...

Kyritsi ke te drejte, por sidoqofte nje dite Cipa do te "pleqeroje" ne Himare dhe me kaq e ka kuptuar se vendin e tij si patriot shqiptar ne vorio epirr e kane zene prej kohesh dropullitet e Kseres dhe Barkes. Por shiko cik me poshte i dashur. Ne te njijtne linje, gazetari tjeter himariot Marko, e ka thene troc.....me kot i kemi rene ne qafe Vitori Curit ne kohen e diktatures. Himariotet kane vetem nje qendrim, dropullitet jane kthyer ne sherbetore te cdo qeverie. Ja pse kryetaret e Omonias, PBDNJ Vorio epirit ne fund te fundit edhe Oposites, duhet te jene nga himara. Edi rama ka nervin nga himara, le te vazhdoje,,,do ta perkrahim por si doja bejme dropulliteve qe kane qysh eshte krijuar ky bythkuzhinet shtet, fshihen pas fustaneve te shqiptareve, me keq akoma tani geget.

Analize brilante e Markos i cili ka nxjere dy faktore te kesaj hemoragjie: strukturat shqiptare dhe ministrine e jashtme greke. Sipas Markos te dy punokan ne te njejten linje por me kahe te kunderta, te ulin sadopak intesitetin e grekeve ne shqiperi. Mire shqiperia deshiron ti hedhi ne det greket, por vete greket ne qender pse heshtin ne kete katrahure????

Anonymous said...

Ne mes te gjithe kakofonise se ngjarjeve dhe zhvillimeve Ballkanike te 100 viteve te fundit, Himarjotet e vetequajtur greke jane shakaja me absurde qe mund te prodhonte ky rajon.

Epirjoti

Anonymous said...

Apo çkeni sens humori ju shqiptaret per te dalluar shakate?!! Ju edhe te godisni me gure ne mes te rruges nje antikapat e quani shaka te madhe dhe qesh gjithe lagjia kur dikush e ben. Sensi i humorit eshte ne perpjestim te drejte me njohjen e shakave, po ai i juaji as ne rrenje katrore nuk i rri ;), ndaj edhe ne bote me teper u njohin si genjeshtare, hajdute e kriminele se sa si shakaxhinj.

Epiriot vendas jo i emigruar.

Anonymous said...

Nuk ka kuptim tu kthehemi temave pa buke. Eshte fakt se mbeshtetjen me te madhe organizatat qe perfaqesojne minoritetin grek e kane pasur nga Himara dhe shprehesi i saj historik Vasil Bollano. Te tilla kerkesa radikale si 1. Regjistrimi i popullsise sipas deklarimit te secilit (duke perfshire fene dhe kombesine) 2. Perdorimi edhe i gjuhes greke si gjuhe zyrtare ne zonat ku mbizoteron minoriteti 3. Pjesemarja ne administraten civile ne raport me perberjen e popullsise deri ne rangjet me te larta 4. autonomia lokale
etj (te cilat ne parim jane firmosur nga Qeveria e Berishes)
jane kerkesa te bera vetem nga Kreu i Omonia z. Bollano dhe deputeti V. Dule.

Rezultati, per zbatimin ne praktike te tyre Bollano eshte denuar me burg nga "drejtesia" shqiptare, rreth 15 himarjote jane denuar me burg nda "drejtesia" shqiptare. Nderkohe kriminele te tille pergjegjes te ngjarjeve ne Gerdec kane imunitetin e parlamentit. Ndjekjet e tyre nga prokuroria pushohen. Demi i madh ekonomik i sjelle nga projekti i rruges Durres Morine tip metalurgjiku "clirimi i dyte i shqiperise" nuk mund te ndiqet nga gjykata duke e pushuar ceshtjen me procedura formale.
Pra Ksera, Barka me kompani kane zgjedhur te injorojne keto kerkesa themelore te minoritetit grek, denimin e himarjoteve nga drejtesia shqiptare duke u bere pjese e ofertes abuzuese qeveritare.
Dhe z. Aleksader Cipa ndonse e di se Ksera ka qene ne listen emnore te deputeteve te PD na e paraqit ate si "pjese"e PMDNJ. Pra si na e shjegon z. Cipa pjesemarrjen e Kseres ne keto lista, valle me cilesine e shprehesit te minoriteit grek? A mos valle PD e Sali Berishes qe gjate mandatit t etij 2005-2009 njeh gjithe keto veprime kunder minoritetit ka marre persiper mbrojtjen e e tyre? .

Artikulli i z. Cipa do te mund te ishte realist nqs do te mund te dallonte vertet se cilet jane ne te vertete Ksera e Barka.

Gjithashtu nje dimension tjeter qe mungon ne artikullin e tij eshte ky qe lufta midis Nea Demokracise dhe Pashokut ne greqi per te patronizuar votuesit e rinj (qe sapo kane marre shtetesine greke)e shoqeruar dhe me mosnjohjen reale te Nea Dhimokratia te dimensioneve te mashtruesit te talentuar Berisha, e cvendosi kete ndarje edhe ne truallin e voriepiroteve.
Do te duhej qe politika greke e majte apo e djathte te njohe nje klasea lideresh te minoriteit grek dhe sot per sot Vangjel Dule tregoi se eshte mjaft larg nga politikane marifetzhinj si puna e Ilir Metes qe u sherbejne interesave te veta dhe jo popullit shqiptar, e aq me pak minoriteteve ne shqiperi.
Mendimtari

Anonymous said...

"It is not occasional that one of the top directors of the Property Registration Agency is actually another member of "Omonia", Kosta Barka, friend of Spyros Kseras group"(nuk eshte e rastit qe nje nga drejtuesit kryesorete agjensise per regjistrimin e pronave eshte nje antar i Omonias Panajot Barka (ne fakt isht antar) na informon stavri marko.
Perballe luftes se vendosur se Himarjoteve per mos tjetersimin e pronave kemi nje besnik te qeverise Berisha, P Barka- ne nje organ per regjistrimin e pronave.
Cila eshte ndihmesa e ketij ndihmetari te berishes per cheshtjen e pronave?

Duket se ka shume gjera qe i rendojne biografise se Barkes, Kseres e kallepit te tij.
Shabani

Anonymous said...

""Apo çkeni sens humori ju shqiptaret per te dalluar shakate?!! Ju edhe te godisni me gure ne mes te rruges nje antikapat e quani shaka te madhe dhe qesh gjithe lagjia kur dikush e ben. Sensi i humorit eshte ne perpjestim te drejte me njohjen e shakave, po ai i juaji as ne rrenje katrore nuk i rri ;), ndaj edhe ne bote me teper u njohin si genjeshtare, hajdute e kriminele se sa si shakaxhinj.

Epiriot vendas jo i emigruar.""


Me siguri do kete qene ndonje handikapat Vorioepirjot nga Himara ai me te cilin benin shaka shqiptaret teksa e godisnin me gurre ;)

Anonymous said...

Shabanit per kujtese: me duket se faktikisht Cipa e ka kapur ndarjen patronitare te vorioepiroteve dhe mund tju a faktoj me fragmentin e artikullit te tij:

Linja zyrtare e njësive politike të minoritetit grek është vendosur në aleancë me opozitën zyrtare të vendit. Kjo linjë, ndonëse ka pasuar diversitet dhe dekredibilitet në bazë, te qytetarët e kësaj pakice etnike, në një farë mënyre, po lexohet si rrjedhojë e një marrëdhënieje të drejtpërdrejtë interesi mes pushtetit qendror politik dhe përfaqësuesve të ofertuar të minoritetit. Kjo zgjedhje e ka bërë të pashmangshëm diversitetin minoritar, por njëkohësisht edhe ka krijuar premisën për një ndërhyrje të afërt të politikës zyrtare të Athinës.(fragmenti sipas Cipes)

Vetem se gjuha e Cipes eshte me dorashke, psh termi "perfaqesues te ofertuar te minoritetit"nga pushteti qendror mendoj se shpreh pikerisht lidhjen klienteliste te Kseres e Barkes (ata a nuk jane perfaqesuar te ofertuar"?).
Kritika ndaj artikullit te Cipes do qendronte me shume ndaj stilit abstragues-pergjithesues. Njerzit qe lexojne gazeten kane nevoje te kuptojne drejt perdrejt mendimet e autorit
S. Duni