Monday, November 09, 2009

Minoriteti Grek ne shtypin Shqiptar- nga Th.Nika

Ndahet minoriteti, gati krijimi i OMONIA 2(Shqi8p on line)

Pas deklarimeve për shndërrim në parti politike

Përçahet OMONIA. Një pjesë e anëtarëve të kësaj organizate kërkojnë ta "pagëzojnë" atë si parti, ndërsa pjesa tjetër kërkon krijimin e një OMONIA të dytë. Ofertës për bashkim, njeriu i Bollanos, kryetar i degës Sarandë, Leonidha Papa i përgjigjet me alternativën e krijimit të një OMONIA të dytë, ndërsa Kostandina Bezhani kërkon që OMONIA ekzistuese të bëhet parti politike me bazë etnike.

Kryetari i OMONIA-s për Sarandën, Leonidha Papa, i konsideruar njeriu i Bollanos, ofertës për bashkim i është përgjigjur me alternativën e krijimit të një OMONIA të dytë. Ndërsa e vetmja femër minoritare, Kostandina Bezhani, njëherësh kryetare e Komitetit Kombëtar të Minoriteteve, ka qenë ajo që ka artikuluar idenë që OMONIA jo vetëm të mos ndahet më dysh, por duke u bërë e të gjithë minoritarëve, të shndërrohet në parti politike me bazë etnike. "Në mungesë të një partie të tillë, Ksera u detyrua të shkojë në PD, u shpreh Bezhani, dhe nëse do të krijohet ajo parti, ai do të jetë i pari që do të vijë në të", ka siguruar ajo në mungesë të ministrit Ksera. Ndërsa pararendësi i tij, Kosta Barka, diskutimit për reformimin e OMONIA-s i ka shtuar edhe momentin e zgjedhjeve lokale, që janë duke u përgatitur, të cilat ai i ka barazuar me një test të standardeve të OMONIA-s.

Aktivi i Sarandës u mbyll me votimin e një peticioni që i ka kërkuar Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s të përshpejtojë procedurat e reformimit të saj në një forum të të gjithë grekëve të Shqipërisë, duke krijuar një komision statutor me bazë gjithëpërfshirëse dhe për të mbajtur një konferencë statutore, ku të përfaqësohen të gjitha palët. Nga aktivi iu bë thirrje kryesisë së OMONIA-s të pranojë dialogun dhe të ulet në tavolinë për zgjidhjen e problemeve madhore. Grupi nismëtar, në bërthamë të të cilit qëndrojnë pedagogu Roland Vasili, inxhinieri Kristaq Kiço dhe ish-deputeti Ziso Lluci e të tjerë, kanë treguar edhe një herë këmbënguljen e tyre për të arritur në vizionin që organizata politike OMONIA, me një jetë dhe eksperiencë gati 20-vjeçare, t‘u përkasë të gjithë minoritarëve me përkatësi greke në Shqipëri dhe të funksionojë siç e kërkojnë interesat e tyre dhe jo të një grushti njerëzish që u tha se kanë abuzuar e abuzojnë në emër të tyre.

Edhe pse ideja e gjithëpërfshirjes është parë të përplaset prej muajsh me mentalitetin e monopolit në drejtimin e OMONIA-s, iniciuesit e bashkimit dhe të ristrukturimit të OMONIA-s kanë shtrirë dorën e paqes dhe afrimit. Ata thonë se u shënua një pjesëmarrje më e gjerë se çdo herë tjetër në aktiv dhe se është marrë si shenjë mirëkuptimi dhe afrimi fakti që të pranishëm në aktiv kanë qenë edhe kryetari i degës së OMONIA-s në Sarandë, Leonidha Papa, i emëruar së fundi nga Bollano në vend të të shkarkuarit Kristaq Kali, si edhe kryetari i Komunës së Mesopotamit, Themistokli Kaishi. Organizatorët thanë se nuk kanë harruar të ftojnë edhe Bollanon në aktiv, por edhe prania e mbështetësve të tij dhe e shumicës së këshillit të përgjithshëm, ka qenë sinjal i mjaftueshëm për mundësinë e afrimit. Ish-deputeti i OMONIA-s në Parlamentin e vitit 1991, Andrea Zarballa, që ka folur ndër të parët, i ka mëshuar faktorit kulturor në forcimin e identitetit të minoritarëve. Pandeli Kurameno nga Bularati ka mbështetur propozimin e votimit nga populli të drejtuesve të OMONIA-s.

Nga ana e tij, Ziso Lluci, ish-deputet dhe aktualisht kryetar i Komunës së Finiqit, ka nënvizuar se OMONIA është ide dhe organizim. Ai ka bërë propozime konkrete për të ndryshuar strukturat dhe funksionimin e OMONIA-s, ndërkohë që ka theksuar nevojën e dialogut dhe të bashkimit, si mesazhe që kanë ardhur edhe nga njerëzit e thjeshtë, që përbëjnë themelin e organizatës së minoritetit etnik grek në Shqipëri. "E ardhmja e OMONIA-s është për çdo grek të Shqipërisë", tha Lluci. Ai ka nënvizuar nevojën e zgjedhjeve të fshehta e të gjera, nga ku të dalin ata që do ta drejtojnë OMONIA-n këtej e tutje.

2 comments:

Anonymous said...

XEIMARRA, SIMERA EIRTHANAE MELOS TYS "POLICIA NDERTIMORE" APO TIRANA, KITAKSAN KANAN FOTOGRAFIES KAI META EFIGANE. FIGONDAS OMADES NEARY APO XEIMARRA TOUS PIRANE ME PETRES. META ENA TILEFONO POY EKANANE KATALAVENAME OTY AFTY EISANAE OMADA KLEFTUS APELUSAN GIA XRIMATA NA MI GREMIZANE TA SPYTIA.

Anonymous said...

Paradokse pa fund ne alvani....
u shkulen nga rrenjet nga gazeta e Cipes (Gazeta Shqip) dhe deri tek Berisha, Ksera dhe te tjere per te hequr dhe futur ne burg Bollanon, ndersa nga krahu tjater Bollano pritet ne Shtepine e Bardhe sie perfaqesues i Himares dhe minoritetit nga zv. presidenti Biden......