Thursday, September 24, 2009

Πρόωρες εκλογές και οικουμενική κυβέρνηση προτείνει ο Ντούλες-Dule avancon qëndrimin: Vendit i duhen zgjedhje të parakohshme

(Gazeta Shqip) Kreu i PBDNJ-së thotë se ato duhen mbajtur brenda dy vitesh

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut vazhdon t‘i qëndrojë besnike kontratës paraelektorale, të firmosur me Partinë Socialiste. Pasi i ka rezistuar tundimit për t‘u rishpërfshirë në qeveri dhe pasi i ka thënë ‘jo‘ ofertës së Kryeministrit Berisha, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, hedh idenë e zgjedhjeve të parakohshme brenda një kohe dyvjeçare. Zgjedhjet e parakohshme janë opsioni më i mirë sipas Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për t‘i rikthyer vendit stabilitetin dhe për ta shkëputur atë nga ngërçi aktual politik. "Dy palët duhet të bëjnë nga një hap prapa në pretendimet e veta dhe të hedhin hapin drejt së ardhmes, drejt integrimit. Nuk mund të ishte zgjidhje e keqe, që bashkë me zgjedhjet lokale të zhvillohen edhe ato parlamentare", u shpreh Dule. Në këtë mënyrë, Dule fton Berishën dhe Ramën të bëjnë një kompromis në emër të integrimit dhe çuarjes para të reformave në vend. Duke theksuar se zgjedhjet kontestohen nga të paktën 50% e votuesve, kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, mendon se një qeveri me bazë të gjerë, gjithëpërfshirëse deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të ishte zgjidhja më e mirë. Sipas kreut të PBDNJ-së, këto zgjidhje duhet për herë të parë të jepen nga klasa politike shqiptare dhe jo të shkohet deri në atë pikë sa të imponohen sërish nga ndërkombëtarët. Dule akuzoi Partinë Demokratike se gjatë fushatës elektorale ka ushtruar presion të vazhdueshëm kundrejt drejtuesve të kësaj force politike ose të OMONIA-s, duke ofruar poste të larta në administratë në këmbim të mbështetjes. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Berisha. Dule ka bërë të ditur, se pas konsultimeve me drejtues të partisë që ai drejton, kanë konkluduar se PD nuk ka prezantuar asnjë qëndrim që të përligjë rifutjen e kësaj partie në qeverinë e koalicionit të djathtë. Kryetari i PBDNJ, Dule, teksa ka bërë të qartë qëndrimin kundër bojkotit parlamentar, është shprehur se hetimit të shkeljes së zgjedhjeve duhet t‘i shkohet në fund. Madje, qëndrimi i tij ka qenë tepër radikal, kur ka deklaruar se "PBDNJ konkludoi se nuk mund dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë ballafaqim të ardhshëm zgjedhor, qoftë për pushtetin vendor apo atë politik, nëse zgjedhjet nuk administrohen nga komisione të të gjitha niveleve jopartiake". Duke sqaruar pjesëmarrjen e tij në Kuvend, ndryshe nga qëndrimi i PS-së për bojkot, Dule sqaroi se

*sigurisht që nuk mund të marr përsipër të përfaqësoj askënd veç asaj pjese të elektoratit, shoqërisë dhe qytetarëve që më kanë besuar përfaqësimin dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut". Ai shtoi se "përfaqësimi im në Parlament do të jetë si në kushte normale. Nuk mund dhe nuk duhet të ndikohemi as nga qëndrimi i mazhorancës dhe as nga qëndrimi i opozitës mazhorancë. Ne jemi Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, unë jam deputet i Qarkut të Vlorës dhe kjo është njësoj sikur brenda në Parlament të ishte edhe PS-ja".




-http://www.nenanews.eu/politics/108-2009-09-24-08-51-52.html

Ο Πρόεδρος του ΚΕΑΔ, Βαγγέλης Ντούλες, προτείνει πρόωρες εκλογές σε δύο χρόνια.
Σε δηλώσεις του στον τηλεοπτικό σταθμό TOP Channel, ο κύριος Ντούλες δήλωσε πως

οι πρόωρες εκλογές το 2011 είναι η καλύτερη επιλογή για την επίλυση των προβλημάτων που υπάρχουν ανάμεσα στην κυβέρνηση και την αντιπολίτευση της Αλβανίας. Υπενθυμίζουμε πως οι βουλευτές της αντιπολίτευσης πλην του κυρίου Ντούλε, δεν έχουν εμφανιστεί σε καμία συνεδρίαση του κοινοβουλίου. "Και οι δύο πλευρές πρέπει να κάνουν ένα υποχωρητικό βήμα στις αξιώσεις τους και ταυτόχρονα ένα βήμα μπροστά προς το μέλλον και την ολοκλήρωση." Ο κύριος Ντούλες σύμφωνα με την δήλωσή του θεωρεί ιδανική λύση την ταυτόχρονη διενέργεια βουλευτικών εκλογών με τις προγραμματισμένες τοπικές εκλογές του 2011 υπογραμίζοντας πως η συμμετοχή εκεί ξεπερνά το 50%. Τέλος, μία οικουμενική κυβέρνηση με ευρεία αποδοχή θα ήταν κατά τον πρόεδρο του ΚΕΑΔ η καλύτερη λύση μέχρι τις πρόωρες εκλογές του 2011 που προτείνει.




No comments: