(ZP on line)
Kuvendi i Shqiperise me 23 Dhjetor 2009, me papërgjegjshmëri të plotë me misionin dhe detyrën për zbatimin e Kushtetutës, miratoi Ligjin Nr.10208 ”Per disa shtesa ne ligjin 8053 “date 21.12.1995, per “kalimin ne pronesi të tokes bujqesore”
Letër e pronarëve të tokave në bregdet
Kuvendi i Shqiperise me 23 Dhjetor 2009, me papërgjegjshmëri të plotë me misionin dhe detyrën për zbatimin e Kushtetutës, miratoi Ligjin Nr.10208 ”Per disa shtesa ne ligjin 8053 “date 21.12.1995, per “kalimin ne pronesi të tokes bujqesore”
Shoqata “BREGDETI”, e shqetesuar nga ky ligj, që grabit pronat tona, me daten 6 Janar 2010, ne nje konference shtypi , shprehu revolten e saj ndaj papërgjegjshmërisë së politikanëve shqiptarë dhe indiferencës relative të institucioneve ndërkombëtare. Shteti Shqiptar edhe pse është antar i NATOs dhe kërkon të antarësohet në BE, përsëri bën ligje që nuk respektojnë të drejtën tonë për pronën e trashëguar, ligje që shkelin Kushtetutën që shkelin Konventën Europiane dhe kërkesat e përsëritura të Këshillit të Europës dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit .
Pas vitit 1991, Shteti nuk ka asnje të drejtë ligjore të disponojë pronat tona. Nëse keto prona Shteti i kerkon per nevoja publike, ne cdo rast eshte i mireseardhur, por kurdohere kundrejt pageses paraprake dhe me çmimin e tregut, se vetem atehere ai behet pronari i tokës.
Në keto kushte kur Shteti drejtohet nga njerëz të babëzitur për të hedhur ne dore token tone private, me ligje, qe vetem ligje nuk mund të quhen, Shoqata “BREGDETI”, ”BORSHI”, ”DUKATI”, e të tjera të zones, me të gjithe strukturat e tyre, shpallin kete THIRRJE, pasi të poshteruar dhe me token e grabitur, ne populli autokton bëhemi sikur të ishim emigrantë në vendin tonë dhe jetojmë mes konfliktesh me njeri tjetrin. Këtë politikë shkatërimtare ndaj popullatës autoktone që po ndiqet me konseguencë në këto 20 vjet, nuk e ka zhvilluar asnjë pushtues që nga koha e konsullit Romak Paul Emil.
Komuniteti yne me mbi 60.000 banore, nje komunitet me histori dhe qytetari të larte, kerkon pronat e tij të trasheguara brez pas brezi, të cilat duhet ti kishim marre ne dorezim nga Qeveria demokratike që në vitin 1991, menjehere pas vendosjes së shtetit demokratik.
Shoqata për kthimit të prones tek të zotet synon:
-Ngritjen ne çdo fshat të Komisionit të kthimit të pronave bazuar në kadastren e para çlirimit dhe dokumeta që përputhen ne nenin 41 të Kushtetutës.
-Plotesimin e formularit ne cdo fshat me emrat e pronareve qe jane dakort të kthehet toka të të zotet dhe ata qe jane kunder.
-Komisioni, për cdo trung familjar të vitit 1945, ploteson në tri kopje formularin e pronës pavarësisht nga zëri kadastral apo lloji i pronës si tokë bujqesore, kullote dhe trojet. Në bazë të legjislacionit në fuqi, Formularet firmosen nga kryetari i komisionit dhe firmoset e vuloset edhe nga kryeplaku i fshatit.
-Te tri kopjet e formularit të pronesise paraqiten ne Bashkin e Himares (per Bregdetin e Siperm) dhe ne Komunen e Lukoves (per Bregdetin e Poshtem) ku firmosen e vulosen nga titullaret, pastaj : -nje kopje i jepet pronarit, nje kopje e mban Bashkia ose Komuna dhe të treten e mban kryeplaku i fshatit. Pronari paraqitet ne ZRPP per regjistrim dhe marrjen e certificates se pronesise. Në rast mosmarveshje për kufijtë problemi zgjidhet me rrugë gjyqësore.
Me kete skeme të thjeshte zgjidhen njeheresh të gjitha transfrimet e paligjëshme dhe ngërçet burokratike torturuese 20 vjeçare:
-del jashte loje mafia e tokave, nderpriten konfliktet 20 vjecare dhe anarkia.
- mbyllet burimi kryesor i korrupsionit për pushtetarët dhe politikanët.
-familjet e reja qe jane krijuar nga trungjet familjare e pjestojnë pasurinë e trasheguar ne mirekuptim ose sipas dispozitave të kodit civil.
-hapen horizonte per investitoret ne zhvillim të turizmit dhe ekonomise ne teresi.
-shteti clirohet nga telashet e shumta qe i ka ngarkuar vetes duke menjanuar shpenzimet e shumta për të ashtuquajturin kompensim
-tokat tona turistike hyjne efektivisht ne tregun e lire të kerkeses e ofertes dhe jo ne tregun e zi të mafies.
Per sa siper kerkojme qe Qeveria të beje transparence, duke i botuar kushtet qe ka BE ne pyetesorin per pronat dhe per pergjigjet qe i jane dhene.
PERSE E BEJME KETE THIRRJE ?
Synimi eshte dhenia fund anarkise, pasigurise, frenimit të zhvillimit të zones si dhe eliminimit e parandalimit të konflikteve per pronen qe po nxitet dhe nga ligjet e mbrapshte dhe nga interesat e mafies se tokave. Shoqatat tona, ne unitet të plote me shumicen e pronareve dhe me pushtetin vendor, se shpejti do të organizojme Kuvendin e IX Mbarebregdetar Permbylles, per ti dhene fund kthimit të prones tek të zotet e ligjshem dhe zhvillimin e krahines.
Duke u kerkuar edhe nje here mbeshtetjen qe meritojme të gjitha Institucioneve të larta të Shtetit: Presidentit të Republikes zotit Bamir Topi-si garant i Kushtetutes;-Kuvendit të Shqiperise;-Qeverise;- Gjykates Kushtetuese; -Opozites e cila për këto ligje hajdutësh eshte ne unison me qeverine:
U bejme thirrje per të na mbeshtetur per kthimin e prones private: Trupit Diplomatik dhe Organizmave Nderkombetare të akredituara ne Shqiperi,te :-SHBA, BE, OSBE, Gjermanise, Frances, Britanise se Madhe, Spanjes….
Me logon “O sot o kurre” u bejme thirrje djemve e vajzave tona ne emigracion, kudo ku jane, t i perkushtohen së bashku me ne, këtij problemi jetik, kthimit të prones të zotit të ligjshem, per ta gëzuar pasurine tone super të cmuar. Ju mund të organizoni protesta masive para ambasadave tona e atyre të BE e SHBA, mund tu dergoni peticione institucioneve të larta të shtetit, ne emer të shoqatave dhe sa me shume individuale; si dhe të kerkoni mbeshtetje tek administrata e Presidentit Obama, apo nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Europës si dhe të tregoni gadishmeri per të bashkepunuar ne inisiativen tone.
U bejme thirrje bashkefshatareve tane me pak toke të trasheguar, qe per hir të interesit tone madhor, të shpetimit të pronave tona të trasheguara brez pas brezi, prej rrezikut të Mafies ne shtet, të bashkoheni me shumicen per kthimin e pronave tek trashegimtaret. Nderkohe ne cdo fshat të Bregdetit ka rezerva per kompensimin tuaj. Kjo ceshtje do të diskutohet ne Kuvendin Permbyllës të Bregdetit dhe do të zgjidhet në bazë fshati.
U bejme thirrje deputeteve të Qarkut të Vlores, të shprehen hapur ne mbrojtje të te drejtes tone të prones e cila eshte universale, prandaj mbrojtja e saj eshte ne nderin e tyre. Në të kundërt ne do të iniciojme mbledhjen e firmave per tu revokuar mandatin e deputetit mbasi këta individë nuk e meritojnë voten tone, pasi na kanë tradhetuar e lene pa toke, pa atdhe.
Mendojme se kjo thirrje do të ndihmoje ne rritjen e pergjegjesise tek cdo bregdetas qe të marre pjese ne menyre aktive ne Kuvendin e IX të pronesise se tokes, qe do të zhvillojme se shpejti. Ne guxojmë të mbrojmë të drejtat tona, lirinë pronën dhe atdheun tonë dhe të bashkuar,betejen do ta fitojme,sepse bota demokratike dhe e drejta është me ne.
KRYESIA E SHOQATES BREGDETI
KRYESIA E SHOQATES BORSHI
KRYESIA E SHOQATES DUKATI
No comments:
Post a Comment