Monday, October 26, 2009

Une jam kunati i shokut Xhemal

DJALI I PRESIDENTIT

Ilir Yzeiri

Natyrisht është një ngjarje që ne shqiptarët nuk mund ta kuptojmë, është një shenjë që ne shqiptarët gjithashtu nuk mund ta interpretojmë, por, më në fund, është një histori që do të ishte mirë ta tregonim për të kujtuar në një çast se vendi me demokracinë ndër më të vjetrat, se vendi i përplasjeve sociale dhe i filozofisë, Franca, pra, nuk është lodhur ende nga plogështia demokratike se ka forca të reagojë, se ka një opinion që është si një mur ose si një mburojë, një opinion që di ta ruajë moralin dhe integritetin demokratik të Francës. Kështu Franca e detyroi Presidentin Sarcozy që të tërhiqej.

Çfarë ka ndodhur? Para disa javësh, media franceze u "trondit" kur mori vesh lajmin se djali i Presidentit të Francës, Jean Sarcozy do të zgjidhej shef i ndërmarrjes që drejton një nga lagjet më të pasura të Francës dhe ndoshta edhe të Europës, të lagjes "Défence", që është pjesa moderne e Parisit dhe që ka një xhiro vjetore prej 600 miliardë eurosh. Këshilltarët bashkiakë të kësaj lagjeje shpallën se do të votonin kandidaturën e djalit të Presidentit Sarcozy për të drejtuar këtë ndërmarrje në zgjedhjet e ardhshme.

Kaq u desh dhe shtypi francez, media në tërësi, opinioni deri edhe UMP-ja, partia e Presidentit, u tronditën dhe kështu, në një farë mënyre, nisi të vihej në provë demokracia franceze. Në fillim, Presidenti e mbrojti "zgjedhjen" e të birit, duke thënë se edhe ai ka të drejtë që të përfshihet në politikë e në ekonomi. Nga ana tjetër, djali i Presidentit, vetëm 23 vjeç, nuk kishte asnjë diplomë dhe një nga gazetat më të mëdha të Francës e gjeti menjëherë titullin: "Profesioni im? Djalë i Presidentit".

Zërat e vakët që e mbronin këtë vendim të djalit të Presidentit, që të zgjidhej në atë post, nisën të shuheshin dhe opinioni gjithnjë e më shumë po shprehte shijen e hidhur që po prodhonte një aferë e tillë e denjë, siç thuhej, për vende si ato që quhen Republika Bananesh. Dhe në fakt, me një gjetje të tillë, pra me nga një banane në dorë, kishin vendosur të mblidheshin me mijëra të rinj ditën që do të bëheshin zgjedhjet para këshillit bashkiak të "Defencës". Atë ditë kishin lajmëruar se do të vinin për të ndjekur procesin rreth 200 trupa televizive deri edhe nga Kina e nga Koreja e Jugut.

Franca po lëkundej dhe dinjiteti demokratik i këtij vendi po vihej në dyshim. Pikërisht në këtë çast dhe vetëm tri ditë më parë, djali i Presidentit, shkon në TF2 dhe drejtpërdrejt, para miliona teleshikuesve francezë, deklaron se heq dorë nga ai post, se e refuzon "propozimin" e këshillit bashkiak të lagjes së famshme. Kur drejtuesi i revistës televizive e pyet nëse kishte folur me të atin, pra me Presidentin e Francës për këtë vendim, ai dha këtë përgjigje: "Jo nuk kam folur me Presidentin e Republikës, por u konsultova me babain tim". Kjo përgjigje u vlerësua nga opinioni, por nuk arriti ta zbehë deformimin që pësoi figura e Presidentit të Francës me këtë rast.

Pas kësaj ngjarjeje, debatet për demokracinë u shtuan dhe profesorë e filozofë nisën të diskutojnë për format e reja dhe për veset që po shfaq demokracia edhe në vende me sisteme të konsoliduara siç është Franca. Ndërsa mua më ka mbetur në mendje një fakt. Tronditjen më të madhe Presidenti i Francës e ndjeu kur sondazhet nisën të tregojnë se partia e tij po humbiste pikë në mënyrë katastrofike dhe se një parti tjetër e djathtë, ajo që drejtohet nga vajza e Le Pen, po fitonte terren. Kështu, që të gjithë ishin në një mendje se në demokracitë parlamentare ku pushteti delegohet, opinioni publik është vendimtar dhe ai dikton në njëfarë mënyre qeverinë dhe qeverisjen. Kjo tregon se zemëreku i demokracisë funksionon.

Tani le të kthehemi te Shqipëria, vendi ynë dhe te kutitë. Pse te kutitë? Sepse aty është fshehur vullneti i opinionit publik. Por le të hapim një parantezë. Qeveria e Berishës e mbylli mandatin e saj të parë me një skandal tragjik, me shpërthimin e Gërdecit. Në atë skandal u provua me fakte të pakundërshtueshme se është përfshirë edhe djali i Kryeministrit. Mirëpo, në vend që opinioni të triumfonte, pra në vend që për këtë shkak Kryeministri ynë të kishte dhënë dorëheqjen dhe të kishte lënë drejtësinë të zbardhte të vërtetën, ai, siç e dimë të gjithë, bëri të kundërtën dhe opinioni nuk u përfill. Në zgjedhjet e 28 qershorit Berisha, duke shkelur që të gjitha rregullat e konkurrimit të ndershëm, arriti deri atje sa edhe i vodhi votat.

Në raportin e ndërkombëtarëve u deklarua se, në një të tretën e tyre, votat u numëruan keq dhe shumë keq. Në këtë rast ne duhet të bindemi të gjithë se nuk jetojmë në një vend demokratik, por në një shtet mafioz që përdor sistemin shumëpartiak për të deformuar demokracinë dhe për të ligjëruar pushtetin e korruptuar. Kjo nuk është një demokraci parlamentare ku pushteti delegohet. Në rastin e Francës, Presidenti u trondit sepse zgjedhësit e tij po i dëshmonin se nuk do t‘ia delegonin më atij pushtetin e tyre. Ndaj ai u tërhoq. Ndërsa në Shqipëri, Sali Berisha nuk do t‘ia dijë nga asnjë opinion, sepse ai nuk qeveris me anë të delegimit të pushtetit, por me anë të vjedhjes së delegimit të pushtetit. Këtë ai e realizon me anë të përdorimit të shtetit. Dhe Shqipëria nuk është një shtet demokratik, por një shtet autarkik ashtu si vendet e Afrikës apo si ish-republikat e Bashkimit Sovjetik.

Ndaj cilido sondazh i kryer te ne na nxjerr të fundit në Ballkan. Mirëpo kjo nuk përbën asnjë alarm për qeverinë e radhës, sepse populli shqiptar është mësuar që të dhunohet e të shtypet. Prova që po bën Edi Rama është një nga sfidat më të vështira që po bën një politikan. Është sfida për të shpëtuar dhe për të ringjallur delegimin e pushtetit, për t‘i dhënë forcë e kuptim opinionit publik. A do të arrijë ai ta shërojë këtë të sëmurë? Vështirë... të gjitha shenjat janë që opinioni publik shqiptar është në koma të pakthyeshme. Ndaj historia e djalit të Presidentit francez është një novelë për t‘u lexuar dhe për t‘u shijuar, ashtu si një tregim i Mopasanit apo një poezi e Bodlerit... Asgjë më shumë.

5 comments:

Anonymous said...

Mire te gjitha, po ki mut shtet e ka zene keq me Himarene. Ka di muaj qe nuk proftasim te bejme nje veprim ne administraten e Himares. Na ka ardhe Kontrolli i Larte i Shtetite dhe ka bllokuare te gjithe veprimtarine e Bashkise. More prape vazhdojne keta me Himarene xhanem??? Nje Bashki e kategorise se trite duhene dy muaj te mbaroje kontrolli i larte. Pse ore maliarda dollare qarkullon ki bashki xhanem???

Veme te marem nje leter per pronat,,,na ka ardhur KOntrolli i Shtetit na pergjigjen. Veme te te paguajme taksat,,,na ka ardhur Kontrolli qe di muaj me pare. Veme te cojme letrat per leje ndertimi apo te marem leje, na ka mare dosjet Kontrolli i Larte na pergjigjen,,,

A ka xhanem autoritet kijo Bashki apo jo???

Bollano duhet ta denoncoje kete fakte. Inspektorete e kontrollite hane dhe pine ne Himare dhe shtijne ditet duke kontrolluare cdo karte.

TURP,,,TURP...TURP...MIRE BOLLANOJA POR DULEJA PSE NUK E DENONCON NE PARLAMENTE KETE GJENDJE?????

Anonymous said...

Μια ερώτηση έχω:

Είναι αλήθεια ότι η κόρη του πρωθυπουργού Μπερίσα και ο γιος του Jamarber Maltezi οικοδομήσουμε στh Δρυμάδες, Jale και Gjipea;, me όνομα Petrit Tsartsani?

Υπάρχουν πολλές ειδήσεις που λένε ότι ο Δήμος δεν πιτρέπει άδεια κατασκευής για τους Έλληνες πολίτες και προβλέπει για τα άτομα με αλβανική υπηκοότητα?

Ποιος μπορεί να διευκρινίζει γιατί η κυβέρνηση Μπερίσα απηύθυνε για κατεδάφιση των σπιτιών Ελληνικon στην Xeimarra και oxi Αλβανon?

Ονομάζεται "εθνοκάθαρση"......

Anonymous said...

Zotnia qe permendet e ka emrin Petrit Carcani dhe jo *Tsartsani, eshte shef i zjarfikeseve ne Vlore. Ne emer te tij eshte nje godine madheshtore qe po ndertohet 50 metra larg pas viles se presidentit ne Dhermi. Pronari thuhet se ka shitur token por pas tij qendron dhenderi i Berishes. Ai gjithashtu ka te drejte te firmose per lejet e ndertimit ne Himare per masat kunder zjarrit. Besoj se informacioni eshte me se i vlefshem per blogosferen himariote.

Mihali, Gjilikates

Anonymous said...

Bollanoja gjoja flet per te drejtat e minoritetit ne himare dhe te drejten e prones me pseudo parullen keshtu shkon toka tek i zoti...??? duke i dhene leje ndertimi gjithe shqiptareve te ardhur qe nuk kane asnje lidhje fisnore,krahinore dhe gjaku ne token trishekullore te paraardheseve tane.Pra, cfare interesash mbron ky,njeri kur shet dhe vete trojet e atyre qe i quan greke te himares.por ai ska as zot as fe dhe jo me PATRIDHE OSE ATDHE.
Ky nuk i sherben atyre IDEALEVE qe predikon por lobeve te ndryshme fashisto shoviniste te shperndare si zara ne gjithe boten,per interesa te nryshme personale dhe aspak nga" dashuria per patridhen!!!!!"AI KA SHITUR SI POPULLIN E TIJ ASHTU DHE ATE GREK.I BENI NDER KUR I THONI GREKU.AI NUK KA ATDHE DHE AS PATRIDHE SE TE DYJA KETO I KA SHITUR LIRE FARE.DO ENVER HOXHEN AI
T'I NGRIHET NGA VARRI E T'JA TREGOJE MIRE FJALEN ATDHE DHE PATRIDHE SE SA TE CMUARA JANE,DHE JO PER TI PERDHUNUAR AI TRADHETAR.

Anonymous said...

Komentuesi tip korcari qe thote "Bollanoja" perben nje model te shpifesit llafazan. Bollanua ka qene eshte dhe do jete faktor i rendesishem ne mbrojtjen e prones se himarjoteve, ai as ka shitur e as nuk shet por eshte ne balle te luftes per mbrojtjen e prones se himarjoteve. Qe te jemi te drejte, e ftoj zoterine ne fjale te sjelle prova per sa thote dhe une do ti kerkoj atij falje.
Stefaneli