Friday, October 09, 2009

Gazeta Standard per kufijte ujore- Περίεργα παιχνίδια με την υφαλοκρηπίδα

http://www.youtube.comwatch?v=ruRsVjqicDM

Hartat, si janë ndarë kufijtë ujorë Shqipëri-Greqi

Një hartë e punuar në mënyrë dixhitale, për herë të parë pas vendosjes së koordinatave të sakta, përcakton qartë kufirin detar Shqipëri-Greqi. Gazeta “standard” publikon sot hartën e parë shqiptare, ku saktësohen me detaje kufijtë ujorë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo hartë përmban informacionin e plotë të kufirit, nga pika e tij e nisjes në jug e deri në sa shkon tej në detin Jon. Autoritetet shqiptare kanë përpiluar këtë hartë pas vendosjes së koordinatave në vendet përkatëse. Referuar konventës ndërkombëtare të Montego Bay, e miratuar në vitin 1982 dhe ratifikuar si nga Greqia ashtu edhe nga Shqipëria, është bërë përcaktimi i kufirit. Komandanti i Përgjithshëm i Flotës Detare, Kristaq Gërveni, thotë se harta tregon qartë se është respektuar parimi i baraslargësisë. Sipas tij, duke iu referuar konventës, është bërë i mundur caktimi i saktë i kufirit mes të dyja vendeve. Komandant Gërveni shprehet se për përcaktimin e kufirit janë përdorur teknikat dixhitale më të përparuara.

Harta

Në fotot e hartës duken rrathët e njëpasnjëshëm dhe në mes të tyre, është një vijë e pandashme. Kjo vijë është pikërisht kufiri.

Radhët janë teknika e përdorur nga çdo vend për të përcaktuar kufirin ujor. Po të shikohet me vëmendje, janë përcaktuar kepet më të largëta në tokë, ishujt e të dyja palëve. Pas përcaktimit të këtyre pikave më të dala, janë bërë rrathët përkatës dhe në mesin e tyre janë shënuar pikat. Lidhja e pikave mes njëra-tjetrës ka formuar kufirin. Nga pikëpamja e parë, duket se shteti helen ka më shumë hapësirë ujore se vendi ynë. Kjo ka ndodhur për shkak të fatit që natyra i ka dhuruar shtetit grek në këtë rast, pasi gjiret e tij janë më të mëdhenj se të shtetit shqiptar.

Me sy të lirë dallohet gjiri i Korfuzit. Në krahun shqiptar mund të vëresh gjirin e Butrintit. Si në anën greke ashtu edhe në palën shqiptare, është formuar një drejtëz e cila lidh pika më të dala të gjirit, duke e mbyllur atë. Pikërisht, maja e kompasit vendoset tek kjo drejtëz, jo në fund të gjirit, pasi kështu e përcakton konventa ndërkombëtare për ndarjen e ujërave të deteve.

Ndarja e detit

Ndarja e kufirit ujor nis nga fundi i pikës tokësore që ka Shqipëria lidhje me detin. Po të shikohet në hartë, rrethi që shpërndahet, nis nga kepi Sidero. Më pas, kepi Sidero dhe kepi i Karagollit krijojnë një drejtëz sipas konventës ndërkombëtare. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjirin e Butrintit, ku janë bashkuar me një drejtëz dy kepet më të larta. E njëjta gjë ka ndodhur me të gjitha gjiret e tjera në hartën shqiptare dhe në atë greke. Pas përcaktimit të drejtëzave, janë bërë rrathët dhe me qendrat e tyre është bërë kufiri. Njëkohësisht, një tjetër detaj, sipas konventës, eshtë edhe mënyra se si punohet me ishujt. Si nga pala greke ashtu edhe nga pala shqiptare, të gjithë ishujt janë cilësuar si kepe, në kuptimin që ata kanë qenë “fundi i kompasit”. Për shembull, duket në hartë ishulli i Stillos. Po të shikohet me sy të lirë, rrathët nisin nga ky ishull jo nga gjiri poshtë tij. E njëjta situatë përsëritë më në veri, në ishullin grek të Barketës. Më pas, kufiri ecën më tej në detin Jon. Me mesin e detit Jon, në një pikë të baraslarguar nga Shqipëria, Italia dhe Greqia, nuk ka një kufi, pasi duhet që të tria vendet të miratojnë një marrëveshje të përbashkët. Mes të tria vendeve do të përcaktohet pika që lidh në një vend të caktuar dhe ndan njëkohësisht detin shqiptar, atë italian dhe hapësirën ujore greke.

Greqia njeh kufirin shqiptar
Realizimi i kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndryshe nga ai i tokës, ka krijuar një situatë ndryshe mes të dyja vendeve. Greqia tashmë njeh dhe respekton kufirin shqiptar, atë detar. Që nga krijimi i shtetit të pavarur shqiptar, situata mes dy vendeve ka pasur uljet dhe ngritjet e saj. Një nga pikat e nxehta mes dy vendeve ka qenë kufiri. Rreth 100 vjet pas krijimit të shtetit shqiptar, Greqia më në fund njeh në mënyrë të qartë sovranitetin shqiptar.

Kufiri detar, marrëveshje të tjera për të ndarë detin
Shqipëria do të nënshkruajë marrëveshje të tjera me vendet fqinje për të përcaktuar qartë kufirin detar. Krahas Italisë dhe Greqisë, Shqipëria do të nënshkruajë të njëjtën marrëveshje me Malin e Zi. Njëkohësisht pritet që mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë të nënshkruhet një marrëveshje trepalëshe për të përcaktuar pikën treshe. Kjo pikë do të ndajë në mënyrë korrekte, sipas konventës ndërkombëtare të Montego Bay, kufirin detar mes të tria vendeve në mirëkuptim të plotë.

Komandanti i Përgjithshëm i Flotës Detare, Kristaq Gërveni, shprehet për gazetën se së shpejti do të realizohet edhe marrëveshja me Malin e Zi. Sipas tij, mes vendeve fqinje ka pasur incidente për shkak të mosndarjes së kufirit detar. Përcaktimi i kufirit do të bëjë të mundur edhe patrullimin më të sigurt të flotës shqiptare. Komandanti kujtoi ngjarjen e ndodhur vite më parë me peshkatarin shqiptar që u vra nga ish-forcat jugosllave, me pretendimin se kishte kaluar ujërat shqiptare. “Nuk ka një ndarje të saktë të kufirit dhe sot e kam përmendur që do të fillojmë negociatat me Malin e Zi për të përcaktuar kufirin, ashtu siç e kemi përcaktuar me Italinë dhe tani me Greqinë”, - tha Kristaq Gërveni.

Marrëveshja me Malin e Zi do të jetë e ndërtuar në të njëjtat parime që është bërë edhe marrëveshja me Italinë në vitin 1992, si dhe me Greqinë. Konventa ndërkombëtare përcakton se mes vendeve duhet të respektohet parimi i baraslargësisë. Për shkak të pozicionit gjeografik, Mali i Zi dhe Shqipëria pritet që nënshkruajnë shpejt këtë marrëveshje. Ndarja e kufirit me Malin e Zi parashikohet shumë herë më e lehtë sesa ajo me Greqinë apo Italinë.


www.nenanews.eu

Στις 17 Μαρτίου, ανακοινώθηκε η μονογραφή της συμφωνίας για την οριοθέτηση της υφαλοκρηπίδας μεταξύ Ελλάδος και Αλβανίας. Ενώ το αλβανικό κοινοβούλιο καλείται σε λίγες ημέρες (19 Οκτωβρίου) να επικυρώσει την συμφωνία αυτή, στα αλβανικά ΜΜΕ δημιουργείτε θόρυβος κατά της συμφωνίας. Στρατιωτικοί και πολιτικοί παράγοντες, προσπαθούν να πείσουν πως με την συμφωνία αυτή παραβιάζεται η εδαφική ακεραιότητα της Αλβανίας. Τι συμβαίνει όμως στην πραγματικότητα;
Από νομικής απόψεως, η συμφωνία μεταξύ Ελλάδος και Αλβανίας ακολουθεί κατά γράμμα την Σύμβαση για το Δίκαιο της Θάλασσας του 1982. Το όριο χαράσσεται με βάση τη μέθοδο της μέσης γραμμής/γραμμής ίσης αποστάσεως ανάμεσα στις ακτές Ελλάδος-Αλβανίας. Τα νησιά της περιοχής έχουν πλήρη επήρεια επί της οριοθετήσεως. Λαμβάνεται, επίσης, υπ’ όψιν μελλοντική επέκταση των ελληνικών χωρικών υδάτων στα 12 μίλια. Τέλος, το όριο είναι είναι μία σύγχρονη γραμμή διότι οριοθετεί εκτός από την υφαλοκρηπίδα και άλλες θαλάσσιες ζώνες, όπως την Αποκλειστική Οικονομική Ζώνη. Για όσους δεν κατάλαβαν, οι παραπάνω όροι είναι ακριβώς οι ίδιοι με αυτούς που διεκδικούμε στο Αιγαίο απέναντι στην Τουρκία. Είναι προφανές ότι κάποια συμφέροντα κρύβονται γύρω από τον ανυπόστατο θόρυβο που έχει δημιουργηθεί.

2 comments:

Anonymous said...

http://www.mfa.gr/www.mfa.gr/Articles/el-GR/190309_P1500.htm
Αθήνα, 19 Μαρτίου 2009
Δήλωση Εκπροσώπου Υπουργείου Εξωτερικών κ. Γ. Κουμουτσάκου για τη
Μονογραφή Συμφωνίας Ελλάδος – Αλβανίας για την οριοθέτηση της υφαλοκρηπίδας και άλλων θαλασσίων ζωνών, που δικαιούνται βάσει του Διεθνούς Δικαίου

Ο Εκπρόσωπος του Υπουργείου Εξωτερικών, κ. Γ. Κουμουτσάκος, δήλωσε σχετικά με τη Μονογραφή Συμφωνίας Ελλάδος – Αλβανίας για την οριοθέτηση της υφαλοκρηπίδας και άλλων θαλασσίων ζωνών, που δικαιούνται βάσει του Διεθνούς Δικαίου τα εξής:
«Οι Αντιπροσωπείες Ελλάδος και Αλβανίας ολοκλήρωσαν σήμερα στα Τίρανα τις διαπραγματεύσεις του κειμένου της Συμφωνίας για την οριοθέτηση της υφαλοκρηπίδας και άλλων θαλασσίων ζωνών που οι δύο χώρες δικαιούνται βάσει των διατάξεων του Διεθνούς Δικαίου.

Το κείμενο μονογραφήθηκε από τους Επικεφαλής των Αντιπροσωπειών. Η συμφωνία βασίζεται πλήρως στις διατάξεις της Συμβάσεως των ΗΕ για το Δίκαιο της Θαλάσσης (1982), την οποία και οι δύο χώρες έχουν επικυρώσει.

Η συμφωνία αυτή αποτελεί ουσιαστική συμβολή στην περαιτέρω ανάπτυξη των φιλικών σχέσεων Ελλάδος-Αλβανίας και εντάσσεται στον στρατηγικό στόχο της χώρας μας να συνάψει συμφωνίες οριοθέτησης των θαλασσίων ζωνών της με όλες τις γειτονικές της χώρες.

Η υπογραφή της συμφωνίας από τους Υπουργούς Εξωτερικών των δύο χωρών θα πραγματοποιηθεί σε ημερομηνία που θα συμφωνηθεί από τις δύο πλευρές μέσω της διπλωματικής οδού».
Iliaz Pasha

Anonymous said...

Afty einane mono mia nea krizy me tyn opya o Berisas thely na klini to Rama gia diamartyries stin xora. outae i elada malon klai i alvania den exounae kamia prosoxia gia to thema. I elada den gnorizy ta sinora me tyn alvania apo to kero 1940, ta ala meta einae paramithia tous alvanus.