Mbivendosja e pronave, protestë në Borsh, implikohet edhe këshilltari i Berishës
SARANDË - Pronarët e rinj dhe të vjetër janë përleshur për pronat edhe në komunën bregdetare të Borshit. Mësohet se 15 familje, pronarë toke sipas ligjit 7501 kanë kërkuar që pronarët e vjetër të heqin rrethimin e 6 ha tokë në fshatin Qazim Pali (pjesa e poshtme e Borshit). Ata kanë akuzuar këshilltarin e kryeministrit, Glori Husi, i cili me i veshur me pushtet po iu grabit tokat. Pas përleshjeve të vazhdueshme në fshat, pronarët e rinj kanë dalë dje në protestë në qendër të Borshit për të sensibilizuar organet shtetërore.
Ky është konflikti i dytë i hapur brenda pak ditësh në vend për pronat, ku sërish del në skenë Kryeministri. Në Orikum banorët që protestonin thanë se ndërtimet mbi tokën e tyre po i kryen miku u familjes Berisha, Rrahman Selmanllari. Ndërsa sot banorët e Borshit thanë se tokat e tyre po i rrëmbehen Këshilltari i Kryeministrit Glori Husi.
Përsa i përket Borshit mësojmë se janë 15 familje të fshatit 'Qazim Pali' të Komunës së Borshit që janë konfliktuar me policët e Komisariatit të Sarandës. Policia u thirr nga pronaret e rinj, pas konfliktit me pronarët e vjetër. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 6 hektarësh, të cilën pjesëtarët e këtyre familjeve pretendojnë se e kanë përfituar që në vitin 1994, në bazë të ligjit 7501.
Sipas banorëve të fshatit 'Qazim Pali' në Komunën e Borshit, një nga personat që është i implikuar në tjetërsimin e pronave të tyre është këshilltari i Kryeministrit Berisha. Glori Husin, është borshiot dhe pretendon se një pjesë e tokës në fjalë është e familjes së tij. Personat që kanë marrë tokën po tentojnë që ta rrethojnë për të ngritur aty një kompleks. Pushteti lokal dhe as ai qendror nuk kanë reaguar ende për këtë vatër të re konflikti të pronësisë në bregdet.
No comments:
Post a Comment