Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Friday, October 16, 2009

Admiral Kristaq Gerveni prezanton kufijtë dhe hedh poshtë studimin e kolonel Myslim Pashajt

Shekulli Online | 16/10/2009

... Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në oponencën e z. Pasha ka mungesë profesionalizmi në përdorimin e hartave për të llogaritur koordinatat në det, llogaritje e gabuar e humbjes së sipërfaqes ujore 354.4 km2 që pretendohet se Shqipëria ka humbur, harrim se ishulli grek Othoni është i banuar, apo se Greqia nuk është trajtuar si shtet arkipelag. Në analizën e djeshme të interpretuar nga zv. shefi i Shtabit të Ushtrisë, admiral Kristaq Gërveni, janë hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ngritura ne media dhe është garantuar se janë respektuar Konventa e Ligjit të Detit dhe ligjet e vendit.


Më poshtë janë argumentet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të oponencës së kryer nga koloneli në rezervë Myslim Pasha, duke u marrë me pikat kryesore, ku palët pretendojnë se (nuk) është cenuar integriteti territorial i Shqipërisë.

Pika 150

Ministria

Hartimi i dispozitave të kësaj marrëveshjeje është mbështetur plotësisht mbi parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, kryesisht në Konventën mbi të Drejtën e Detit të vitit 1982 (UNCLOS), në ligjet tona, si dhe në eksperiencat e vendeve të tjera që kanë nënshkruar marrëveshje të ngjashme.
Parimi ose metoda e equidistancës, d.m.th. përcaktimi i një vije ndarëse me largësi të njëjtë nga të gjitha pikat e vijës bazë të shteteve bregdetare, pranohet nga jurisprudenca si metoda më e përshtatshme.
Koordinatat për përcaktimin e vijës mediane, të parashikuara në Nenin 1, pika 2 të marrëveshjes, të bazohen në sistemin Geodetic ËGS84. Vija mediane përmban 150 koordinata, duke u bazuar në 3 gjire të mbyllura greke dhe 5 gjire të mbyllura shqiptare.

Pasha

Pika "150" është një fund poligoni, një fund vije, mbyllje koordinatash, që kanë ndarë një ujor dhe SHTRATDETIN KONTINENTAL. Afrimi i saj deri këtu, ka edhe një status tjetër, atë të një trikëndori, KULMI i të cilit diskutohet midis të tri shteteve fqinjë dhe dy deteve, Jon dhe Adriatik. Në fakt, pika "150" është diskutuar dhe vendosur nga dy palë. Ajo, paraqet fundin e një ndarjeje, ku në mesoren e "delimitimit" duhet t'i bëjë ballë, përcaktimit të të dy palëve, kundërshtimit të palës së tretë, po edhe vetes së saj. Kjo pikë nëse vihet në një vijëdrejtë e cila është e përfytyruar si përperndikular me ngushticën e Otrantos, e zgjatur nga të dy brigjet, e Italisë në Perëndim dhe të Shqipërisë në Lindje, është e gjatë 43 milje detare. Pika "150", është fundi i një mesoreje (median line) e cila përshkon lirshëm DSH DHE HAV shqiptare ne një gjatësi prej 39 km, sa largësia Tiranë-Durrës.


Ngushtica e Otrantos dhe pika treshe

Ministria
Nga ana juridike janë parashikuar në tre marrëveshje kuadër: 1 Greqi - Itali, nënshkruar në vitin 1977
2. Shqipëri - Itali, nënshkruar në 1992 dhe Shqipëri - Greqi, në proces 2009. Asnjëra nga vijat ndarëse nuk i afrohet pikës treshe. Pika treshe do të përcaktohet përmes një marrëveshjeje tripalëshe, për të cilën akoma nuk kanë filluar negociatat dhe takimet paraprake.

Pasha
Prirja drejt veriperëndimit në ngushtesën e Otrantos. Nuk është zbatuar Konventa Detare "UNCLOS". Është ndërprerë në mënyrë tërësore e drejta e Shqipërisë për një pjesë sovrane në ngushticën e Otrantos, në cenimin e detit shtetëror dhe hapësirës së afërt vijimore si dhe të hapësirës së veçantë ekonomike (Exlusive Economic Zone).


Gjiri i Sarandës

Ministria
Gjiri i Sarandës nga ana juridike, gjeografike dhe historike nuk plotëson asnjë nga të dy kushtet.
Është respektuar gjiri i Sarandës. Gjiri i zmadhuar, i paraqitur në media nuk ekziston zyrtarisht. Ai s'është as gji i mbyllur, as historik. Në asnjë botim detar (në libër apo hartë) nuk është hasur përcaktimi i gjirit të Sarandës, i kufizuar nga Kepi i Qefalit dhe Kepit Dema. Edhe në hartat e prodhuara nga Istituti Gjeografik i Ushtrisë, nuk e gjejmë këtë përcaktim. Pra, si pasojë edhe trekëndëshi i krijuar prej 15 km2 midis vijës ndarëse reale dhe vijës së pretenduar, është pa baza juridike dhe profesionale. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë ligj, asnjë vendim të Kuvendit, asnjë akt ligjor (VKM) të Këshillit të Ministrave apo qoftë edhe një vendim të Bashkisë së qytetit të Sarandës që të përcaktojë një status të tillë, si gji historik.

Pasha
Në bisedime duket se as që nuk është argumentuar dhe nuk është trajtuar veçoria historike, gjeostrategjike dhe ekonomike e gjirit të Sarandës. Vijat bazore janë marrë deri në portin e qytetit dhe ish - bazën detare, Limion. Kjo ka sjellë humbje në Detin Shtetëror të Shqipërisë.

Shkëmbi Barketa

Ministria
Në Udhëzuesin e Lundrimit për detet Adriatik e Jon, botim shqiptar i vitit 1992, shkëmbi Barketa trajtohet në kapitullin III - "Ishujt e Jonit të Veriut. Në faqen 71, kur flitet për ishullin e vogël Peristere ose Tignoso (ishull grek) theksohet: "Në veri të këtij ishulli ndodhet një shkëmb baras me nivelin e ujit". Nga çdo detar kuptohet thjeshtë se ky shkëmb është pjesë e formacionit të shelfit kontinental të ishujve grekë.

Po kështu trajtohet edhe në hartat detare shqiptare dhe hartat e botimit të huaj.

Pasha
Nëse gjatë ndarjes kufitare të Komisionit Ndërkombëtar, është marrë parasysh, mesorja që ndan ngushtesën detare në këtë vijë, atëherë del se Shkëmbi Barketa ndodhet rreth 60 metër, në drejtimin e tokës shqiptare çka tregon, se për hir të baraslargësisë në ngushticë vetëm Barketa, duhet t'i takonte Shqipërisë, ndërsa Ujdhesa Tignosso, përfshihet në arkipelagun e ujdhesave të Korfuzit. Po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse, një fragment të së cilës, po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë.


Kepi i Stillos

Ministria
Bazuar në Nenin 10 të Konventës, Gjiri i Korfuzit plotëson kushtet si gji i mbyllur dhe vija bazë përcaktohet nga drejtëza që bashkon dy kepet më të dala të gjirit. Sipërfaqja e gjirit të mbyllur të Korfuzit është = 76,95 km2, sipërfaqja e gjysmërrethit është = 69,21 km2. Lidhur me vijën ndarëse që fillon nga piramida 79 e kufirit tokësor, distanca deri në bregun e Korfuzit (Kepi Sidero) nuk është 16 km, (siç pretendohet) por është = 9.91 km.

Pasha
Nëse do të pranohej vija e drejtë përmbyllëse e ishujve anësorë, ashtu sikundër është pranuar në të gjithë procesin e zbatimit të UNCLOS, për këtë marrëveshje, atëherë përmbyllja e gjirit të Kërkyrës, nuk i takonte të ishte në kepin Sidero, por në vijën përmbyllëse të përfshirjes së ujdhesës Vido. Pra, vijëdrejta bazore, bashkon kepin e Karagollit, ku kemi prirje nga perëndimi. Brenda kësaj vije përfshihet edhe ujdhesa Vido. Po mesa duket, me qëllim, nuk është marrë për bazë kjo vijë, por vet bashkimi i të dy kepeve, të cituar më sipër: i Karagollit dhe Sidero. Kështu, po të merrej vija bashkuese, në ujdhesë kjo largësi do të ishte: 6780 metër prej kepit të Stillos, çka përbën një ndryshim ndaj vijës bashkuese me rreth 600 metër, që në këtë rast do t'i shtohej largësisë së dhënë më sipër duke arrirë në: 2670 metër.
Segmenti ujor i shtetit fqinj, Greqisë arrin në 5794 metër.


Greqia shtet arkipelag?

Ministria
Nga përcaktimi ligjor dhe paraqitja gjeografike, Greqia nuk është shtet arkipelag. "Shtet arkipelag" nënkupton një shtet të përbërë i gjithi nga një ose shumë arkipelagë dhe mund të përfshijë ishuj të tjerë;
Një shtet arkipelag mund të heqë vijat bazë të drejta të arkipelagut, që bashkojnë pikat e ishujve më anësorë dhe të cektinave të thata të arkipelagut, me kusht që brenda vijave bazë të tilla të përfshihen ishujt kryesorë dhe një zonë, në të cilën raporti i zonës së ujërave mbi raportin e tokës duke përfshirë dhe ishujt e vegjël është 1 me 1 dhe 9 me 1.

Pasha
Prej trajtesës rrjedh se për të zbatuar kërkesat e Konventës, arkipelagu i Korfuzit, përfaqëson njësinë gjeografike, që ndodhet përkundruall jug - perëndimit të Shqipërisë, nga brigjet e së cilës nismon deti Jon.
Në bazë të të gjitha përcaktimeve, të dhëna më sipër, Greqia nuk është një shtet arkipelag, por në përbërje të saj ajo ka dy arkipelagë. Ky është një ndryshim thelbor, të cilin palët nuk e kanë marrë parasysh, as e kanë cekur kund, por ma do mendja, atëbotë, as edhe e kanë diskutuar. Ritrajtimi që po i bëjmë, nuk mund të quhet ritrajtim, sepse nuk ka pasur rast, ndonjëherë tjetër, që midis dy vendeve të jetë shtruar një kusht, një tezë, një problem ndarës, bazuar në kërkesat e një konvente. Po kështu prej palës sonë, nuk ka gjëllirë dëshirë studimi të thellë i kushteve të veçanta që rekomandon UNCLOS.


Ishulli Othonoi

Ministria
Një ishull është i një forme natyrale toke, i rrethuar me ujë dhe i cili është mbi nivelin e ujit në kohën e zbaticës më të madhe. Shkëmbinjtë, të cilët nuk mund të përballojnë banime njerëzore ose jetë ekonomike në pronat e tyre nuk do të kenë zona ekonomike ekskluzive ose shelf kontinental.

Nga ana gjeografike është vërtetuar se ishulli i Othonit është ishull i banuar. Sipërfaqja: 10 km2, popullsia: 633 banorë.

Pasha
Në këtë marrëveshje, nisur nga ujdhesa Othonoi, që është skaji ujëdhesor i arkipelagut, është ndërprerë DSH dhe HAV e Shqipërisë, sepse është aplikuar e drejta e vetëm një shteti (Greqisë) për të vijuar me standardin e DSH dhe HAV (Contigous Zone) ndërsa Shqipëria i krijon vetes një "mbyllje" dhe "izolim" gjeostrategjik në ngushtice. Ky është një cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit kombëtar dhe mosmbrojtje e së drejtës detare, të dhënë nga KONVENTA (UNCLOS).


Gazeta Shqip(16-10-2009):
Mentor Kikia
...Drejtues të ushtrisë, që kanë qenë në grupin negociator për përcaktimin e kufirit, prezantuan një material të gjatë, për të hedhur poshtë pretendimet që janë ngritur në media nga ish-ekspertë të ushtrisë dhe studiues, të cilët akuzojnë palën shqiptare për qëndrime inferiore gjatë hartimit të vijës kufitare. Me një shqetësim që duhet mirëkuptuar dhe mbështetur, ekspertë të ushtrisë, studiues dhe juristë të së drejtës ndërkombëtare, kanë ditë që denoncojnë një marrëveshje që, sipas tyre, i njeh Greqisë më shumtë sipërfaqe ujore, duke dëmtuar interesat kombëtare shqiptare.


Dje, ndërsa u përpoqën të qetësojnë mediat në këtë debat, qeveria në fakt nisi fazën e parë të bërjes transparente të marrëveshjes me Greqinë. Specialistë të ushtrisë ofruan fakte shkencore dhe argumente ligjore, duke treguar deri në detaje mënyrën e ndarjes së sipërfaqes ujore. Të dhënat e ofruara prej Ministrisë së Mbrojtjes rrëzojnë deri diku pretendimet e deritanishme të eksperteve për një devijim të vijës kufitare në dëm të interesave shqiptare, duke argumentuar pasaktësi në hartat e publikuara deri tani në media. Pa mundur dot të ofrojmë në këto radhë argumentet e ushtarakëve, ata që ishin në tryezën e ministrit të Mbrojtjes krijuan paraprakisht bindjen se kufiri ujor mes Greqisë dhe Shqipërisë është i përcaktuar teknikisht, bazuar mbi legjislacionin ndërkombëtar për administrimin e territoreve ujore. Gjithashtu, argumentet që u ofruan për metodat teknike të përcaktimit të vijës zyrtare kufitare, zbehin së paku alarmet e ngritura për veprime qëllimisht të këqija, në dëm të interesave kombëtare. Duke qëndruar te faktet e deritanishme, pro dhe kundër, mund të thuhet se grupi shqiptar i negociatorëve nuk i ka shitur interesat e vendit.

Duhet të saktësojmë se vija kufitare mes Greqisë dhe Shqipërisë, sipas marrëveshjes që pritet të ratifikohet, nuk është një riformulim, por vija e parë zyrtare, pasi deri tani mes dy vendeve nuk ka pasur një kufi të përcaktuar. Si kufi ishte pranuar, deri tani ishte pranuar në heshtje nga të dy vendet, një vijë imagjinare, të cilën e kishin respektuar në mënyrë tradicionale të dy vendet. Referuar këtij kufiri imagjinar, Shqipëria humb territore ujore, por teknikisht ato humbje janë të pashmangshme, bazuar në hartën gjeografike dhe ligjet ndërkombëtare për përcaktimin e kufijve. .....



5 comments:

Anonymous said...

Po kerkoj ne Shekull argumentat e admiralit Kristaq Greveni, por per cudi gazeta sgheulli e ka hequr nga veni i pare ilajmit ne diten e sotme.
Prandaj perfundimi eshte se kjo gazete ndonse duket si objektive, ne te vertete ajo mbjell grekofobi dhe urrejtje. Te jesh opozitar ndaj regjimit nduk dmth te deformosh cdo gje qe vjen prej tij
Prandaj ju sugjeroj ti kuzoni lajmet nga gazeta pergjithesisht e piste "Shekulli"

Stafilaki

Anonymous said...

Po kerkoj ne Shekull argumentat e admiralit Kristaq Greveni, por per cudi gazeta shekulli e ka hequr nga veni i pare i lajmit ne diten e sotme.Bile nuk e la ne internet as 3 ore.
Prandaj perfundimi eshte se kjo gazete ndonse duket si objektive, ne te vertete ajo mbjell grekofobi dhe urrejtje. Te jesh opozitar ndaj regjimit nuk dmth te deformosh cdo gje qe vjen prej tij
Prandaj ju sugjeroj ti kufizoni lajmet nga gazeta pergjithesisht e piste "Shekulli"

Stafilaki

Kyritsis said...

Po si mund ta mbaje ne faqe te pare Shekulli nje lajm te tille. Kjo i hedh poshte gjithe ato iniciativa antigreke te ndermara prej saj mbi kete ceshtje me te gjithe ata ruqo-demagoge e pseudo-eksperte te vjedhur nga radha e kosit. Me cuditi Edi Rama me qendrimin e tij. Sado u mundua te permbahej ne kete teme, u bashkua edhe ai me masen e zhurmuesve nacionaliste. Kjo tregon akoma papjekuri politike prej tij. Ky i ha grepat qe i hedh Saliu si nje adoleshent politike.

Anonymous said...

Ne te vertete Edi kerkon te kanalizoje inatin e provokuar nga Pasha-llaret tane (shqiptare) kundra Berishes. Sic e lexova une Edi tha se ja le ne dore nje komisioni ekspertesh. Pse gazeta shekulli nuk i kerkon interviste ketyre eksperteve te PS se si e vlereson ajo kete marreveshje?

Une them se po te qe Edi ne pushtet do ta kishte firmosur marreveshjen. Qendrimi i tij eshte thjesh nje loder poltike.
gousmarlioy

Kyritsis said...

I drejte eshte kendveshtrimi yt, vetem se kjo loje politike, eshte me e madhe se Edi. Ai ka veshtiresi ne zgjedhjen e aleateve nderkombetar. Gjithnje ka zgjedhur figura te zbehta per te bere aleance ne te majtet evropiane. Zgjodhi Romano Prodin ne momentin qe lidershipi i tij ne te majten italiane ishte ne renie vertikale dhe qeveria e tij ne perendim e siper. Dhe faktikisht Prodi u zhduk fare nga politika. Zgjodhi Papandreun ne momentin kur popullariteti i tij ishte pertoke ne Greqi dhe kur edhe vete e majta Greke e shikonte si nje figure te dobet. Te majtet e forte ne Evrope, si Zapatero p.sh. as qe i ka permundur ndonjehere. Po keto afrime te publikuara te tij me figura gati te shuara, kane ndikuar jo pak ne prestigjin e tij nderkombetar dhe eshte fakt qe Edi Ramen nuk e ka llogaritur askush nga te gjithe personalitetet qe kane vizituar shqiperine. Madje edhe shtypi i huaj e permend ate si kryetarin e bashkise se Tiranes dhe ralle here si kreu i opozites.
Ne momentet e tanishme kur Papandreu kthehet fuqishem ne arenen e te majteve te Europes dhe kur roli i tij edhe si i pari i te majteve te europes do te spikase gjithnje e me shume, Edi Rama ne vend qe te perfitoje prej mardhenieve te mira qe ka me kete lider, qe ishte dhe i vetmi qe i qendroi prane ne fushate, rezikon me keto levizje(qe po te duam edhe mund ti quajme lojera politike po qe jane foshnjore ne pozitat e tij) ta hedhe gjithe influencen politike ne fuqizim ne arenen nderkombetare te Papandreut mbi Ilir Meten. Edi nuk duhet te harroje qe tashme Meta eshte nje vegel ne duart e dhjakonarit Berisha, i cili do ta shfrytezoje pikerisht me keto menyra per te pasur mbeshtetjen e Papandreut. Edi ne vend qe ti kuptoje lojen dhe ti kunderpergjigjet me levizje inteligjente, e kafshon grepin me dhemballe. Po humbi dhe mbeshtetjen e Papandreut, Edit nuk i mbetet gje tjeter vecse te fuse bishtin ne shale dhe ti thote Saliut "bravo ma fute si perfundim", pasi ai nuk ka asnje mbeshtetje. Qe tani nderkombetaret po i bejne presion per tu futur ne parlament, pasi atyre nuk u intereson shume se kush fiton apo humbet ne shqiperi. per ata rendesi ka qe te evitohen situata konfliktuale dhe mjaft. Me pak fjale, Edi ka vetem Papandreun po me kete papjekuri politike qe tregon, do e humbase shpejt me duket.