Friday, October 16, 2009

Dule, Berishës: "Regjistroni popullsinë sipas fesë, gjuhës dhe etnisë"

Deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule, kritikoi dje qeverinë se nuk respekton të drejtat e minoriteteve. Gjatë diskutimit të lirë në Kuvend, deputeti Dule theksoi se kjo qeveri nuk ka realizuar "alfën" e procesit për mbrojtjen e minoriteteve, ashtu siç e kërkojnë konventat ndërkombëtare. Mosrespektimi i këtyre të drejtave, theksoi Dule, konstatohet qartë te regjistrimi i popullsisë. Dule kërkoi që krahas gjeneraliteteve të tjera, minoritetet të deklarojnë edhe përkatësinë e tyre etnike, gjuhën amtare dhe besimin fetar. Sipas tij, kjo gjë në kundërshtim me çdo vend tjetër të ish-bllokut komunist nuk është bërë në Shqipëri.


Më pas, deputeti Dule ka specifikuar se kjo qeveri që ka prioritet integrimin europian, zbon nga administrata çdo ditë pjesëtarë etnikë grekë. Kjo, sipas tij, bëhet vetëm e vetëm se përfaqësues të këtij komuniteti nuk janë anëtarë të PD-së apo se nuk pranojnë t‘i bëjnë shërbime një anëtari të kësaj qeverie. "Këto nuk janë praktika europiane, nuk janë sinqeritete dhe nuk mund t‘i shërbejnë kauzës në të cilën të gjithë jemi të angazhuar", u shpreh deputeti i PBDNJ-së, Vangjel Dule. Por, pas shqetësimit të ngritur nga kryetari i PBDNJ-së në sallën e Kuvendit, i menjëhershëm ishte reagimi i Kryeministrit Berisha, i cili i dha një përgjigje pozitive shqetësimit të Dules.

Duke iu drejtuar në mënyrë të veçantë deputetit, Kryeministri Berisha deklaroi se ai do të plotësojë kërkesën e tij, duke shënuar pranë gjeneraliteteve edhe besimin fetar, gjuhën dhe përkatësinë etnike gjatë regjistrimit të popullsisë. "Lidhur me regjistrimin e popullatës ke mbështetjen e plotë të Kryeministrit dhe të garantoj si çdo qytetar i këtij vendi me gjithë ekzistencën e disa rekomandimeve ndërkombëtare që regjistrimet të mos bëhen siç kërkoni ju, unë ju premtoj se në regjistrimin e popullsisë që do bëhet nga kjo qeveri, çdo qytetar të ketë të drejtën të shënojë gjuhën, përkatësin etnike, besimin fetar dhe këtu nuk do të ketë asnjë pengesë", u shpreh Kryeministri Berisha.

(Gazeta Shqip)

4 comments:

Anonymous said...

dhe debati mes himaroteve le te vazhdoje.....

Kyritsi, jam nga vunoi, nje nga me te hershmit e shoqates bregdeti ne Tirane. Mesa duket nuk je shume i informuar cfar behet ne Himare. Ne korrik te 2008, te gjitha shoqatat himariote greqi dhe shqiperi, bene protesten e madhe ne Himare dhe u vendos qe brenda muajit dhjetor 2008 te beheshin gati te gjitha tapitete firmosura nga bashkia e himares. kjo nuk u be, ishte premtim dhe detyre e Kryetarit te Bashkise. Tani ndodhemi ne te njejten faze si dikur 20 vjet me pare. z. Bollano e zgjodhem edhe ne bile ne Tairane organizuam tryezen e rumbullakte Dh. llazari perball V. Bollanos. Te dy ishin anetare te komunitetit himariot njeri president i omonia. Nuk e di ne se je i qarte deri ketu. Duke lene konsumin e pushtetit qe per mua Bollano ka 7 vjet ne pushtet, vijme te bejme llogarite: por po ku jemi? dhe ne se do me thuash se je me hellen se une nga "vunoi", do me shpjegosh pse Bollano u terhoq kur kerkoj qe marveshja stabilizim asocim me evropen, te mos ratifikohej nga Greqia ne se nuk jepen te drejtat te cilat i parashkroi mjaft kiarte??? Pas nje presioni nga p[olitikanet shqiptare, ai u terhoq duke mohuar ate ckishte thene! Te duket e drejte kjo? Sa per dijeni meqenese edhe ti e ke jo anonim emrin dhe ke personalitetin tend, une po te them se jam nga Sheti te Vunit. ne 2007 ne si shopqate bregdeti mbyllem rrugen ne Palase per te cilen atje poshte po grabitet toka keto dite, mes pleqsh te ardhur me autobus, policet e vlores na rahen, por nuk pame asnje ndihme nga njerezit e Bollanos. Ndersa tani po bejne sehir himariotet e Bollanos se si Kakomea po shnderohet ne nje pushtim te plote dhe kapitullim te himares. dy vjet me pare erdhen cunat nga himara ndihmuan niviciotet, tani jane "indiferente". Pse, pse, pse???

Anonymous said...

Desheroj te bej nje sqarim lidhur me komentuesin e siperm meqe koncidon qe te jem me prane Himares se sa z. Qyritsi.
Aktiviteti i Bollanos per kthimin e pronave mendoj se eshte per tu lavderuar. Ne te gjitha protestat e organizuara per kthimin e pronave duke perfshire dhe dy konferencat panhimarjote (tek e fundit ishte dhe presidenti) Bollano ka mbeshtetur fuqishem versionin e kthimit te pronave pronareve te ligjshem. Por pengesa eshte vete shteti shqiptar i cili ne legjislacionin e tij ka pikerisht te kunderten. Dhe Bollano nuk mund te leshoje tapi ne kundershtim me ligjin, bile as ne perputhje me ligjin. Ato leshohen nga organet kompetente perkatese.

Taktikisht Bollano si kryetar i Omonias ka bere presion ndaj qeverise greke per te kushtezuar neneshkrimin e marreveshjes per stabilizim asocijim me plotesimin e disa kushteve per minoritetin. Dhe kete e tregon dhe deklarata e Omonias pikerisht disa dite para se marrevehja te neneshkruhej. Vete shoqata e Himares, me mbeshtejen e drejtperdrejte edhe te Bollanos protestoi para parlamenti grek ndersa ishte ne proces neneshkrimi i marreveshjes duke kerkuar shtyrjen e neneshkrimit ose te pakten dhenien e garancive me shkrim per plotesimin e kerkesave ku perfshihej si kryesore ajo e kthimit te prones pronareve te ligjshem.
Pra deri ketu nuk mund te qortojme Bollanon. Por Qeveria greke ka programin e vet te politikes se jashtme dhe politike-beresit greke me se pari shikojne interesat afat gjata te shtetit grek e cila eshte ne daren e problemeve Qipro-turke, probleme me Fyrom, pozicionimin e Greqie si nje force promotore ne ballkan etj. Duket se midis varianteve te mundeshme te politikave ka fitur varianti i neneshkrimit te mareveshjes duke konsideruar qe bisedimet per obligimet e Shqiperise zhvillohen me efektive duke e pasur Shqiperine me prane komuniteit europian se sa duke e refuzuar ate.
Por edhe europa faktikisht duket se e ka varrosur ceshtjene pronave duke e shikuar si chestje administrative te shqiperise
Mendoj se ceshtja e pronave varet nga vendosmeria e himarjteve (flas gjithe zona). Po te shikojne rastet nderkombetare, Cifutet arriten te krijojne shtetin e tyre pas afro 2000 vjetesh. Por gjithmone kane besuar dhe luftuar per te drejten e tyre. Pra ne se Bollano nuk ka me fuqi motorike per te udhehequr kete lufte te drejte, mendoj se himares nuk i mungojne burrat e mencur e as trimat.

Anonymous said...

Te besh numerim popullsie ashtu sic e kerkon deputeti Vangjel Dule prej 10 vjetesh, eshte njesoj sikur tja futesh vetes, prandaj edhe Berisha e mirepriti kete. Kur ne ate palo shtet nuk behen zgjedhje politike qe kur ka lindur Haxhi Qamili, cpret te besh numerimi popullksie me terroristat e islamit dhe te Al kaedes atje??? Ji ne vete Kirie Dule????

Gruan e Pirro Dhimes e Ka Qi 73% e Greqise said...
This comment has been removed by a blog administrator.