Tuesday, December 29, 2009

What's up: Korrupsioni në Jal nuk mbaron me prishjen e shtëpive

Tema on line (rubrika e denoncimeve te grabitjeve ne Himare)

"Tema" on line
Nga ihatzani@gmail.com

Korrupsioni në fshatin Vuno dhe Jalë nuk mbaron vetëm me prishjet e bëra në 2007, por vazhdon dhe me gjoja projekte të tjera si “Projekti i përmirësimit të furnizimit me ujë”, ku abuzimi i projektuesve dhe zbatuesve, si dhe koordinatorëve të BB në Vlorë, është në nivele maksimale. Korrupsioni i përmendur në artikujt tuaj vazhdimin e ka në përpjekjet për të përvetësuar (vjedhur), sipërfaqe me hektarë dhe jo pak, nëpërmjet ish-kryeplakut Leonard Bala, në bashkëpunim me persona që përmenden në artikujt tuaj, si dhe nga sekserë, njohës të zonës, të cilët qëndrojnë në hije. Këta hektarë janë pikërisht në zonën ku ju përmendni në artikujt tuaj për ndërtimet e fshatit turistik. Kjo tentativë e vjedhjeve së këtyre hektarëve u zbulua dhe u denoncua nga banorët dhe nga pjesëtarë të kryesisë, të cilët bënë kallëzimin penal në prokurori, si dhe njoftim të të gjitha instancave shtetërore si presidentit Topi, kryeministrit Berisha, Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, si dhe kryetarit të Gjykatës së Vlorës dhe Kryeprokurorit të Vlorës. Kundrejt ish-kryeplakut Bala, ndonëse me shumë vonesë nga dita e kallëzimit penal, u hap nga Prokuroria e Vlorës hetimi i tij.

Më 28 gusht 2009, në inaugurimin që kryeministri Berisha bëri për rrugën Vuno-Jalë, shiritin e këtij inaugurimi e preu vetë kryeministri Berisha, bashkë me ish-kryeplakun Bala, në prezencë të këshilltarëve të tij dhe personave të tjerë zyrtarë, që ishin në dijeni të plotë të hetimit që bëhej ndaj këtij personi nga Prokuroria e Vlorës, me akuzën e tentativës së përvetësimit të trojeve, në bazë të dokumenteve plotësisht të falsifikuara, gjë që u vërtetua me arrestimin e ish-kryeplakut Bala më 2 tetor të 2009. Këto dhe shumë ndodhi të tjera për fshatin Vuno, që janë ose jo të denoncuara, janë pjesë e programit të këtyre klaneve për ndërtimet e këtyre fshatrave turistikë.

E vetmja gjë që eliminon korrupsionin e grabitjes së tokave është kthimi i tokës tek i zoti, se të parët e tyre e kanë vënë me gjak emigracioni dhe ta dinë qeveritë shqiptare që, nipërit e mbesat e tyre do ta mbrojnë me gjak, prandaj nëpërmjet jush i bëjmë thirrje gjithë politikës shqiptare, të majtë e të djathtë, të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht që toka duhet të shkojë tek i zoti dhe pastaj të kontaktojnë dhe studiojnë mundësitë e ndërtimit të fshatrave turistikë.

Reformën agrare e kanë bërë dikur sistemet diktatoriale, të cilat tashmë i kemi lënë mbrapa këtu e 20 vjet. Nuk ka reformë agrare në demokraci. Politikat e ndjekura deri më sot të qeverive shqiptare janë zbatim i plotë dhe i përpiktë i mësimeve dhe detyrave që la Byroja Politike e PPSH në tetor të vitit 1989.

No comments: