Thursday, October 15, 2009

Megjithate une u perula perballe nje shqetesimi te komunitetit.....

Desheroj qe komentin e z. Kyristi ta sjell si artikull me vete meqe shtron nje problem qe na intereson te gjitheve. Ndotja akustike ne zonen e Himares (vecanerisht ne Qeparo, Himare, Dhermi) ashtu si dhe ne Tirane dhe gjekte ka arritur permasa katastrofike. Po qe se nuk arrijme te kuptoje disa norma elementare te bashkejeteses, dalim te gjithe te humbur.

Pushuesit vijne ne Himare jo per muzike shurdhuese por per tu qetesuar ne natyren e bukur qe na ka falur zoti. Lokalet qe duan te argetojne me muzike rinine duhet te plotesojne ato norma qe kane gjithe lokalet e botes se qyteteruar, dmth te mos shqetesojne njeri ne asnje ore te dites e nates, duke marre masa izolimi akustik. Ju faleminderit z. Qyritsi per pergjshmerine tuaj qytetare.



Kyritsis has left a new comment on your post "Cilësi legjislative apo pamundësi kuorumi!? » Vend...":

Sa e cuditshme qe gjithe te “pakenaqurit e Himares” qenkan mbledhur ne te njejtin vend ne shume pak hapsire kohore. Dyshoj fortesisht nese dikush nga ju mund te jete himariot, po pas fenomenti Neranxi, asgje nuk me cudit me.
Do kisha deshire te bashkebisedoja nje e nga nje me ju, po meqe thoni te gjithe te njejtat gjera, ne momentin qe kam folur me njerin prej jush, kam folur me te gjithe. Kjo edhe per faktin se si ia hidhni e si ja prisni njeri tjetrit, dukeni ne sintoni te mire me origjinen tuaj ne krahun lindor te akrokerauneve.
Megjithate meqe po hiqeni si himariote, ashtu po u trajtoj edhe une. Nese keni miresine te paraqisni ndonje ankese reale ne adrese te kryetarit te bashkise tone, do te ishte me e qarte te bashkebisedohej me ju, te “qanim” hallet me njeri tetri e pse jo edhe ne nje debat me te gjere popullor. E kerkoj kete favor te fakteve reale, sepse deri tani nuk po lexoj tjeter gje vecse enigma Neranziane dhe emra blogjesh ku analizat cudiberese, marin gati gati perkufizimin e limitit si ne analizen matematike. Po te vazhdoni te flisni me kete lloj “djalogu”, nuk tregoheni as kreative dhe aq me pak realiste.
Meqe po e pretendoj kete gje prej jush, po filloj nga vetja ime. Une me djalin e xhaxhait tim, kishim deshire te ngrinim nje diskoteke ne token tone ne Himare per kete vere qe kaloi. Normalisht qe nuk kishim ndermend ta benim pa leje dhe rjedhimisht i kerkuam leje bashkise. Vete Vasili na tha hapur se nuk mund te na jepte leje per ndertime te kesaj kategorie sepse nje nga shqetesimet kryesore te Himares ne vitet e fundit, ishin pikerisht lokale te kesaj natyre, te cilat krijonin zhurma pertej cdo lloj limiti human. Faktikisht eshte nje e vertete e pamohueshme, pasi te gjithe e dime shume mire qe kur shkojme ne Himare gjate veres, nuk na ze gjumi nga ngarkesa akustike, pa folur pastaj per cilesine e ketyre “ahengjeve mizukore”, qe eshte diskutim me vete dhe vetem ne pak vende mund te degjoje nje muzike decente. Natyrisht qe ne arsyetimin e Vasilit, ksihte edhe pika me te cilat une nuk mund te pajtohesha(si p.sh. qe keto ambiente ktheheshin ne qendra ku qarkullonte droga etj..etj..) dhe qe ne realitet mund te ishin te verteta, po qe ne botekuptimin tim, nuk shpjegonin shqetesimin e ngritur prej tij pasi kush do te drogohet, e ben si ne ane te detit, ashtu edhe ne nje banje publike. Megjithate edhe pse per momentin nuk me erdhi mire(dhe djalit te xhahxait tim pak me shume akoma), une e kuptova plotesisht. Ishte cdo gje shume e thjeshte per te bere budallain e per te mos kuptuar, vetem e vetem sepse ne mes ishte nje interes i imi personal dhe ekonomik.
E mendova edhe me vone kete gje dhe realisht, nese do te me jepte leje Vasili per nje gje te tille, ndoshta nuk do isha ketu per te kundershtuar egon tuaj per interesat vetjake, por do tu jepja te drejte dhe do tu thoja; “po Vasili u jep leje vetem njerezve te tij”. Nuk eshte keshtu, pasi une jam nje njeriu i tij dhe me te drejte, nuk me dha leje(edhe pse mund te me jepte, pasi realisht toka ime eshte ne te dale te himares dhe zhurmat nuk do te shqetesonin asnje vendbanim, megjithate une u perula perballe nje shqetesimi te komunitetit).....

No comments: