Monday, December 14, 2009

Riperseritje e nje lojë keqdashëse te medias dhe prokurorise ndaj minoritetit grek

  • Bollano: Lojë keqdashëse mbi mua

    11 December 2009 (LIBERTAS)

    Intervistë me kryetarin e Bashkisë së Himarës, njëkohësisht kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano. “Procesi ndaj meje i paqenë. Në takimin me Biden diskutuam rreth situatës në vend”.

  • Së fundmi, ndaj jush është hapur një proces i ri. Cili është komenti juaj rreth këtij zhvillimi dhe akuzave të ngritura?
    Patjetër që akuzat e fundit janë akuzat e radhës të Prokurorisë së Vlorës kundër kreut të Bashkisë së Himarës dhe kreut të OMONIA-s, Vasil Bollano. Ajo që shoh si problematike është më tepër çështja e zbatimit të legjislacionit në fuqi. Për sa i përket akuzës, patjetër që ajo do të jetë objekt i drejtësisë dhe jam i bindur se do të vërtetohet se nuk ka asgjë të saktë. Nuk është ai realiteti që përcillet, pra se tjetërsohen pronat apo se jepen leje në vende që nuk lejohet të miratohen. Janë dhënë leje për rikonstruksionin e disa shtëpive të vjetra në Jalë të Himarës. Në këtë kuadër, disa probleme familjare Prokuroria e Vlorës i ka parë të arsyeshme që t’i përdorë si lëndë për proceset që ajo nis e rinis. Të gjitha rastet e përmendura janë të shoqëruara nga kontradikta familjare, dhe jo me probleme që flasin për moszbatim të ligjshmërisë. Por, me sa duket, organi i akuzës së Vlorës e ka marrë me akord vijimin e procedurave ligjore në këtë drejtim

  • A ka ndikime politike, sipas mendimit tuaj, në inicimin e çështje,s dhe a mund të identifikoni aktorë kryesorë që mund të kenë dorë?
    Nuk e di, por ajo që mund të them me siguri është se organi i akuzës së Vlorës është i politizuar në qëndrimet e veta ndaj Bashkisë së Himarës dhe kryetarit të saj. Këtë çështje, në të vërtetë e kanë trajtuar edhe prokurorë të tjerë, për ta çuar para drejtësisë. Fatmirësisht, për mua dhe, fatkeqësisht për ata persona që e kanë trajtuar më parë, kanë arritur në konkluzionin se kjo çështje nuk klasifikohet si vepër apo shkelje. Por zelli i tepërt i z. Malaj e detyron që të marrë vendime arbitrare, në mënyrë që të formalizohet një proces gjyqësor. Megjithatë, në çdo rrethanë unë deklaroj se kam besim të plotë të Drejtësia.

  • Sot është Dita Ndërkombëtare për Të drejtat e Njeriut dhe minoritetet, dhe ju me këtë rast keni pasur një takim me diplomatë të huaj, si përfaqësues i OMONIA-s. Çfarë është diskutuar?
    Sot, sikurse dihet, është Dita Ndërkombëtare e Minoriteteve. Takim në fjalë u organizua nga PBDNJ dhe ishin të ftuar edhe anëtarë të komuniteteve të tjera dhe diplomatë të vendeve të BE-së. Atje u paraqitën rezultatet, problematikat që shqetësojnë minoritetet dhe procedurat që duhen ndjekur për përmirësimin e situatës. Ndërkohë, njoftohem nga dashamirës dhe njerëz, që irritohen nga informacionet e rreme në media, se pikërisht informacione të tilla ishin përcjellë edhe lidhur me ato çfarë u thanë në këtë takim. Unë deklaroj këtu se ne u jemi referuar statistikave të vitit 1913 dhe media keqdashëse vijon me lajthitje, duke krijuar alibi dhe duke kërkuar të ndikojë negativisht në situatën pozitive në vend, sidomos pas anëtarësimit në NATO. Nga ana jonë, ne do të punojmë në mënyrë konstruktive, por as do të heshtim, kur vjen puna për problemet që has minoriteti grek në Shqipëri.

  • Së fundmi, ju jeni kthyer nga SHBA-ja, ku keni zhvilluar takime edhe me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë, Biden. Mund të na thoni diçka rreth takimit, dhe a u trajtuan problemet që ju shpesh ngrini në politikën shqiptare?

    Në datën 29 kemi udhëtuar drejt SHBA-së, për disa takime me komunitetin grek të SHBA-së. Në këtë kuadër, jemi takuar edhe me z. Biden, zv.president i SHBA-së. Në takimin me të u diskutuan problemet që na shqetësojnë, por dhe arritjet e bëra në vendin tonë. Ne si përfaqësues u shprehëm se ka vend për përmirësime dhe për gjetjen e gjuhës së duhur, që minoriteti grek të gëzojë të gjitha të drejtat, qoftë sipas kartave ndërkombëtare ku aderon vendi, qoftë edhe sipas Kushtetutës në fuqi. Se çfarë komentohet kjo, i takon një pjese të medies. Është pikërisht kjo që kërkon të luajë një rol diskriminues ndaj minoritetit grek. Duan të krijojnë edhe situata jo të këndshme për minoritetin. Por filozofia që na udhëheq ne nuk do t’u japë kënaqësinë këtyre medieve apo segmenteve, apo edhe individëve që kërkojnë të destabilizojnë situatën në vend.

1 comment:

Anonymous said...

Pergezime gazetes Libertas. Por duke lexuar ate on-line vihet re se ka hapur nje poll ku pyeten lexuesit se a duhet te shkarkohet Bollanua apo jo. Duke mos qene dakord me kete stil, i dergova libertas kete koment i cili eshte ne pritje nga moderatori per tu aprovuar.


14 December 2009 në 12:09 | #1
Përgjigju | Kuoto

Komenti juaj është në pritje të autorizimit.

E dashur liberta, eshte jashte kopetences se lexuesve mbareshqiptare pushimi apo jo i kryetarit te bashkise se Himares. Meqe gazeta juaj eshte jo lokale (pra jo e zones se Himares), kjo pyetje eshte absurde nga ana juaj. Eshte pozitive se jeni e vetemja gazete qe publikoni nje interviste te Bollanos, ne dallim nga te tjerat qe komentojne pafund por pa ju referuar asnjehere atyre qe thote vete Bollano, por ska asnje dyshim qe te hapesh nje poll per Bollanon ne nje gazete qe lexohet ne Shqiperi, sigurisht eshte nje goditje e kamufluar kunder tij dhe himarjoteve qe e kane votuar ate.

Stefanos