Thursday, October 15, 2009

Deklarate e ministrit te jashtem te Shqiperise Ilir Meta-Qendrimi i opozites

Qendrimi i qeverise Shqiptare rreth fushates mediatike te ngritur nga koloneli ne lirim z. Pasha:

"Marrëveshja, detyrim i Shqipërisë, opozita po spekulon"


"Lidhur me çështjen e shumëpërfolur së fundmi në media për marrëveshjen mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, për përcaktimin e kufirit detar dhe shelfit kontinental, dua të sqaroj se e gjithë kjo është një spekulim i pastër dhe keqinformim i opinionit publik. Për të shuar çdo aludim, keqinterpretim apo keqdashje, do të ndiqet rruga me transparencë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe do të sqarohen në mënyrë të plotë të gjitha shqetësimet dhe pretendimet e ngritura, në mënyrë qe t'u jepet fund spekulimeve dhe falsifikimeve mbi të vërtetën e kësaj çështjeje.

Dua të garantoj të gjithë opinionin publik se për realizimin e kësaj marrëveshjeje, e cila është një detyrim ndërkombëtar i Shqipërisë që rrjedh nga aderimi i saj në Konventën e Detit, janë angazhuar specialistët më të mirë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Jashtme dhe institucioneve të tjera dhe janë ndjekur në mënyrë strikte të gjitha rregullat dhe procedurat që parashikon legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar.

Dua të shpreh keqardhjen time të thellë për trajtimin që lidershipi i opozitës i ka bërë kësaj çështjeje, duke hyrë në një rrugë pa krye e të rrezikshme që nxit ndjenjat e ksenofobisë ndaj vendeve fqinje, rikthen frymën e konfliktualitetit dhe izolimit në politikën rajonale të paqes dhe stabilitetit që Shqipëria në vazhdimësi ka ndjekur në rajon, duke synuar cenimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes vendit tonë dhe Greqisë. Ftoj opozitën të gjykojë me kthjelltësi dhe pa emocione, si dhe të ndjekë rrugën institucionale për realizimin e transparencës së plotë të kësaj çështjeje, duke u distancuar nga frymëzimet ekstremiste që cenojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, sikurse mund të jenë thirrjet për djegien publike të flamujve kombëtarë të vendeve fqinje, apo siç është edhe rasti në fjalë, pasi epoka e nacionalizmit dhe ekstremizmit në Ballkan ka përfunduar dhe raste të tilla janë episodike dhe të nxitura nga qarqe që kërkojnë të na kthejnë pas, apo që për arsye të mbijetesës së tyre nxisin këtë frymë regresive.

Nuk është dhe nuk mund të jetë kjo, linja e politikës sonë të jashtme, e cila ka si objektiv kryesor integrimin e vendit dhe të gjithë rajonit në rrjedhat dhe institucionet Euro -Atlantike dhe Bashkimin Evropian. Qeveria shqiptare është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet e saj ndërkombëtare dhe ato kushtetuese, duke garantuar në çdo rast dhe mbi të gjitha, sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë. U bëj edhe njëherë thirrje të gjitha palëve të interesuara dhe veçanërisht opozitës, të bëhen pjesë e transparencës mbi këtë çështje dhe të mos krijojnë me qëllim apo pa dashje emocione të dëmshme, por të respektojnë punën e ekspertëve dhe legjitimitetin e saj.


Qendrimi i opozites (i Partise Socialiste)

"Do t'i drejtohemi Gjykates Kushtetuese, e cila ne liri te plote dhe me konsultimin e eksperteve shqiptare e te huaj duhet te thote edhe fjalen e fundit",

Qysh ne krye te heres kam kerkuar informacion per marreveshjen dhe jam konsultuar me eksperte te mirefillte qe me kane sugjeruar nje qendrim te tille ndaj kesaj marreveshje. Marreveshja eshte transparente ne nje pjese te vogel te saj ndersa pjesa kryesore, qe jane hartat mbetet edhe sot e pa sqaruar. Qendrimi i Partise Socialiste diktohet nga interesat kombetare",

"Me kete ceshtje po merren nje grup ekspertesh qe une kam ngarkuar prej disa ditesh dhe u takon atyre te japin bazen logjike per te drejten kushtetuese. Kemi te bejme me nje ceshtje jashtezakonisht serioze dhe duhet te jemi te kujdesshem qe te mos biem ne anen tjeter te medaljes pasi behet fjale per nje miqesi dhe nje marredhenie qe duhet pare me respekt" (EDI RAMA-Paragrafe te cituar nga shtypi shqiptar,)

No comments: