Friday, September 04, 2009

Kerkohet nje mesues historie per Keshillin e Ministrave

Thuhet: "Në fund të shekullit të V p.e.s. Ilirët u futën në periudhën e skllavopronarisë dhe themeluan pranë bregdetit qytete shumë të njohura në atë kohë, të cilat ekzistojnë dhe sot, si Durrësi, Apollonia..". Është interpretim i gabuar sepse:

Së pari. Durrësi dhe Apollonia nuk janë ngritur nga Ilirët por janë ngulime helene siç janë p.sh. Napoli, Marseja, Stambolli e dhjetëra qendra qytetare të tjera përgjatë brigjeve të Mesdheut.

Amatorizëm në adresën e K.M online

Riza Hasa | 04/09/2009 Shekulli on line

Ka raste kur për atë çfarë shkruhet përgjegjësi nuk mban vetëm shkruesi por edhe lexuesi. Pikërisht kjo më detyron ( njëherazi më revolton) të ndërhyj për të bërë korigjime dhe saktësime në faqen e internetit të Kryeministrisë në zërin "Shqipëria" (shih në internet: Këshilli i Ministrave, Shqipëria. Historia).


Faqja është përgatitur , siç thuhet aty, nga Ministria e Jashtme. Kur lexon të bie menjëherë në sy një amatorizëm i theksuar. Gjithë "historia jonë" permblidhet në 17 data apo ngjarje, por edhe këto të interpretuara me gabime. Le ti marrim me radhë:
Nuk jepet saktë trualli historik i Ilirëve dhe kufijtë e tij..


Thuhet: "Në fund të shekullit të V p.e.s. Ilirët u futën në periudhën e skllavopronarisë dhe themeluan pranë bregdetit qytete shumë të njohura në atë kohë, të cilat ekzistojnë dhe sot, si Durrësi, Apollonia..". Është interpretim i gabuar sepse:


Së pari. Durrësi dhe Apollonia nuk janë ngritur nga Ilirët por janë ngulime helene siç janë p.sh. Napoli, Marseja, Stambolli e dhjetëra qendra qytetare të tjera përgjatë brigjeve të Mesdheut.


Së dyti. Ilirët ngritën me dhjetëra qendra qytetare edhe në brëndësi të territoreve të tyre dhe jo vetëm "pranë bregdetit" (!).
Në paragrafin e katërt thuhet: "Pas thyerjes së romanëve në vitin 395 të e.s. Iliria mbeti nën perandorinë Bizantine..."


Së pari:Nuk thuhet "romanëve" por "romakëve". Tjetër janë romanët dhe tjetër romakët. Së dyti. Në vitin 395 nuk kemi "thyerje të romakëve" por në këtë vit ndahet Perandoria Romake në atë të Lindjes me qendër Kostandinopojën ( Bizantin) dhe në atë të Perendimit me qendër Romën.


Në paragrafin e pestë thuhet: "Në shekujt IV - VI sllavët pushtuan një pjesë të Ilirisë Veriore dhe Lindore dhe Maqedonia pushtoi pjesë të cilat më vonë u asimiluan.."
Së pari. Sllavët në Ballkan kanë filluar të dynden nga fillimi i shekullit të VI.


Së dyti: Në shekullin e IV nuk ekzistonte shteti Maqedon. Së treti. Në Historinë Tonë përdoret koncepti i Ilirisë Veriore dhe i Ilirisë Jugore, të cilët kanë kuptim arkeologjik dhe historik dhe nuk përdoret koncepti i Ilirisë lindore.


Në paragrafin e gjashtë thuhet: "Fundi i mijëvjecarit të parë shënon kristalizimin e kombit shqiptar"
Duhet thënë që në këtë periudhë nuk flitet për komb por për kombësi. Midis këtyre koncepteve ka dallime thelbësore.


Po këtu përmendet nocioni "Epir"pa bërë sqarimin e kuptimit të tij, i cili mendoj se është i domosdoshëm për vetë ngarkesën politike që ka marrë sot. Në paragrafin e njëmbëdhjetë thuhet: "Shqipëria gjatë viteve të Luftës së Parë Botërorë u shndërrua në një betejë lufte për fuqitë ndërluftuese.."


Betejë lufte? Çfarë lloj togfjalëshi është ky? Nuk ka "betejë lufte", por fushë ose shesh beteje.


Ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë mbyllen në këtë faqe me 11 janarin e vitit 1946.
Pra siç shihet, ne një faqe kaq të rëndësishme Historia Jonë paraqitet e cunguar dhe me gabime.


Shqetësimi ynë rritet po të kemi parasysh se kjo faqe është përgatitur nga Ministria e Jashtme, dikaster i cili më shpesh se kushdo ballafaqohet me botën. Në përfundim dua të theksoj se Historia Jonë është kontributi ynë më i mirë për të qënë jo vetëm gjeografikisht por edhe juridikisht në Europë.

*Universiteti "Aleksandër Xhuvani" Elbasan

No comments: