Kush kerkon te largoje bustin e deshmorit te Gjuhes greke Aristotel Guma?

H προτομή του εθνομάρτυρα Αριστοτέλη Γκούμα

Procedeengs of The III Panhimarjot Conference -

http://www.himara.eu/adver/KHimariot/konferenca3_1.html

Llambro Ruci shvlefteson "argumentat" e Kristo Frasherit, Luan Malltezit, Shaban Sinanit etj

Le të thonë sa të duan Kristo Frasheri, Luan Malltezi, Shaban Sinani etj.se gjuha e parë në Himarë është shqipja dhe më pas greqishtja. E kjo është thënë qartësisht, por vendosmërisht, pa ekuivoke dhe duke e faktuar

Regjistrimi i popullsise-Presidenti Topi: presione nga qarqe ultranacionaliste

“Ndjeshmëria e madhe është sepse nga individë të qarqeve ultranacionaliste tentohet të bëhet një politikë presioni dhe deformacioni të një procesi që duhet të jetë nacional dhe ligjor” Presidenti la të kuptohej se ai ishte ishte edhe për deklarimin e lirë të etnisë dhe fesë

Ivanov: "ende në rajonin tonë qarqet ultranacionaliste veprojnë në dëm të vendeve të tjera".
(Shqip)

In contrast with 52-personality peticion, in the report of Europian Commission it is said that:

There is a lack of accurate data on minorities in Albania. This situation is expected to be addressed by the conduct of a population census in 2011, respecting international standards including the principle of free self-identification. This census will include optional questions on the ethnic origin, religious affiliation and mother tongue of respondents.

Pse nuk i jepet shtetesia shqiptare fortlumturise se tij Anastasios?

Lufta midis civilizimeve ne Shqiperi e gjen shprehjen ne luften frontale te qarqeve ateiste dhe antikrishtere qe perfaqesohen deri ne kupolen e shtetit per 20 vjet rresht dhe kontrollojne totalisht mediat.
S ipas raportimeve te ShIK-ut dhe shtypit, fondametaliste musilmane kane marre shtetesi shqiptare, kurse kryepeshkopi dekorohet nga Presidenti por ende nuk i ploteson kushtet per shtetesi megjthe qendrimin permanent prej 19 vjetesh ne Shqiperi !!!!


Tuesday, October 27, 2009

Politizimi i marrëveshjes me Greqinë, ikje nga argumenti teknik

Mentor Beqja * Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes
(Panorama on line)

Debati mbi përcaktimin e kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë ka tejkaluar tashmë nga diskutimi teknik i çështjes në një diskutim politik, i cili po krijon mjegullnajë mbi atë që ka ndodhur në të vërtetë me marrëveshjen e nënshkruar nga ministritë e jashtme, përkatëse më 27 mars të këtij viti. Opinioni publik ndjehet nën trysninë e përzierjes së argumenteve teknike me ato politike, duke e ndërlikuar diferencimin e të vërtetës nga ajo që është e rreme. Meqenëse debati teknik mbaroi pa ndonjë sukses nga ana e iniciatorëve, opozita shqiptare po e politizon atë për të krijuar sa më shumë konfuzion. Askush nuk paragjykon të drejtën e saj për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por disa momente të këtij debati të harlisur e bëjnë të pabesueshëm qëndrimin e tanishëm të opozitës mbi këtë çështje.

Së pari heshtja e gjatë e opozitës në raport me marrëveshjen nuk ka ndonjë shpjegim tjetër përpos se pranimit në heshtje të saj. Marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë është nënshkruar nga Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, më 27 Mars të këtij viti. Reagimi i parë i Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, mbi këtë çështje daton në muajin tetor, pra rreth 6 muaj më pas, megjithëse shtypi ka publikuar kundërshtime mbi përcaktimin e kufirit vetëm pak ditë pas nënshkrimit të Marrëveshjes. Përgjatë harkut kohor 6-mujor, opozita nuk i është drejtuar Qeverisë, Ministrisë së Jashtme apo Ministrisë së Mbrojtjes, për t’u pajisur me informacionin e duhur. Pra, pretendimi se qeveria shqiptare nuk ka bërë transparencën e duhur mbi marrëveshjen, nuk mund të qëndrojë pasi nuk ekziston as edhe një kërkesë e dokumentuar, ku opozita, mediat apo operatorë të tjerë të shoqërisë civile, të kenë kërkuar informacion mbi marrëveshjen, dhe ky informacion të mos i jetë vënë në dispozicion nga ana e institucioneve përkatëse. Në këtë kontekst, reagimi i fundit i opozitës ndaj marrëveshjes ishte thjesht deklarativ dhe i pambështetur në argumente të qenësishëm, të cilët provonin se marrëveshja shkon në kundërshtim me interesat kombëtare. Nëse ky pretendim do të ishte i vërtetë, atëherë opozita do të ishte bashkëfajtore, pasi parimi “heshtja është miratim” e vendos edhe atë në një pozitë jo komode përballë opinionit publik.

Së dyti, duke qenë se mbi këtë marrëveshje nuk ka ndonjë kundërshtim të nivelit politik, siç mund të ishte të qenit kundër marrëveshjes në parim, por të gjithë bien dakord me faktin që kufiri detar duhet përcaktuar, atëherë Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, u deklaruan publikisht, njëri pas tjetrit, të hapur për të pritur një ekip ekspertësh nga opozita, të cilët të mund të njiheshin në detaje me marrëveshjen. Kjo do të ishte mënyra më e mirë edhe për kryetarin e Partisë Socialiste, pasi debati real mbi marrëveshjen është teknik, dhe nuk është e udhës të mbash qëndrim politik, pa pasur dijeni teknike mbi çështjen. Pra, premisa nga është nisur debati nuk është politike, por teknike, dhe si e tillë, përpunimi i informacionit nga ana e ekspertëve të opozitës, do të ofronte një panoramë më të qartë të çështjes. Nëse opozita do të ngarkonte ekipin e saj të ekspertëve të merrej me këtë çështje, së bashku me ekspertët që e kanë hartuar marrëveshjen, atëherë ajo jo vetëm do të dilte me një vendim të menduar më mirë, por do të demonstronte publikisht edhe vullnetin e saj në mbrojtje të interesave kombëtare.

Së treti, mosinteresimi konkret mbi marrëveshjen ka bërë që opozita të mos ketë një objekt të qartë kundërshtimi. Ajo i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ajo nuk e di se çfarë kërkon nga kjo Gjykatë. Qytetarët shqiptarë nuk e dinë se cilat janë objeksionet e opozitës mbi marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar. Opozita nuk ka publikuar objektin e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk e di se çfarë duhet të interpretojë Gjykata në këtë rast. Nëse marrëveshja nuk ka probleme ligjore, siç thonë edhe në Partinë Socialiste, atëherë çfarë do të bëjë Gjykata Kushtetuese; interpretime hartografike dhe detare!? Nisma është e paqartë, sepse opozita në vetvete është e paqartë.

Thënë të gjitha këto, opozita në dukje ka vetëm një interes, instrumentalizimin e një çështje me ndjeshmëri të lartë publike, për përdorim momental politik. Ikja e opozitës nga argumenti teknik, nukse tregon gjë tjetër përpos se përdorimit politik të një fabule të prodhuar nga fantazitë e njerëzve që kuptojnë pakgjë nga kjo çështje.
* Këshilltar i Ministrit të Mbrojtjes

1 comment:

Anonymous said...

Poshte ketej ketij artikuli, eshte hapure nje debat dhe ne si Keshill Bashkiak te Himarese, nuku jemi kurkunde. Pashe diku poshte se flitet per nje fare Petrit Carcani nga Vlora. Une jame i interesuare per kete persone qekur ne mbledhjen e KRT me datene 15 Maj, plasi nje debate dhe u mbill mbledhja. Shkak ishte se nuku kaloi per miratim njs sheshe ndertimi me pronar Petrit Carcani, nje punonjes i thjeshte policie, makari nje krietar i zjarfikeseve ne Vlore. Deri ketu besoje se jam ne rregulle.
Ne debat anetaret e KRT se nga Dhermiu kerkuan te dine se nga e kishte perfituar ki persone pronen dhe se ke kishte kufitare. Po ashtu ata kerkuan se me cfare te drejte jane prere me dhejtra dhe qindra ullinj per te ndertuare objektin. Ka ishte dhe kijo sheshe nuku kaloi.
Mirepo tani mesuame se paska kaluare ki shesh me emrin Petrit Carcani dhe se paska te njejtene date dhe me Nr 7 te vendimite.
Nga ki mopmente kuptoj di gjera.
E para qe KRT vazhdon te trajtoje ne njerene ane djemte te krahinse sse Himarese si djemte e njerkese duke i lene pa leje ndertimi dhe nga ana tjater fallsifikon ose bene mbledhje ilegale per ti paisur me leje persona te dishimte (prapa ketij qendrone sigora dhenderi i Berishese) ose me keq nuk bene fare KRT.
Per kaqe sa thashe, do te provokoje nje mbledheje te Keshillite Bashkiake te Himarese, do ta beje te hapure dhe do te therase popullin dhe shtypin atje.

Populli ka votuare qe ti sherbeje kejo Bashki djemve te saje dhe te mos alakaten poshte dhe larte dhe me keqja eshte se vijne shikojne keto poshteresi dhe kthehen pa investuare ne pronate e tire.

Anesti Dhimojani